Venecia, “gondola” e shpëtimit për Gjykatën Kushtetuese

15 Nëntor 2019, 17:22Politika TEMA

Përplasja e re mes Presidencës dhe Kuvendit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese mund të çojë një tjetër dosje për opinion nga Komisioni i Venecias.

Ideja është hedhur nga ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo gjatë një komenti të shkurtër për gazetarët në përfundim të konferencës mbi administrimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar.

“T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugë të qartë që heq çdo dyshim për këtë gjykatë”, deklaroi ai.

Ambasadori italian theksoi se ky ishte propozimi i tij personal, ndërsa sugjeroi se përgjigja e Venecias mund të mbërrijë shumë shpejt.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ideja e hedhur nga Ambasadori italian në Tiranë mund të konsiderohet, si nga Presidenca, ashtu edhe nga Kuvendi si rrugëzgjidhja më e mirë, nisur nga fakti që në fillim të dhjetorit, Komisioni i Venecias mblidhet në seancë plenare të radhës, ku mund të futet në rend dite edhe përplasja e re në Tiranë.

1 komente në “Venecia, “gondola” e shpëtimit për Gjykatën Kushtetuese”

  1. Kalopi says:

    Nje zhgenjim i madhe nga gjikata kushtetuese qe diten e pare. Si mund te ndahen 2 me 2 kur kushtetuta eshte nje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje