Thaçi takohet me Macron: Kosova, e gatshme për marrëveshje paqeje me Serbinë

12 Nëntor 2019, 10:30Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha gjatë një takimi me Presidentin francez Emmanuel Macron se “Kosova është e gatshme për një marrëveshje paqeje me Serbinë”.

Kabineti i Thaçit në Prishtinë njoftoi se ai dhe Macron kishin diskutuar dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare paqeje, e cila do të sjellë njohje dhe anëtarësim të ndërsjelltë në Kombet e Bashkuara”, tha presidenti i Kosovës.

Sipas Thaçit, kjo do të thotë gjithashtu “kompletim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës” dhe do t’i hapë rrugën investimeve të huaja.

“Do të thotë zhvillim për Kosovën. Do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetën më të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai përsëriti se Kosova ka vetëm një qëllim – anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

Macron thuhet se “shprehu mbështetje për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”.

4 komente në “Thaçi takohet me Macron: Kosova, e gatshme për marrëveshje paqeje me Serbinë”

  1. fati says:

    More nuk e maee vesh, ky thaci eshte kunder serbise apo kunder shqiperise?

  2. Baton DR says:

    Haha….po ku e takoi në Beograd?!?!

  3. Baton DR says:

    Ky tipi që nuk kishte kohë apo mundësi të merrej me Ballkanin perëndimor hahahah
    Kush do më fakte që bllokimi ishte thjesht vijim i planeve shekullore pro serbe të Francës?!?!

  4. Baliu says:

    Ky tipi qe do te ftohet nga Gjykata Speciale ende endrron per ndonje shpetim “last minute”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje