FOTOT: Pamjet apokaliptike nga Venecia, qytetit që po "zhduket". Italia shpall gjëndjen e jashtëzakonshme

14 Nëntor 2019, 12:29Lifestyle TEMA
FOTOT: Pamjet apokaliptike nga Venecia, qytetit që po "zhduket".

Italia pritet që të shpallë gjëndjen e jashtëzakonshme, pas përmbytjeve të një ditë më parë, të cilat dëmtuan rëndë qytetin historik të Venecias.

Kryeministri italian Conte, që ishte për inspektim në Venecia, deklaroi se “përmbytjet ishin një goditje në zemrën e vendit tonë”.

Uji që vërshoi në Venecian historike ka shkaktuar dëme që llogariten në qindra milionë euro.

Vetëm në Bazilikën e Shën Markut, dëmet llogariten në dhjetëra milionë euro dhe të pariparueshme, pasi bëhet fjalë për një pasuri të jashtëzakonshme kulturore.

Kryepeshkopi i Venecias, Francesco Moraglia, tha që kisha kishte pësuar ‘dëme të pariparueshme’.

Venecia është një ndër qytetet më të vizituar në botë nga turistët, por qyteti rrezikon seriozisht të zhduket nga përmbytjet dhe ngritja e nivelit të ujit në det.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Pamjet apokaliptike nga Venecia, qytetit që po “zhduket”. Italia shpall gjëndjen e jashtëzakonshme”

  1. Leon Rrapini says:

    Permbytje nga shirat dhe Dali’s nga shtrati I lumenjeve, apo nga ngritja gjoja e nivelit te deity dhe jo nga ulja gjeotektonike e zones qe shkakton transgreionin e deitit ne territorin e Venecias?

  2. Aqif says:

    Po ju jeni gazetar apo shpellar ??!! Nuk mund te gjej qofte dhe nje burim lajmesh qe te perdor fjalen “zhduket”, juve nga e gjetet ? Apo futja se nuk merr vesh njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje