Arrestohet për kultivim marijuane njëri prej themeluesve të "Cirque du Soleil"

14 Nëntor 2019, 22:25Bota TEMA

Bashkëthemeluesi i kompanisë së cirkut, Cirque du Soleil, Guy Laliberte, është arrestuar në Polinezinë Franceze me akuzën e kultivimit të marijuanës.

Lajmin e bën të ditur BBC-ja. Miliarderi kanadez, në një deklaratë shtypi, deklaroi se i ka kultivuar bimët narkotike në ishullin e tij privat Nukutepipi për qëllime “mjekësore dhe rreptësisht personale”, dhe jo për t’i tregtuar apo shpërndarë.

Sipas stacioneve televizive lokale, arrestimi ka ardhur menjëherë pas ndalimit – disa javë më parë – të një bashkëpunëtori të Laliberte, në celularin e të cilit u gjetën disa foto të parcelës me marijuanë.

Cirque du Soleil është kompani kanadeze argëtuese dhe prodhuesi më i madh bashkëkohor i cirkut në botë. Me qendër në Montreal, Quebec, Kanada, dhe e vendosur në zonën e qytetit të brendshëm të Saint-Michel, ajo u themelua në Baie-Saint-Paul më 7 korrik 1984, nga dy performues rruge, Guy Laliberté dhe Gilles Ste-Croix.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje