Rudina Xhunga: Të gjithë njerëzit duan Unazën. Policia po bën punën e saj me gaz jo me plumba, po provohet shteti ligjor

12 Nëntor 2019, 17:45Sociale TEMA

“Të gjithë njerëzit duan Unazën”. Kështu deklaroi në rubrikën “Opinion” në News24 gazetarja Rudina Xhunga teksa komentoi situatën e krijuar tek Unaza e Re, tha se pavarësisht gjendjes emocionale, njerëzit janë dakord në një pikë që unaza duhet bërë. Ajo tha se politika nuk duhet të vihet përballë policisë dhe se Unaza e Re është një vend ku po provohet shteti ligjor.

“Të gjithë njerëzit duan Unazën. Unë u vonova për një tjetër rrugë si e Unazës. Unë erdha me një taksi, taksisti më sqaroi që është demokrat dhe më tha që mua më mban rroga ime tek privati, nuk i kam marrë tokën askujt.

Përtej njerëzores, njerëzit janë dakord në një pikë që unaza duhet bërë. Është gjendje emocionale por atje do të vazhdojë puna. Nuk mendoj se politika do të vihet përballë policisë.

Policia po bën punën e tyre. E tillë është situata. Për mbi situatën, përmbi faktin që ne pas disa ditësh do kalojmë në një tjetër përplasje, deri atëherë të themi që ajo Unazë do bëhet. Për mua është një vend ku po provohet shteti ligjor. Skandali nuk po vazhdon por po vazhdon pengesa për të prishur ato shtëpi”, tha Xhunga.

Ajo i doli në mbrojtje policisë dhe tha se policia po e bën punën me gaz e jo me plumba.

“Nuk po e lëshojnë gaz lotsjellës sepse janë të varfër apo se janë në qiell të hapur. Policia po bën punën, po e bën me gaz jo me plumba. Iu është bërë thirrje që të largohen. Unë nuk përfaqësoj policinë. Unë e dua atë unazë. Përtej politikës më duhet unazës dhe përtej politizimit që po i bëhet situatës.

Se këtë kanë hall njerëzit se kush do bëjë kullë jo se po ngelen në qiell të hapur. I gjithë brezi i dytë pothuajse është larguar, është vetëm brezi i parë. Kanë uzurpuar një tokë, nuk janë në tokën e tyre. Është një moment që duhet dalë pak më tej.

Në Astir hyn dhe kjo pjesa që ka njerëz që kanë probleme. Unë jam kundër faktit që shteti është arrogant me të dobëtin dhe me të pasurin nuk mundet. Nuk jam për pyetjen i dobëti dhe i forti, por a jemi për shtet ligjor apo për shtet të fortë?

Ata kanë zaptuar tokë. Koston po e paguan PS por të mirat do i marrë dhe PD, se nuk do jetë PS gjithmonë, do vijë PD, do vijë LSI. Pas rrëzimit të Astirit do ketë pika të tjera”, tha Xhunga.

Ajo deklaroi më tej se çështja e pronës në Shqipëri është problematike dhe se pas tyre fshihen krimet.

“Në Shqipëri është ndiq pronën të gjesh krimin. Ndiq pronën të gjesh kush e vrau Prokurorin Konomi në Vlorë. Ndiq pronën të kuptosh qindra dhe mijëra vrasje. Në këtë vend po nuk u zgjidh problemi i pronës unë e ti do flasim gjithmonë për një Astir të ri”, tha Xhunga.

25 komente në “Rudina Xhunga: Të gjithë njerëzit duan Unazën. Policia po bën punën e saj me gaz jo me plumba, po provohet shteti ligjor”

  1. Beni USA says:

    Mire e ke ti Rudina, por deri tani kishim dy, krricin e Fariut dhe ate Brumllarin e Leshlise, kursr tani na u shtua dhe krrici i Saliut Albini.

    1. Isuf kapertoni says:

      Ti rudina kaq di dhe kaq thua. Ne nuk duam shtet ligjor e te forte por duam shtet te se drejtes. Shtet ligjor dhe te forte kishte dhe enveri, ka dhe kim jongu etj etj. Shko lexo diferencen midis shteti ligjor dhe shtetit te se drejtes dhe do ndryshosh mendim

  2. Qelbesira nga Vicidoli says:

    Bravo ????????????

  3. Kundragazi says:

    Shume mire e ka Rudina e cila se fundmi po flet tamam! Ajo ka arsye sepse gojet e liga tjone se ka marr nje shuk shume tr madh nga shtatlartesia e tij mediableres! Dhe ndaj kane hap tv bashke me burrin qe shante rilindjen kur e hoqi nga zvmibister dhe tani qe ka zene gojen me shukun e parave flet si me kundragaz! A mortja ketyre plerave qe duhen vetuar te paret!

  4. Pauza says:

    Rudina si shume perçart e ke shkruar. Ta kishe situr njeçike. Je nga te paktat qe perdor trurin kur shkruan; tani sikur ke perdorur vetem mushkerite dhe fytin.
    Me befasoi ky nivel kaq i ulet sot. Nuk e prisja prej teje. Nuk merret vesh lidhja logjike mes letyre paragrafeve. Sikur te ka kronometruar dikush e do thyeje rekordin kush thote me shume e me shpejt per Unazen

    1. Atdhetar says:

      Le koqen e namit, lexoje qe ne fillim. Nuk e ka shkruar Rudina por jane te thenat e saj ne Opinion. Shkrimi eshte i Temes.

  5. Drini says:

    Bravo, që thua të vërtetën .

  6. Ethemi says:

    JEMI PËR SHTET LIGJOR.
    THYERSIT E LIGJIT, TË PAKTËN MOS I SHPËRBLENI .

  7. fteri says:

    Bravo Rudina !
    Shqiptarët duan shtet ligjor .jo rrumpall Salinjane ,Luli apo mercenar tip Balliu,apo DEPUTETE kobëndjellse Pampurri që lajmëron vdekjen e protestuesit pa i luajtur çerapiku kur gënjen. Në -PD- të gjithë jan gënjeshtar ,mashtrues ,hajdut ,vrasës ,futja e hundëve në protest të astirit ka politizar situatën,të quhet politike , pavarsisht se këta jan të gjithë militant të PD-së në djegëjen e shqipërisë.Ka mbi 15 vjet që këto prona i kan shfrytëzuar si pika shumice dhe shumica jan miloner.Poulli do rrugë e zhvillim ,jo bllokim e kjoska rrumpall ,e mbështesë autostradën dhe mbikalimin q duhet bë,jemi në Kryeqytet dhe nuk mund të mbajë peng ndërtimin e unazës një grusht politikanësh hajdut të PD-së dhe LSI.

  8. fteri says:

    Bravo Rudina ! ?????????????!………
    Shqiptarët duan shtet ligjor .jo rrumpall Salinjane ,Luli apo mercenar tip Balliu,apo DEPUTETE kobëndjellse Pampurri që lajmëron vdekjen e protestuesit pa i luajtur çerapiku kur gënjen. Në -PD- të gjithë jan gënjeshtar ,mashtrues ,hajdut ,vrasës ,futja e hundëve në protest të astirit ka politizar situatën,të quhet politike , pavarsisht se këta jan të gjithë militant të PD-së në djegëjen e shqipërisë.Ka mbi 15 vjet që këto prona i kan shfrytëzuar si pika shumice dhe shumica jan miloner.Poulli do rrugë e zhvillim ,jo bllokim e kjoska rrumpall ,e mbështesë autostradën dhe mbikalimin q duhet bë,jemi në Kryeqytet dhe nuk mund të mbajë peng ndërtimin e unazës një grusht politikanësh hajdut të PD-së dhe LSI.

  9. Toni says:

    Rudina ka të drejtë.

  10. Oparaku says:

    Rudina ka te drejte dhe po shkruuanper ato qe dijne te lexojne.jo per analfabetet.Unazaeshte veper e te gjitheve dhe jo e zaptueseve.
    Sala per vota eci me shprehjen malesor zbrisni nga malet merrni tokense jua fali.Sala e kishte te babajt.Tani sikur po i dalin per zot popullit te Astirit.por ne fakte po ngrohin duart tek ky zjarre ukethene me vete se kur te vijme ne pushtet e kemi rrugen e hapur nga PS .Por kjo do te ndolle kurta shikojne veshin pa pasqyre.Pavarsisht se ja kame frikenketij kerricit te Faros.se ka veshet e gomarit dhe mundet ta shikoje.

  11. Nik says:

    Kètu dyshohet se aryeton ose jo gazetarja ,tè dashur komentues me psudonime nga mè tè ndryshmet nqse keni kurajo shkruani emrat sepse mbas kompjuterit janè tè gjith luan.Kètu diskutohet ligji pèrball abuzuesve tè cilèt tè mbèshtetur nga dy tre deputet krijojn njè problem tè madh pèr planin rregullator tè bashkisè por gjithashtu vihet nè pikèpyetje se shteti e ka forcèn tè largoj me dèshir apo forcèn e ligjit zaptuesit e tokès .Shteti veproj nga saranda ,vlorè,fier,durrès gjer nè veri duke eleminuar ndèrtimet abuzive kush mè shpjegon faktin se abuzuesit e tiranès janè mè tè emancipuar nga qytetarèt e rretheve tè tjera?Shpresoj sa mè shpejt qè ligji tè vihet nè fuqi mjaft mè me disa sharlatan tè paguar nga populli luajn rolin e deputetit duke mbèshtetur kush thyen ligjin.

  12. Jimmy Trendelina says:

    Hajde se po e pranojme qe kjo Xhunga nuk e ka edhe aq gabim po perse eshte kaq e shemtuar dhe si ia bon ai Hilja me kete.

    1. Alfred says:

      Foli edhe kjo fshesaxhija mediatike e oborrit te pushtetit! Fshin pa u lodhur pjesen e oborrit qysh se ka filluar me kete zeje. Ia pat thene ne s Liljana Hoxha se eshte sherbetore oborri dhe kjo mbeti si guake,pa nxjerre fjale nga goja…..

  13. Njëri says:

    Këmbëngulja për të ecur përpara me projektin e Unazës së Re, duke gjetur zgjidhje pragmatiste, për të kënaqur të gjithë ata që kanë zaptuar troje e kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e rrugës, për t’i hequr qafe ata, megjithëse nuk është e ndershme në raport me qytetarët e tjerë, të cilët megjithëse të pastrehë nuk shkuan të zaptojnë tokat që s’i takojnë, për të ndërtuar aty ku i teket e çfarë i teket, duket se është e vetmja zgjidhje që i ka mbetur qeverisë! Kjo në fakt është fatura që njerzit e ndershëm të këtij vendi duhet të paguajnë për shkak të qëndrimit indiferent ndaj fenomeneve të tilla të kahershme, si të zaptimit të tokave, ashtu edhe të mos shlyerjes së detyrimeve të ujit e dritave, etj,…etj. Ata që dikur kanë zaptuar, mund të jenë vërtetë në hall sot, por duhet të dinë dhe kuptojnë që qytetarët e tjerë, që trokitën në bankë dhe morën kredi për të pasur një shtëpi mbi kokë, nuk ua kanë për borxh!? Se përveç parave të përqindjes së kredisë që ua paguan bankave, tani duhet të paguajnë përsëri me taksat e tyre, idiotësinë e atyre qeveritarëve të dikurshëm që toleruan këta njerëz hallexhinj në paudhësinë e tyre, në shkëmbim të votës për pushtetin e tyre duke e lejuar këtë katrahurë. Kjo është t’i hapësh rrugë budallenjve, dhe atyre që e dinë këtë shprehje dhe që bëjnë rolin e budallait për të përfituar nga toleranca e njerzve të arsyeshëm dhe që kërkojnë zhvillim. Kjo në fakt nuk është e ndershme, dhe nuk e stimulon paqen sociale e cila është katalizator për një shoqëri të shëndetshme. Le të hapej një konto bankare, dhe ata njerëz të përdorur e fatkeqë, që u lanë të lirë të bëjnë ç’të duan me pronat e të tjerëve dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në gjurmën e rrugës, le të ndihmoeshin nga ata të cilët kanë përfituar benefitet e pushtetit të fituar nga vota e këtyre njerzve hallexhinj e të përdorur.

    1. Aksi says:

      Jam dakort me ty ne cdo pike, pervec fjalise se fundit. Zgjidhja qe dhe do te kishte kuptim nese ata qe perfituan nga votat e ketyre njerezve do ishin njerez te ndershem dhe te mire. Por fakti qe e bene kete vend nje rrumpallhane dhe ende duan te kthehen ne pushtet duke perdorur dhimbjen e njerezve, tregon se nuk jane te denje as nuk jane aq burra te mire sa te reflektojne per katrahuren qe shkaktuan. Ujku do mjegull. Barbaria me pronen ne Shqiperi eshte plotesisht e qellimshme. Mjafton te shikosh masakren urbane ne bregdet dhe kupton se askush s’mund te ishte aq idiot sa te lejonte dicka te tille. I lig po! E politika ne Shqiperi eshte e lige dhe e babezitur vetem per perfitimet e veta personale te momentit.

  14. prizem says:

    Mire e ke thene.

  15. Vlonjati says:

    NUK PO ME DUKET SI RUDINA KY BURRI //

  16. Cuni says:

    Ne kohe te xhaxhit kur vinte plani per ndërtim banese apo rruge nuk fliste njeri. . Tani Zejne e zaptojnë edhe thone shpija jeme bre ne Tirane. . Pa leje e pa tapi hec ke rruga. Me leje e legalizim te demshperblehen.

  17. genc says:

    ruhu nga grate pa asnje empati. Njerezit mbeten pa shtepi, dalin ne qiell te hapur, nje grua dhe nene gezohet, se asai i duhet unaza te arrije disa sekonda me shpejt ne shtepi.
    Po kur i merret toka privatit, sic i eshte marre prej 60 vitesh dhe iu falet te legalizuarve, ku eshte logjika e \xhunges? apo atje nuk ka unaze.
    \dmth ku nuk fiton gje ajo, padrejtesia te mbizoteroje, ku fiton gje ajo, eshte gati te shkele mbi te vdekurit. Aman o zot, femer, dhe gazetare kallp.

    1. Aksi says:

      Po vij dhe po ndertoj une nje shtepi tek oborri i shtepise tende. Do pjell 7 kalamaj, do marr dhe pleqte e plakat e familjes t’i mbaj aty. S’do paguaj as drita, as uje, se do i vjedh nga linja jote. Kur te me sjellesh policine te dera do nxjerr kalamajte qe te te vije keq dhe do qahem se po me nxjerrin ne qiell te hapur padrejtesisht. E kupton logjiken tende, Genc? Kjo (pa)drejtesia e dyte (pra qe po u prishin shtepite) nuk e zhben ate padrejtesine e pare, qe toka te lira dhe me pronare te tjere jane zene pa pyetur askend. Prandaj dhe revolta e njerezve te Astiri nuk ngjall mirekuptim ne popullin e Tiranes. Prinderit e mi u detyruan qe femijet e tyre t’i rritnin ne nje banese 50m2, nderkohe qe ne token e gjysherve te mi ndertoheshin vila pa fund nga njerez qe s’dihej se nga po vinin, e kur shkoje t’u kerkoje hesap, te tregonin kallashnikovin. E jane po keta njerez te ndershem, qe s’i kane hyre ne hak askujt gjate gjithe jetes se tyre dhe qe kane paguar taksat nje me nje, te cilet sot duhet te paguajne faturen e demshperblimit te zaptueseve.

  18. fantoma says:

    Ok @Aksi, na mbytën malokarët nga tributë shpellare të Mesjetës, që kanuni i tyre është ligji i të fortit, grabitja, vjedhja e zaptimi me çdo mjet, deri edhe vrasja…!!!

  19. Tironsi says:

    Respkte te mirnjohures Rudina Xhunga Eshte me se e drejte per gjithshka qe na parashtron Kete mund ta dine me mire ata qe e njohin dhe kane punuar per Tiranen Dhe jo ata qe zbriten nga mali dhe (o burra, kjo eshte demokracia) duke zene pronat e te tjereve DHe me e bukura kerkojne me cdo cmim te mbrojne token e grabitur vete prej tyre Perse nuk zbriten nga mali dhe te zaptonin pronat e te tjereve ne kohen e Enverit?Por dhe kur zbrisnin per Tirane, duhet te paraqiteshin me viza ne dekumentat e tyre Ligji duhet zbatuar me force karshi kunder ligjvenesve Tirana eshte e te gjithe qytetareve per nje levizje te lire dhe me standarte europiane dhe pro Unazes se re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje