Takimi "surprizë" i tre presidentëve, Vuçiç jep detaje për mediat serbe

13 Nëntor 2019, 12:28Rajoni TEMA

Një takim i paparalajmëruar ka bërë bashkë presidentin e Francës, atë të Serbisë dhe Hashim Thaçin. Siç raportojnë mediat serbe, në takim është folur për një sërë çështjesh të aktualitetit në rajon. Vuçiç ka dhënë disa detaje të takimit në Paris në një intervistë për mediat serbe.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se Macron dhe Evropa duan të luajnë një rol më të rëndësishëm për çështjen e Kosovës, por që asnjë mbledhje “e thellë” në lidhje me këtë çështje nuk ka ndodhur deri tani.

Presidenti francez e tha këtë në radhë të parë duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane“, tha ai.

I pyetur nëse Macron kishte këmbëngulur për të hequr taksën, Vuçiç kujtoi se kreu i shtetit francez ka folur për të në raste të shumta.

Thaçi është i vetëdijshëm për këtë. Nuk është një pyetje për të cilën duhet debatuar, të gjithë e dinë këtë dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Ne po presim që ata të heqin tarifat dhe të flasin, natyrisht, nëse duan të flasin për arritjen e një kompromisi“, tha Vuçiç.

Kur ata heqin tarifat për mallrat serbe, ne mund të rifillojmë dialogun“, përsëriti Vuçiç.

Siç tha ai, Macron ishte realist, pak pesimist, por me të vërtetë i sinqertë.

Ne nuk kemi hyrë shumë thellë në këtë çështje dhe as nuk është e mundur ta zgjidhim atë në një mënyrë të tillë“, është shprehur Vuçiç, duke shtuar se Thaçi ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të formohet në fillim të dhjetorit.

Në lidhje me mini Schengenin, Vuçiç tha se ai është i interesuar për prodhuesit serbë, jo shqiptarët.

Ne kemi nevojë për një treg të hapur sepse ne duam të jemi lojtari më i fortë. Pse nuk mund të kemi korsi të shpejtë kamionësh dhe të transportojmë mallra më shpejt? Nuk e kuptoj çfarë po luhet dhe çfarë ata nuk duan”, është shprehur Vuçiç duke iu referuar kritikave të Kosovës për mini Shengenin.

Vuçiç, Macron dhe Thaçi janë takuar mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë.

Macron më herët e ka përsëritur qëllimin e tij për të përfshirë Francën më drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, i cili është i bllokuar prej një kohe të gjatë. / Tanjug / B92 /

1 komente në “Takimi “surprizë” i tre presidentëve, Vuçiç jep detaje për mediat serbe”

  1. Orli says:

    Sikur nuk donte te takohej me vucicin sepse nuk e ka njohur kosoven apo mos valle pas takimit te Ohrit e ka njohur ngaqe e pa se u merziten politikaret e bashkim-vllazerim-nderzimit.Si po veprojne politikaret e kosoves,njehere si patriot,here tjeter si viktima e pastaj si k.derra,kam bindjen qe jane thjeshte produkt i Bashkim-vllazerim-nderzimit prandaj Shqiperia duhet te shikoje perpara e jo ta perkedheli me kosoven sepse mjaft e kemi ndihmuar dhe kane treguar se nje pjese jane mosmirenjohes.Kur thone shihni punet tuaja(ramush karabushi) perse u dashka marre mendimi i tyre per shengenin ballkanik etj.etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje