Zef Brozi: Si sot 24 vjet më parë u largova në SHBA për azil politik, më detyroi regjimi i Berishës. Për fat të keq sot janë prapë në politikë

13 Nëntor 2019, 09:39Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë e Shqipërisë), Zef Brozi, ka folur së fundmi për largimin e tij në SHBA me familjen dhe rrethanat që e çuan të marrë këtë vendim.

Në një postim në Facebook, Brozi thotë se regjimi i Sali Berishës e detyroi të arratisej në SHBA, ndërsa ngre akuzat se politikanët e vitit 1995 urdhëruan Parlamentin të fallsifikojë votimin për shkarkimin e tij.

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit shpreh keqardhje se këta persona që e detyruan të ikë janë ende në politikë, por nuk harron të falenderojë Ambasadën e SHBA dhe qeverinë amerikane për mbrojtjen dhe mbështetjen që i dhanë.

Reagimi i plotë e Zef Brozit:

Sa shpejt ikin vitet! Sot 24 vjet më parë, me 12 Nëntor 1995, unë dhe Diana,nën kujdesin dhe mbrojtjen e Qeverisë Amerikane, me dhimbje e zhgënjim, të rrezikuar nga terrorizmi shtetëror i asaj kohe, u detyruam të largohemi nga vendi ynë i dashur dhe erdhëm në Amerikë ku na u dha azil politik.

Sot unë përsëri dua të falenderoj nga zemra Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, si edhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi që më qëndruan afër në ato ditë tepër të vështira dhe të rrezikuara nga tirania e pushtetit.

Ishin ata pushtetarë e politikanë vrastar e të korruptuar që urdhëruan Parlamentin të fallsifikojë edhe votimin për shkarkimin tim antikushtetues si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit natën e pabesë të 21 Shtatorit 1995.

Ishin po ata që grabitën, përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në vitet 1996-1998 dhe që po aq pabesisht vranë protestuesit më 21 Janar 2011.

Për fatin e keq të Shqipërisë disa nga ata politikanë e ish-pushtetarë edhe sot janë agresiv në politikë dhe bëjnë cmos ta lënë Shqipërinë jashtë familjes Europiane, mbase edhe ta gjakosin e shkrumbojnë si më 1997-ën.

Uroj që Reforma në Drejtësi dhe reformat e tjera të përshpejtohen dhe pushtetarët e ish pushtetarët e korruptuar e të inkriminuar të përgjigjen para drejtësisë pa zvarritje a manovra të mëtejshme.

Këtë e kërkojnë qytetarët shqiptar, qeveria Amerikane dhe Bashkimi Europian.

4 komente në “Zef Brozi: Si sot 24 vjet më parë u largova në SHBA për azil politik, më detyroi regjimi i Berishës. Për fat të keq sot janë prapë në politikë”

  1. On says:

    Ty Berisha…ne Rama….kjo eshte Shqiperia

  2. tropoja10k says:

    kush mutin je ti? nui te njeh kush o pall s ke lan gjurme askund as per mir as per keq,nje individ qe po heq ferrat meper varreza te amerikaneve me hanger buk,hajt boni hyzmet asaj pune puthe flamurin amerikan

  3. Henri i VII says:

    Zef ne se do te kontrubuosh per drejtesine ktheu ne shqipni, leri fjalimet neper gazeta, gjithmone ne se te ofrojne ndonje post.

  4. spartak says:

    E ke mirë zoti Brozi , që pohon , se , prej rrezikut , tu desh me hik në vitin 95 . Po a e din ti , se këta sot , me gjithë atë pasuni kombëtare që grabitën e shitën , gjithë atë korrupsion e abuzim ndaj buxhetit gati 30 vjeçar të furnizuar me taksat , djersën e gjakun e këtij populli , si dhe me lavatriçet e pastrimit të lloj lloj paraje nga më të pistat , si vendalije dhe importi , janë bërë ” THE UNTOUCHABLES ” . Al Kapone do dukej axhami para këtyre të tonëve , sepse , edhe kushtet ndryshojnë , Amerikë me Albanistan . Këtu , as mos u afro , por ruhu , se këta të heqin qafe dhe aty ku je , po e panë se i prek e rrezikon interesat .
    Po pate ndonjë njohje apo influencë me miq e shokë për aty ku duhet , deklaroi me gojën plot se Vettingu n137 Shqipëni i ka shku kot . se , me VETTINGUN Limonatë që miratuan , këta me nder s’p…. as për Trumpin , as për Papën , sepse vrasin natën e qajnë ditën edhe babën .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje