Prestigjiozja “CNN” ka publikuar një listë prej 11 fotosh më të mira për nga arkitektura të vitit 2019. E sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe një shkrepje tejet interesante nga “Sheshi Skënderbej” ku duken qytetarë të ulur në stola duke lexuar e diskutuar me njëri-tjetrin.
Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe veçanërisht transformimi që po pëson Tirana po zë hapësira në revistat më të njohura të botës.
Transformimi që ka pësuar qyteti brenda një kohe të shkurtër falë investimeve të reja të Bashkisë, e kanë kthyer Tiranën një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.
Tiranë
Ky eshte pallati kultures i nisur nga Hrushovi dhe mbaruar nga Enveri….sheshi lalit nuk duket gjekundi ne kete foto…mos lini nam
Po nuk i marrin leket per te reklamuar veprat e Enverit, i marrin per tjeter gje.
P.S CNN E liston pikerisht si foto e shkrepur ne Sheshin Skenderbej, fotografi kinez qe e ka shkrepur dmth nuk e vret shume mendjen, po keta te Tema-s duhet ta korigjonin ose te vendosnin nje shtojce qe e specifikon se ca karin eshte kjo foto dhe ky objekt.
Ne foton numer 1 une shoh shtyllat e pallatit te Kultures se Tiranes te ndertuar ne vitin 1964, dmth 55 vjet me pare.
Nukme duken te transformuara.
Kjo eshte nje TALLJE e pa pare per sheshin kupole TURPI te Rame-Veliaj qe mbahet si sukses!
Ky shesh kupole meriton te cohen ne burg autoret e tij!