Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit

15 Nëntor 2019, 16:00Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Ndryshe nga sa shpeshherë mundohemi të perceptojmë shoqërinë si të ndarë nga politika, dhe të etiketojmë politikanët si delja e zezë dhe shoqërinë si “të papërfaqësuar” prej tyre, ka shpesh shembuj konkretë që tregojnë në fakt të kundërtën: se politikanët që zgjedhim, na përfaqësojnë. Në mos denjësisht, së paku totalisht. Një prej këtyre rasteve, është reagimi shoqëror ndaj mënyrës që gjeti Arta Vorpsi, për t’i mbijetuar ekzekutimit institucional që i bënë asaj, në rrugëtimin e saj për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Me mijëra meme, gallatë, humor i zi dhe i bardhë ndaj një fakti të thjeshtë, të parrezikshëm, naiv që ajo bëri: shkoi në një notere të zakonshme, dhe noterizoi, atë që në fakt e kishte bërë shteti, duke i nxjerrë emrin në Fletoren Zyrtare, si anëtare e zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërsa zgërdhihemi online dhe kafeneve, ndërsa bëjmë montazhe të ndyra dhe i nxjerrim me krenari ne Facebook, në pritje të korrjeve për like dhe comments, pakkush bën pyetjen e thjeshtë: çfarë e detyroi një zonjë të nderuar, të heshtur, me gjasë një “geek” të librave dhe bibliotekave, të bënte një veprim të tillë, që e bëri atë gazin e botës sonë shakaxheshë virtuale?

Ka vetëm një shpjegim: dëshpërimi dhe mbijetesa. Mbijetesa si e mijëra të rinjve dhe të rejave, që ikin sepse e dinë që të ecin para, ose duhet të ngrenë këmbët, ose duhet të ngrenë duart e të dorëzohen në zyra partie sepse nuk kanë rrugë tjetër të ecin para në këtë vend, ku meritokracia është zëvendësuar nga shkërdhatokracia dhe ligjshmëria ka mbetur në dorën e Dvoranit dhe të Ilir Metës. Akti i Arta Vorpsit ndryshe nga sa e përqeshim të gjithë ne, është anti-monumenti sesi banaliteti fiton mbi seriozitetin, sesi leximi i librave zëvendësohet nga leximi i memeve dhe sesi karriera jote mund të asgjësohet brenda natës, vetëm sepse llogaritë politike të udhëheqësve tanë, në fakt, përputhen totalisht me shijet e mijërave prej nesh, që u zgërdhimë të nesërmen e ekzekutimit shtetëror të saj.

Mendoni dot vetëm për pak çaste, sesi është ndjerë ajo, gruaja që kishte dalë e para në një vlerësim profesional të atyre që aplikuan për atë vend pune, kur e sheh veten të pambrojtur, të vetmuar, të pashpresë në një sistem ku ajo mendoi se kishte dhënë kontributin e saj, nga Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë e deri tek Reforma në Drejtësi?

Mendoni sa e përdorur është ndjerë ajo, kur ka parë veten të kryqëzohet që t’i hapë rrugë, jo aftësive të Xhaferllarit (që thonë se është po ashtu një zonjë me profil të lartë profesional), por lidhjeve të saja private politike? Si mendoni që është ndjerë ajo, kur ka parë, jo vetëm sesa serioz ishte shoku Muçi në betimin para Presidentit, por edhe sesi diplomatët më të lartë në vend duartrokisnin betimin e një personi, që pas pak ditësh mund të ikë me njollë nga Vettingu? Si mendoni që është ndjerë ajo, që duhet të jetë gjykatëse supreme, kur ka parë Ilir Metën, që sapo zbriti nga avioni, i ra vizë karrierës së saj me cinizëm dhe paranojë, jo sepse vlerëson profesionalisht Xhaferllarin, por garancitë që ai mendon ajo do t’i japë, nëse vjen puna te shkarkimi i tij? Si mendoni është ndjerë ajo, kur dy anëtaret e tjera të Kushtetueses të votuar nga “armiqtë” e Ilir Metës, u bekuan nga “armiku” i tyre President, bile duke u hedhur edhe dorën në qafë?

Dhe këtu, ashtu si një studente e shkëlqyer palestineze disa vite më parë, e cila shkonte çdo ditë nga Rripi i Gazës në Universitet në Jerusalem dhe pa që shpresë më nuk kishte dhe shpërtheu bombën dhe veten në një stacion kontrolli, edhe Arta Vorpsi, shkoi te një notere dhe noterizoi banalitetin tonë. Ndryshe nga palestinezja që vrau veten dhe ca ushtarë, Arta jonë bëri një akt të padëmshëm. Askush nuk do vdesë se ajo u vetënoterizua. Ajrin do e thithim të gjithë njëlloj, nga Dvorani e Meta, e deri tek ata që zgërdhihen online. Edhe Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet sërish. Nën duartrokitjen e ndërkombëtarëve sigurisht, që do kthehen në zyra dhe do raportojnë suksesin.

Por në fund askush nuk do kuptonte sesi kjo shoqëri shkatërron një jetë njeriu, nëse Arta Vorpsi, nuk do kishte shkuar te noteri, por te farmacia për të blerë ilaçe e vetëhelmuar. Ajo do ishte thjesht një viktimë me germat A.V. në kronikën e policisë. Sot ajo është një mbijetuese e një sistemi, më të ndyrë politik sesa diktatura komuniste, e cila të vriste me ligje. Kurse ky i joni të vret me zgërdhirje. Sistemi Komunist merrte përsipër barrën e fajit. Ky aktuali, lan duart me Fletoren Zyrtare, si Pons Pilati me njerëzit naivë, që i bëjnë “Hosanna Barabba” hajdutit, vetëm për pak gallatë më shumë.

Unë sot jam me Arta Vorpsin, siç jam me të gjithë ata që duan të jetojnë e mbijetojnë, jo duke u dorëzuar apo ngritur këmbët, por duke lexuar, duke mësuar, duke punuar e pse jo, duke luftuar, për të merituar fatin e tyre në jetë. Unë jam kundër dorëzimit. Unë jam për luftë me të keqen. Le të qeshin, le të tallin. Le të mbajnë Kushtetutën dhe nenin 129. Sa kohë ajo Kushtetutë është prekur nga muti dhe “mbrohet” prej tij, unë zgjedh të mbrohem më mirë nga një notere e thjeshtë sesa nga profesorët e Erës së Keqe. Vetëm kështu tallja meriton talljen dhe zgërdhirësit Ilir Metën (Shumë prej tyre nuk e dinë këtë, por mirë është ta dinë, para se të zgërdhihen prapë).

Vetëm kështu mund t’i mbijetosh të keqes. Duke luftuar. Pavarësisht kush fiton në fund! (realstory)

27 komente në “Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit”

  1. Ledion says:

    Jemi nje popull imoral dhe duke patur imoralitetin si norme sjellje nuk mund ta kuptojme ate qe eshte morale.

    1. Vjosa says:

      Cfare Kushtetute eshte kjo e jona qe nuk mbron veten e vet?
      Cfare Kuvendi eshte ky qe nuk mbron dot nje vendim te vet?
      Cfare perfaqesojne ambasadoret qe duartrokiten betimin antikushtetues te Xhaferllarit duke miratuar shkeljen e rende te Kushtetutes nga Meta?
      Cfare presidenti eshte Meta,qe duhet te ishte simbol i unitetit kombetar,por eshte kthyer ne simbol te percarjes kombetare?
      Cfare klase politike eshte kjo e jona,qe per 30 vjet e ka rrenuar shtetin shqiptar duke ua nxire jeten shqiptareve!
      Cfare interesash kane perendimoret kur Kushtetuta dhe te gjitha ligjet jane bere nen monitorimin e tyre,por qe kane cuar shtetin tone ne katastrofe?
      Cfare faji kemi ne shqiptaret kur mbajme ne kurriz njr kryeminister si Rama,komplet DIKTATOR,qe ka zhdukur shtetin ligjor,rrenuar administraten dhr nxitur korrupsionin ndersa ata
      e duartrokasin?
      A nuk e kuptojne keta se per 30 vjet ka deshtuar e gjithe klasa politike ketu bashke me ata di tutore te tyre ne kurriz te shumices se shqiptareve te mjere?

    2. Illyria-Shqiperia says:

      Te lumte dora Sokol Balla!

  2. is says:

    Epo le të solidarizomi me këtë zonjë e t’i japim atë që meiton. Pse duhet Ilir Meta të jetë Presidenti ynë, një horr, rrugaç, i pagdhëndhur, hajdut, arrogant e i pështirë. Mënxyrrë!
    Ku ka mirë se të jetë Arta Vorpsi presidente e këtij vendi!

  3. Heronjt says:

    Fitojne hajdutit, vrasesit dhe gjithe kjo injorance qe na udheheq dhe qe ska me fytyre. Se po te kishte nuk do na bente karagjoz para botes. Ke shume te drejt nese ne komunizem kishte ligje qe te denonin kot. Tani ne emer te ligjit me paligjshmeri, me ngerdheshjen ne fytyre te thine, je I mire sa te duash vendos une sepse keshtu dua. Sepse kam pushtetin, parane. Dhe Gjithmone te vjen ne mendje Faik Konica: Shqiperia do vdesi nga politikanet.

  4. lesh e li says:

    Cfare do presesh kur ve gomarin para Kalit?

    1. studenti 91 says:

      Bravo, me të vërtetë bravo, çfarë shteti dhe institucioni ndërtohen kështu, ku shkelet çdo lloj parimi, çdo lloj e drejtë, çfarë guri themeltar do vendoset në institucionin më të lartë e garantuesin kryesor x të gjithë neve ku çdo palë kërkon të vendosi garantuesin e saj x mos u ndëshkuar nesër, nëse do vendosen gurë të kalbur që në theme let e institucioni vë më të larta, atëherë ajo do bjeri e do na zëri të gjithë neve poshtë, jo ata ” politikën”, ata kanë 30 vjet që e shkërdhejnë këtë popull e kë të vënd e janë të pa ndëshkueshëm. Një neveri e madhe e pa fund, një pocaqi, një qelbësirllëk i vazhdueshëm që është kthyer në normalitet, prandaj njerzit ikin, të rinj të ikin nga sytë këmbët, nuk mundem më se shpresa u vritet, pyetini pyetini! Nuk bëhet thonë se këta e kanë kapur që në ’91 nuk e lëshojnë më, ndajnë copat x të garatuar paprekshmërinë,”The Untouchable ”.

  5. ABC KORCA says:

    Edhe nje here
    Kush e zgjodhi meten president?
    Cfare u bisedua tek restoranti i peshkut tek pazari i ri ku merrni pjese,edvin kristaq rama,ilir me me sekretarin e partise qe perfaqesonte dhe me erion veline ( kryebashkiakun e jo sekretarin e partise socialiste)?
    Kete po e them tani…frigo te re
    SEC THUHEJ NE ATE KOHE PER PANDELI MAJKON PRESIDENT DHE DIHEJ SE I KISHTE TE SIGURTE 5+ DEPUTET NGA LSI
    …………por mendja madheshtore e rames vendosi per meten………
    Rrumpalla vazhdon!
    Mjerim!!!

    1. Mondi says:

      Pergjigjen ta ka dhene vete meta kur thote qe me bene president per te me hequr qafe por nuk do te me heqin kollaj.Ne fakt Po e heqin.Kollaj nuk eshte pasi ka 30 vjet qe ngre nje sistem per veten e tij.Por,e sigurte qe do e shporrin.

    2. Dash says:

      Sa poshte vazhdon te biesh o Sokol balla.pervers ne jete,pervers ne analize dhe perversitet harbut edhe ne njeanshmerine tende te ndyre.

  6. Diktat says:

    Artën e dogji ramameta!

  7. Orli says:

    Shume mire z.Balla,i vetmi popull ne bote qe del ne perendim dhe regjistrohet si by..qire per te marre letrat!

  8. kasem gahinji says:

    une jam me znj vorpsi,sepse ligjerisht e drejta eshte ne anen e saj.akti i saj i noterizimit ka nje domethenie te madhe.i tregon kungullit president se nuk vlen me teper se nje noter.ashtu si firmae tij,edhe ajoe noterit este veprim ligjor i rregullt.florinje e vjedhurteilir mrtes do te kalojne te femijet kokemedhej,vetem me akt te noterizuar.prandaj,keshilloj liken te mos ngaterroje noteren me parukieren sepse do itjetersohen pronat dhe pasuriae tundeshme.

  9. Xaxastani buze deti says:

    Bravo. Kater shkerdhatat e rrumpallhanes albaneze. Nano-Berisha-Meta-Rama.

  10. bravo sokol balla qe mbrojte autoktonen vorpsi ! po sa te jete malokja tusha ai idjoti i shemtuar besnik muci dhe ajo kurva dashnorja e alibeajt kete vend e ka marre lumi ! ngordhshin keta politikane te felliq meta basha berisha rama kryebytha qe lozin kumar me fatet tona

  11. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Ne fakt “morali” iu perfol Xhaferllarit, jo Vorpsit. Xhaferllarit cfare nuk iu tha duke iu fut edhe ne krevat, por nje profesioniste di te ndaje krevatin nga profesioni se bashkejetuesi i saj nuk eshte tutori i saj, por kete ndarje Kol Pall Sallaksi nuk e kupton dot prandaj dhe Sallaksi i Partise iu turr “moralit” te Xhaferllarit nderkohe qe na qenka ofenduar per ca meme ndaj Vorpsit. .
    Sa per Vorpsin, ka bere nje gafe juridike dhe profesionale duke vepruar si pale e nje krahu politik, e pamandatuar nga kuvendi por e mandatuar nen rrogoz vetem nga rilindja ajo zgjodhi te noterizoje perkatesine dhe anesine e saj politike dhe kjo eshte me kompromentuese sesa te kesh ne krevat si bashkejetues nje figure politike te opozites, kjo qe beri Vorpsi eshte njesoj sikur te kete futur ne krevatin e saj te gjithe klanin e rilindjes dhe te kete zgjedhur te bashkejetoje me ta, kjo them une eshte goxha me e “pamoralshme” se “pamoralshmeria” e xhaferllarit e cila fundja nuk e ka fshehur me ke bashkejeton dhe ska nevoje as ta noterizoje kete bashkejetese.
    Pra thene shkurt Kol Pall Sallakja duhet te kuptoje qe Arta Vorpsi me apo pa deshiren e saj noterizoi bashkejetesen politike me Edi Ramen, Gramoz Rucin, Ulsi Manjen, Erion Bracen, Erion Veliajn, Taulant Pallen, Elisa Spirdhopalin dhe gjithe Partine ne Pushtet….

  12. Tami says:

    Te lumte mendja dhe dora o Sokol Balla!!
    Je nje nga gazetaret me me ze ne Shqiperi, i vetmi qe perballesh me te vertetat. I ke thene te gjitha, Zonja Arta Vorpsi eshte nje heroine e kohes moderne dhe lufta me te keqen duhet te shkoje deri ne fund dhe te shporren perfundimisht monstrat !!

  13. olimpia says:

    Jam i bindur se ne se Arta Vorpsi e con ceshtjen ne gjykaten e Strasburgut,fiton.Forca ARTA,mos u ligeshto nga presioni i llumit te shoqerise,mos u dekurajo nga hipokrizia e politikes,mos u tremb nga cakalli i terbuar META.Po te isha ne rolin e nje grupi deputetesh te ndereshem,pavaresisht ngjyres politike,do te ndermerrja nje inisiative per ndryshimin e menyrese se zgjedhjes se presidentit-Jo nga parlmenti por nga populli duke i shtuar kopetencat si republike gjysempresidenciale.Dhe jam i sigurte qe Arta Vorpsi do ta nxirrte Meten ,ne se guxonte te kanditonte me 2 perqind ndersa Ramen me 20 perqind .Ishte nje zonje e pavarur ne SLLOVAKI QE MPOSHTI TE GJITHA PARTITE TRDICIONALE.

  14. syri says:

    po pse nuk arestohen vallee kta kriminela qe nuk u ngopen se vjedhuri po duan te fusin dhe vella vrasje popullin qe nuk a nje dit te bardh ne vendin e tij po duhet te emigroj qe ta gjej ne vendin e huaj .turp turp ……………………………….per kta qe mos gezofshin nje dit te mire ………….

  15. Tefiku says:

    Edhe une o Sokol Balla jam kunder teje se je jo vetem pervers, por edhe impotent pasi te gjitha grate qe ke patur ti kam palluar vence ndaj mos haj mut kot se ta di aftesine tende per kopjac e pordhac.

  16. Shqipja says:

    Nuk eshte as e para dhe as e fundit qe balta mbulon me balte Kjo ka qene dhe mbetet e trasheguar Keqardhje per viktimen e radhes Arta Vorpsi Por me kete shtet ordiner dhe parlament i kthyer ne nje fushe futbolli qe luan vetem nje skuader kunder askujt dhe fiton ajo skuader Sepse keshtu e kane te sigurte fitoren Eshte per te ardhur keq se ku eshte katandisur ky vend me keta deputete parlamentare pensionist qe edhe pse kane mbushur vitet e pensionit nuk dalin dhe as per te dale nuk kane sepse jne bere njesh nga te dy partite me familjaritet dhe krushqite e tyre Dhe ecin me parrullen e Enver Hoxhes NJE PER TE GJITHE DHE TE GJITHE PER NJE Ky eshte uniteti i partve ne parlament Duhet te shfarosen keto figura te neveriteshme 30 vjecare qe nuk i hapin rrugen brezit te ri Mjere populli

  17. drini says:

    Bravo Sokol Balla , me mire nuk mund te shkruhet. Ke te drejte ata qe zgerdhihen jane kudo , jane edhe ketu si komentues tek tem

  18. BK says:

    Jo mor Sokol se nuk eshte ashtu.
    Nuk ve njeri ne diskutim profesionalizmin dhe ndershmerine e Arta Vorbsit qe une nuk e njoh.
    Shteti funksionon duke respektuar pavaresine e institucioneve.
    Ashtu si parlamenti percakton kandidatet per Gjykaten Kushtetuese, edhe sipas preferencave te dikujt, edhe Presidenca ka te drejten te emroje sipas kushtetutes 3 anetare te Gjykates, kuptohet , edhe sipas shijeve te presidentit, mjafton te respektoje kuadrin ligjor.
    Menjanimi qe I ka bere ne kete rast presidenti zj Arta, nuk do te thote se nuk e vlereson ate nga ana profesionale.
    Ne kete bote, nuk ka kurre vendime, emerime dhe vleresime absolute.
    Loja qe po behet me kushtetuesen, ka rrezuar perfundimisht reformen ne drejtesi.
    Parlamenti per te treguar qe po bejme reforme, qofte dhe formalisht, duhet te kishte respektuar vendimin e presidentit qe preferoi kandidaten tjeter.
    Trajneri Reja, ka hartuar nje liste per grumbullimin e lojtareve, por kjo nuk do te thote se nuk ka lojtare te tjere qe e meritojne.

  19. LILOLABJA says:

    Analize e perkryer ! Shooqeria jone ka nje sfide me diktatuturen e sojsezeve dhe Zonja Vorbsi gjeti menyren e duhur per ti sfiduar ! Ajo i dha nje te shkundur te forte shoqerise ,besoj do te kete mjaft te tjere pas saj qe kane vendosur te japin grushtin final mafjes qe ka 30 vjet qe kontrollon shtetin

  20. mamija Like e Gjin Gjonit says:

    Jam dakort me komentin e “Olimpia”me siper.E drejta eshte me zonjen Vorpsi dhe ne fund pavaresisht nga makinacionet e mjeshtrit me medalje nderkombetare per korrupsion e makinacione,Ilirit te Metajve nga Skrapari,dikur i varfer por sot Sheik me i pasur se sheiket e arabise saudite,ajo do triumfoje dhe se shpejti do jete ne krye te detyres.Edhe nje here Metaj Lika ,i pagezuar nga dora vete Berisha i vicidolit si ilir floriri,perkohesisht me marifetet e tij ka arritur nje fitore,por qe pritet ne vijim ti kthehet ne bumerang.Ai,ka emeruar Besnik Mucin,qe te merkuren merr reston e KLP-se,si gjyqtar te GJK dhe me nje akrobaci spektakolare e magjike ka katapultuar Xhaferllarin e Alibeajt po si gjyqtare,pavaresisht se emri i saj nuk figuron fare si gjyqtare.Dhe rezultati :Tusha ne ikje dhe Muci i Metes-votojne kunder Arta Vorpsit dhe ne rastin se Xhaferllari do quhet e mireqene,atehere behen tre gjyqtare pro Metes kunderejt dy (Papajorgji dhe Toska)…pra kombinatori president dhe i djallezuar synon qe te vere atje ata gjyqtare qe i japin “besen” atij dhe nuk e shkarkojne,pavaresisht se per te arritur kete qellim ai duhet te shkele ligjin,betimin dhe vete kushtetuten,per te cilen ai pergjerohet.Por per Metaj Ilir koketulin keto jane gjera pa rendesi.Me rendesi per palacon e presidences eshte ai te dali palagur nga GJK dhe te vcazhdoje i qete lojen e tij 30 vjecare me kete popull e me kete shtet,si puna e xhokerit,qe hyn kudo dhe i transformon situatat e letrat.Ky eshte birbua yne president!

  21. Arbeni says:

    Bravo Solol.Politikan te dhjere si saliu,iliri e lloj lloj te pëgëre tjeter meritojne vetem perbuzjen dhe largimin nga ato poste shteterore.Ata i ka trembur reforma në drejtesi,sepse po i pret qelia e burgut.Boll kane shirë gjer tani kjo fare muti.Arta Vorpsi e ndodhur para nje poshtersie beri nje veprim per aq sa mundej para nje intrige e veprimi antikushtetues te nje te diskredituari i cili u ka me presh në duar duke ber korrupsion me Agim Reapin nga Trevllazeri i Vlores në zyren e ministrit te ekonomise.Denimi i ketyre funderrinave Te shoqerise ndoshta do ti jap frymemarrje gjithe shoqerise shqipetare.

  22. Linda says:

    Njerez te pamoral mbroni njeri tjetrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje