Propozime dashurie dhe udhëzime për të rritur pëllumba, zbulohen sekretet e Pablo Escobar

13 Nëntor 2019, 09:24Lifestyle TEMA
Propozime dashurie dhe udhëzime për të rritur pëllumba,

Ai sundoi botën e kokainës për dekada deri sa u qëllua për vdekje në vitin 1993. Ishte i pamëshirshëm me ata që e tradhtonin dhe që i dilnin përpara.

Por sipas një libri të publikuar së fundmi nga personat që ndihmuan në eliminimin e tij, ishte edhe i fiksuar pas lodrave të seksit dhe banjave luksoze.

Këto ishin pasionet e tij të fshehta, sigurisht përveç se shitjes së kokainës me tonelata dhe vrasjeve…

Dy agjentët e DEA-s që ndihmuan në vrasjen e tij, Steve Murphy dhe Javier F. Peña, mësuan më tepër mbi veprimet e Escobar gjatë periudhës kur qëndruan në Kolumbi duke e kërkuar dhe ndjekur.

Krejt papritur në vitin 1991 ai u dorëzua dhe pranoi të kryente pesë vite burg. Kleçka ishte se burgun e kishte ndërtuar vetë dhe në fakt, nuk ishte burg fare…

Një vit më vonë, pasi kuptoi se ai vazhdonte të drejtonte shitjen e kokainës, Qeveria vendosi ta largonte prej aty, por Escobar arriti të arratisej, duke lënë pas një thesar me informacione, shkruajnë dy agjentët e DEA-s, Murphy dhe Peña, në librin “Gjuetarë njerëzish: Si rrëzuam Pablo Escobar”.

“Burgu ishte pak a shumë ashtu siç dyshonim, një rezidencë turistike e mbushur me objekte luksi, si televizorë të fjalës së fundit të teknologjisë, frigoriferë dhe magnetofona”, shkruan Peña në librin e tij.

“Escobar nuk flinte në të njëjtin vend për më shumë se dy netë rresht. Ai kishte fiksim banjat e pastra, në çdo shtëpi të fshehtë që bastisnim, e gjenim tualetin duke shkëlqyer.

Gjetëm në koshin e plehrave letra nga nëna që i ofronin vajzat e tyre për seks me bosin e drogës”.

Agjentët gjetën gjithashtu edhe udhëzime se si të mirëmbaheshin pëllumbat, por edhe lodra seksi, të gjitha të vendosura me rregull nëpër sirtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje