Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar.
Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.
Në studimin e kafkave të 96 majmunëve të mëdhenj dhe 11 fosileve të kafkave të Australopithecusit rezultoi se gjurmët e kalimit të arterieve të gjakut ishin më të mëdha te majmunët. Çka do të thotë se fluksi i gjakut te majmunët është më i madh në pjesën konjitive sesa te hominini i famshëm.
“Së pari, përmasa e trurit duket diçka e arsyeshme sepse është një matje e numrit të qelizave të trurit, të quajtura neurone.
Përtej kësaj, gjithësesi, aftësia konjitive varet jo vetëm nga numri i neuroneve, por edhe numri i lidhjeve mes tyre, lidhje që quhen sinapse.
Këto lidhje kushtëzojnë fluksin e informacionit brenda trurit dhe një aktivitet më i madh sinaptik rezulton në një procesim më të madh informacioni”, thotë Roger Seymour, drejtuesi i ekipit kërkimor.
Truri njerëzor përdor 70% të energjisë në aktivitetin sinaptik dhe kjo sasi energjie varet në proporcion të drejtë nga furnizimi i lartë me gjak që ushqen trurin me oksigjen.
Ndonëse truri ynë zë vetëm 2% të peshës trupre, ai përdor 15-20% të energjisë sonë dhe kërkon 15% të gjakut që pompohet nga zemra. Analogjia në këtë rast mbështet tezën e kundërt, pra që majmunët e mëdhenj të sotshëm janë më intelgjentë se primatët nisur nga fluksi i gjakut.
PSE NUKE THUA SE MAJMUNET E SOTEM JANE ME INTELEGJENTE SE SA KETA QE PO QEVERISIN NJERZIT SOTE .JO VETEM NE DREJTIM TE POLITIKES ,PORE EDHE NE DREJTIMIN E URREJTJES.