Kush po e pengon heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë?

11 Nëntor 2019, 10:30Rajoni TEMA

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e hershme. Diskutimet e para mes dy qeverive kanë filluar që kur Hashim Thaçi ishte kryeministër e më pas kanë vijuar me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinaj.

Edhe pse autoritetet shqiptare në të dy anët e kufirit shprehnin dakordësinë maksimale për këtë nisëm, ajo nuk u materializua kurrë. Arsyeja ishte e thjeshtë: Serbia pretendonte se heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte ‘de facto’ krijimi i Shqipërisë se Madhe. Dhe sigurisht, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Europian nuk mund të lejonte një lëvizje si kjo, çka rrezikonte ta kthente Ballkanin vite pas në kohën e konfliktit të vazhdueshëm.

Por, pavarësisht se vitet kaluan, qeveria shqiptare nuk e harroi planin për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tre muaj më parë, kur Presidenti serb Vuçiç propozoi një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes gjashtë vendeve të Ballkanit, ku iniciatore do të ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Edi Rama këmbënguli për të rikthyer në tryezën e bisedimeve çështjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu sigurisht edhe Kosovën.

Rama, Vuçiç dhe Zaev ranë dakord, mes të tjerash, për heqjen e kufijve mes vendeve të tyre, çka do të mundësojë që shqiptarët, maqedonasit dhe serbët të lëvizin lirisht, vetëm me një kartë identiteti nga njeri vend në tjetrin, ndërkohë që nuk do të ketë kontrolle dhe as ndalesa në pikat kufitare mes këtyre vendeve. E njëjta gjë vlen edhe për mallrat.

Gjithashtu, u ra dakord të ftohet edhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj nisme, sigurisht pa iu imponuar askujt dhe duke respektuar vullnetin e çdo vendi për të patur marrëdhënie të tilla dypalëshe me cilindo prej vendeve të tjera.

Deri tani është e paqartë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë së re të Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit. Por duke patur parasysh qëllimin e shprehur të Vetëvendosjes për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën, duket e vështirë që drejtuesit e ri në Prishtinë të jenë kundër nismës më të fundit, të pagëzuar si Shengeni Ballkanik.

Ndoshta Kosova nuk do të pranojë të ketë marrëveshje bilaterale për lëvizje të lirë me Serbinë, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Por kjo nuk e pengon aspak Tiranën dhe Prishtinën të nënshkruajnë mes tyre marrëveshjen historike për të zhdukur kufijtë mes shqiptarëve.

Një mision ky, që për vite me radhë u mbajt e bllokuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tani, nën ombrellën e bashkëpunimit më të gjerë rajonal, gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve.

13 komente në “Kush po e pengon heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë?”

  1. Kazani says:

    Gazeta thjesht po rren. As BE as USA nuk e Kane ndaluar heqjen e kufirit me Kosove.

  2. Kuq e zi says:

    Shba be nuk lejonin nje levizje si kjo?
    Penguesi i pare eshte ai qe ka nxjerre kete lajm qe nuk duan shba
    Problemi jane monopolistet qe fusin mallin ne shqiperi e kosove me heqjen e doganave do demtohej monopoli i tyre dhe si rrjedhoje i politikes qe ushqehet prej tyre
    Pra be e shba thone qe ju bashkohuni me serbine qe te hapeni me kosoven kjo eshte analiza juaj,a nuk eshte e njejta ide qe i tha tito enverit ju jap kosoven behuni rep. E 8?
    Ja pra kush nuk don hapje me kosoven jane ata qe shesin si amerikane keto ide

  3. Raif Fetiu says:

    Heqjen e kufirit Kosove-Shqiperi po e pengon kjo e fundit sepse do te i idhnohet Serbia te cilen nuk e tradhton kurresesi meqense ia ka dhene besen.Serbia ne vazhdimsi Shqiperine bile edhe ne tubime regjionale e quan shtet fqinje dhe horrat shqiptar nuk reagojne kurr sepse Kosoven e llogarisin si pjese te Serbise.Ne Shqiper si duket po ringjallet koha kur Milladini e bente politiken ne Shqiperi e tani po e bene presidenti i Serbise.Une i kam pikpamjet e mija pse ne Shqiperi ka aq shume agjente e perkrahes te Serbise e serbizmit dhe anti kosovare por do doja mendime nga intelektual te Shqiperise.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘Raif’ ke shumë të drejtë për sa shkruan..Shqipëria është peng e agjenturave serbogreke..Shqipëria po nuk u çlirua prej këtyre agjenturave nuk bën dot përpara por me këta politikanë që kemi ne nuk kemi asnjë shans për të bërë një shtet tonin të pavarur, politikanët tanë kanë hëngur nga ‘çorba e prishur ‘ dhe janë pengje. .ish ministri i jashtëm grek Koxhias e tha shumë pastër dhe hapur :japim shuma të mëdha parash në Shqipëri, pra kanë në dorë politikën e Tiranës median dhe kishën. .më habit fakti që askush në Shqipëri nuk e diskutoi këtë lajm që erdhi nga greqia. .kjo ishte një deklaratë e fuqishme e numrit 1 të diplomacisë greke. .shqiptarët duhet të kthjellohen dhe të zgjohen. .nuk kanë se çpresin duhet të kapin armët dhe të shporrin këtë kastë politikanësh ndryshe do vazhdojmë në mëshirën e gjotonëve tanë serbogreke. .

  4. hasani says:

    Kosova, sic thote disa politikane te saj, synon njohjen e saj si shtet nga serbia, po nuk e kuptoj si e kerkon kete ne kohen kur mohon cdo bashkepunim me te. Nuk pranon as synimet e usa dhe be, perfshire shqiperine per krijmin e tregut te ballkanit perendimore, ne kohen kur serbia e pronon kosoven me te drejta te plota (si shtet i pavarur). Mendoj se vetem nepermjet bashkepunimit dhe njohjeve reciproke do te behet e mundur njohja e kosves si shtet i pavaruar, ndersa cdo vecim i saj eshte ne kundershtim me synimin e saj. Po keshtu veprimet e fundit duke kundershtuar shqiperine nuk i sherbejne ne radhe te pare kosove dhe gjithe kombit shqiptar. Kosova eshte e detyruar te bashkepunoje me vendin ame. Kjo eshte nje domosdoshmeri qe ky komb te eci perpara.

    1. Tetovari says:

      Ësht e vërtet se deri kur, poashtu edhe greku akoma nuk e tërheq ligjin icili thot greqia ësht në gjendje lufte me Shqipërin. Shpresoj që në një tëardhme të afërt të ndodh bashkimi Shqiptar, ka edhe shqiptar që nuk duan, por jan pakic, rroft Shqiptaria.

  5. nik says:

    Gazeta TEMA e financuar prej janulles,boton vetem shkrimet e janulisteve…tjerat i hedh ne kosh ose i boton pak para se te mbyll..

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Mos u mërzit nik se nuk na e mbyllin dot gojën, thjesht po bëjnë përpjekjet e fundit të dështuara. Shqiptarët u zgjuan. Është çështje kohe ,Mero me shokë do marin atë që u takon

  6. Timi says:

    Pengues janë oligarket e dy vendeve tona se një treg i lirë sjell ulje të çmimeve gjë që nuk e duan. Do humbin milionë euro. Populli përfiton por ata nuk e kanë hallin e popullit. Kjo është absurde.

  7. Arjan says:

    Penguesit dihet jane klanet mafioze te te dy vendeve shqiperi-kosove qe Nuk kane te ngopur me pasuri dhe vjedhje duke u bere milionere brenda nates.Ata duan Te mbreterojne me cdo cmim per ta atdheu Nuk Ka sens.

  8. rexha 10 says:

    QYTETARET LEVIZIN LIRSHEM ,SA PER MALLRAT PARATE SHKOJNE NE XHEPAT E QEVERITAREVE NGA TE DYJA ANET.
    OSE PAGUHET KESHE NE DORE ,OSE NJE FATURE STIMULUSE,KJO PER TE LENE DOREN E LIRE MONOPOLIT QEVERI.NE KOSOVE PO KALOJNE EDHE MAUNET E NGARKUAR ME NJERZE PER NE ANGLI ,DHE FATURA I BEHET SI THASE MILLI.

  9. Tetovari says:

    Ësht e vërtet se deri kur, poashtu edhe greku akoma nuk e tërheq ligjin icili thot greqia ësht në gjendje lufte me Shqipërin. Shpresoj që në një tëardhme të afërt të ndodh bashkimi Shqiptar, ka edhe shqiptar që nuk duan, por jan pakic, rroft Shqiptaria.

  10. zhaku i pamposhtur says:

    Ja çensurove replikat e mia.. ça fitove?nuk është një sekret që e di vetëm unë..
    Shqiptarët u zgjuan dhe e dinë shum mirë kush është e keqja e këtij vendi dhe kur të vij ora të gjithë do japin llogari për ato që bëjnë. .mua nuk ma mbyllni dot gojën ju filogrekët e temës ,thjesht dita ditës zbuloni fytyrën tuaj antishqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje