Analisti Fatos Lubonja teksa ka dhënë një opinion në lidhje me krizën politike në vend, ku kryefjala është Gjykata Kushtetuese, theksoi se përplasja Presidencë-qeveri është në pikën kulminante të ndeshjes.
Përmes një lidhje skype Lubonja është bërë pjesë e rubrikës ‘Opinion’ në ‘Neës24’ ku ka komentuar deklaratën që bëri më parë Ilir Meta se: “Popullit i ngelen tre rrugë; Të marrin armët, të bëhen skllevër të një partie, o të ikin”, ndërsa theksoi se ndjen diçka të vërtetë në qëndrimin e presidentit.
Mes të tjerash Lubonja pohon se veprimet që ka bërë kryetari i KED, Ardian Dvorani, janë të telekomanduara dhe se duket qartë se ai ka shkelur Kushtetutën.
Analisti po ashtu nënvizoi faktin se në rastin e themelimit të gjykatës Kushtetuese ndërkombëtarët nuk kanë luajtur rolin e arbitrit, ndërsa shton se në rastet kur e kanë bërë kanë gabuar.
“Për mua është një ndeshje kulminante. Një pikë kulminante e saj midis institucionit të presidentit dhe të parlamentit dhe qeverisë. Midis maxhorancë dhe atyre pak përpjekjeve opozitare që kanë ngelur.
Lexova një deklaratë të Metës që duhet komentuar; “Nëse bie dhe kjo përpjekje që po bëj unë për të mbrojtur Kushtetutën, por edhe për të mbrojtur dhe një ndarje pushtetesh, popullit i ngelet o të marrë armët, ose t’i nënshtrohet një diktature ose të ikë nga Shqipëria”. Unë në këtë deklaratë ndjej diçka të vërtetë.
Ajo puna e armëve, është punë e vështirë. Këtu ha debat se kush do t’i ngrejë armët. Këtu kemi pasur më shumë luftë mes partive, sesa mes popullit. Kemi pasur pluralizëm partish që krijonin iluzionin e një sistemi më demokratik.
Sot kemi idenë e sëmurë të Ramës se s’duhet të kemi më parti, edhe pse s’kanë qenë. Janë parti që në një farë mënyrë kanë qenë parti të kësaj oligarkie dhe kërkojnë ta kontrollojë Rama të gjithën. Ky është problem i madh.
Kemi arritur të momenti final i kësaj ndeshje, ku vërtetë ose do detyrohen të gjithë shqiptarët që t’i nënshtrohen një partie shtet, ose do detyrohen të marrin armët. Ata njerëz që janë zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, këtu bën muu, një skandal i kapjes së saj.
Dvorani është i telekomanduar. Shkelja e ligjit aty është e qartë. Shkelja e Kushtetutës. Ajo që më duket se po ndodh është se hap pas hapi, edhe me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve, Edi Ramës i duket se e ka të hapur rrugën për t’i kapur të gjitha.
Me këtë rrugë që i ka hapur vetes kjo bandë mund të thotë se; “rezultati është 60 me 40 në favorin tonë dhe mbaroi puna (zgjedhjet)”.
Si Pinoçeti në Kili, (Augusto Pinochet) ashtu e bëri ai. Dhe njerëzit me dy pare mend duhet të veprojnë si të pavarur dhe t’i thotë; ‘ndal kësaj gjëje’. Se mund të na çojë në një situatë si ajo që përshkruan Ilir Meta”, deklaron Lubonja.
ky eshte paranojak, vetem kur te vdese i del inati ndaj Rames.
edhe sikur vezen e arte te bej rama , ky prape do gjeje sebepe per ta nxjerre zi e me zi.
ky dhe bushati jjane bere per tek ai psikiatri qe i duhet edhe Metes
eshte kot ta lexosh, po pe Lubonja dihet cfare do thote: traplliqe
O LlaciFac i Ndyre po qepe ate Goje te neveritshme .Gjithmone Mbroçkulla flet.Po nuk e njeh Like Floririn -hajdutin me te MADH ne Ballkan dhe me Gjere.???
O qorre jurisprudence eshte profession mos u fut kot se nuk e njeh as ti e as ne lere ata qe kane profession te gjykojene jeni bere si gore per cdi teme lubonja spécialiste ka dale dhe nje tjeter demalia pa shkolle po jeton ne amerike
Kush do ngrihet te marre armet??.. Pse pak jeni??? Ja ti i pari merr armet o Fatos e.pas teje ke Zhejin,Cim Peken,Ylli Rakipin apo Agron Markagjonin etj etj dhe keni edhe nje femer qe ta merrni partizone,Sonila Mecon????.
O koba : po pse mer mik vetem iliri esht hajdut ktu , mos naj ndaj hajdutet e politikes sot si kokrrat e rrushit ne kosh , te gjith te shurrum jan nga me i djathti politikes deri tek i majti rilindjes kokrra te shurrume jat te tera pa perjashtim , jemi ne nje popull trap ku kemi shum po shum injorant e te pa zhvillum ne mesin ton dhe bojn qef kta dobiçat e politikes nga te gjitha krahet , se te rrej tjetri dhe te vjedhi te xhvasi te mashtroj e mos boj nji pun dhe ta votosh per 30 vjet : ne jemi popull unikal ne planet me defiçenca te theksume mendore , se nuk ka munci ndryshe.ne ket ven injoranca ka arrit kulmin , jam i menimit qe kush ka me pak se shkolla mesme nuk duhet te ket drejt vote , kush esht i met nuk duhet te ket te drejt vote , kush esht injorant dhe i pa arsimuar nuk duhet te ket te drejt vote , se kjo pjesa hajvanve budallenjve dhe injoranteve po naj le ne shpin pa fund kta pisat e maskarenjt hajdutet e dallvexhit e politikes me voten e vet.
Ska se si qe kari meta te rrije veç boles lunonja, u mungon qim peka & bes sallaku, shoqnia presidentit. O zot, o shqiptar çar po na shohin syte e çar po degjojme. E filloj karieren si gjob venes me 7%in, po e mbyll si Çaushesku, ska se si, haku popullit do shkoje ne vend.