Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka bere me dije se me 16 nëntor selia rozë do të zgjedhë delegatët e Kongresit.
Peza përmes një postimi në Facebook, shkruan se procesi për zgjedhjen e tyre do të nisë në orën 08:00-16:00, ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.
Gjithashtu ai ka theksuar se “në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë”.
Postimi i plotë:
TI ZGJEDH!?
Më 16 Nëntor zgjedhim delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste? #KrenarPS ????
Me cilësinë e sekretarit për Marrëdhëniet me Mediat në PS, kam kënaqësinë tju njoftoj se:
– Të shtunën e kësaj jave, nga ora 08.00- 16.00 plot 103. 056 anëtarë të PS në gjithë vendin, janë ftuar për të zgjedhur mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit, sipas parimit “një anëtar një votë”.
– Në këtë ditë të rëndësishëm për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë #gra.
– Për herë të parë në këtë proces, në Njësinë Administrative Nr. 8 në Tiranë, do të aplikohen votimi elektronik nga 989 anëtarë partie dhe ai online, nga 100 anëtarë të tjerë.
– Janë marrë të gjitha masat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standardet më të larta zgjedhore.
– Nga hapja deri në përfundim të votimeve, në selinë qëndrore të PS në Tiranë, do të ketë komunikime të drejtpërdrejta me gazetarët, për të përcjellë me detaje dhe në kohë reale, të gjitha të dhënat e nevojshme rreth këtij procesi.
Parimi “Nje antar nje vote” eshte nje mashtrim i madh i Edi Rames,sepse ky parim nuk ka asnje vlere,sepse delegatet nuk do jene ata qe do votohen nga antaresia,por ata te perzgjedhurit e Rames.
Listat jane bere me kohe dhe kete e verteton fakti qe deklarohet se delegatet do zgjidhen nga 1467 te perzgjedhurit e jo nga ata qe do te zgjedhin antaresia!
Keshtu sic ben zgjedhjet ne parti,Rama keshtu i ben edhe per pushtet!
Garanci per listat jane komisioneret militante besnike,jo te partise,por te Rames,qe do veprojne sic urdherohen se nuk ka kush i kontrollon!
Ne PS,qe kur e uzurpoi Rama eshte zbatuar parulla “Kur themi partia nenkuptojme Rama dhe kur themi Rama nenkuptojme partia”!
Kurre nuk ka patur me shume kompetenca diktatori komunist Enver Hoxha se sa DIKTATORI FASHIST Rama!
PS-ja e sotme eshte kthyer ne rolin qe luante Asamblea tradhetare kuinslinge ne kohen e pushtimit hitlerian!