“Ardian Dvorani sulmohet nga Meta, sepse ka pasur për shqyrtim dosjen korruptive të tij”

15 Nëntor 2019, 10:43Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka quajtur të papranueshëm reagimin Ilir Metës kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Balla tha se reagimi i Metës ndaj Dvoranit, i ka rrënjët e thellë, tek dosja korruptive që Dvorani ka shqyrtuar kundër tij.

Sipas Ballës, Meta do të hyjë në histori si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese.

“Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë, ndërkohë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend.

Kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED, edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për t’u marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës, e që në atë dosje Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtaret e tjerë.

E padrejtë për këdo, por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti, që të përdorë institucionin e presidentit për të atakuar një ish- gjyqtar që ka gjykuar një cështje në ngarkim të tij e që për rastin  në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”, tha Balla.(TemA)

1 komente në ““Ardian Dvorani sulmohet nga Meta, sepse ka pasur për shqyrtim dosjen korruptive të tij””

  1. Kur e dinit qe meta ka dosje korruptive pse e shemtuat kolltukun e presidentit duke e vene kete njeri te inkriminuar ne krye te vendit ?? apo ju pelqente ta hiqnit qafe nga kryeter i LSi-se qe ta kishit me te lehte qendrimin ne pushtet nepermjet shkaterimit te opozites. Ilir meta po tregohet me i zgjuar se juve dhe ne menyre te sterholluar ne demtimin e drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje