“Kjo duhet të marrë fund”, Rudina Hajdari kërkesë Metës: Ndalni urgjent lojën e vjetër për deligjiminin e institucioneve të drejtësisë

16 Nëntor 2019, 13:48Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka zbardhur sot kërkesën qe i ka adresuar Ilir Metës.

Në një shënim në Facebook, Hajdari shkruan se “I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me rradhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive.

Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.

Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.

Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta.”– shkruan Hajdari. (TemA)

7 komente në ““Kjo duhet të marrë fund”, Rudina Hajdari kërkesë Metës: Ndalni urgjent lojën e vjetër për deligjiminin e institucioneve të drejtësisë”

  1. Orli says:

    E vetmja gjyqtare e legjitimuar(por si hajdute) eshte mamaja jote fatmira mi rudina! Ajo e meriton titullin KCK….

  2. Neveri says:

    Populli shqiptar,me kete klase politike antishqiptare qe ka deshtuar totalisht,i ka cuar dem 30 vjet nga jeta duke i shuar besimin se ky vend mund te behet!
    Dhe nje klase politike antishqiptare eshte KRIM t’i besohet jo vetem te beje “gjyqin e historise vetvetes”,por aq mr pak te shpresohet se do ta korigjojne veten duke u vetndeshkuar!
    Shikoni se cfare ben Meta per te mbrojtur veten,ndersa nga ana tjeter ndodhet nje aventurier si Rama qe kurre nuk di te beje dialog por vetem PAZAR per vendin!
    Si mund te merren vesh te dy keta njerez,kur e ndjejne veten sundimtare ne postin e vet,te plotfuqishem ligjor dhe morale qe kane vene nen kembe qytetaret shqiptare?
    Si mund t’i besohet ketyre kllouneve politike,bashke me karagjozin Basha se do ndreqin gjendjen ,qe ata e krijuan vete?
    Si mund te besohet se reforma ne drejtesi do te kete sukses duke ia shkeputur ate politikes,kur ne po shikojme qe ne oirganet kryesore kushtetuese si Gjykata Kushtetuese,politika po ha koken me njeri tjetrin per te caktuar jeniceret e tyre e jo te ligjit?
    Po nderkombetaret,valle nuk po e kuptojne difektin kriminal,ligjor qe po e con popullin tone drejt luftes civile?
    Zgjidhja e vetme eshte SHFUQIZIMI I NDRYSHIMEVE KRIMINALE TE 2008,ku Rama ishte njeri prej matrapazeve te tyre,duke e cuar ate para drejtesise!

  3. Korabi says:

    Komentuesit Orli ! Ne komentin tuaj,me te cilin i drejtoiheni deputetes Hajdari , edhe une jam dakort. Jo vetem e eme e saj ,po si e shikojme edhe nga vetingu i ketyre viteve , gjyqtaret ,prokuroret ,avokatet jane te krimbur ne leke ( sic thot populli) E kjo dihet i nderuar ,komentues Orli, se parate i vune duke rjepur popullin, duke perkrahur krimin …. PO nuk jane vetem keta. E krimbur eshte e gjithe administrata shteterore ,kush me shume ekush me pak. Kupola e ketyre jane politikanet, ata qe thirren me te madhe : ” Poshte diktatura”, ” E dume Shqiperine si e gjithe Europa … E kjo ka nje pikenisje . Nisja fillon ne vitin 1992 me ardhjen e Sali Berishes ne pushtet…. me ate demokracine e tij. KJo dihet. Por perseri i nderuar ,duhet lene Rudina me shoqet dhe shoket e saj te ecin. Te mos i ngarkojme me ato c’ka kane bere prinderit. Te mos u shikojme gunen ,por punen. Ndaj them te mos ua presim hovin te rinjeve . Ky eshte nje mendim ,ndaj te uroj shendet e respekte ,cildo qe te jesh…..

    1. Kujtim says:

      Koment teper i sakte.
      Pershendetje!
      Nuk kam gjë për të shtuar

  4. Mashkullori says:

    Kete zonjen Hajdari,nuk e pelqej aspak.
    Deklaratat e saj,i lexoj si te nje “zedhenese” te SHBA-se,prandaj dhe Like foriri,duhet ta lexoje si une dhe te beje nje zbythje sa me te shpejte…

  5. gjinovefa says:

    Goca hajdari, ky qe sot ju kerkoni dialog dhe bashkepunim, eshte pjese e shantazheve dhe vrasjeve te njerezve qe ja thane ne sy korrupsionin qe ky drejton edhe sot e kesa dite.
    Sigurisht eshte menyre protokollare ta takosh, por ju duhet te jeni me e hapur dhe e sinqerte, sepse takimi dhe thirrja e tij, ishte per rezoluten qe do behet ne emer te tije, ti i shet popullit sapu per djathe. Nese mendon se ke karakter, tregoje hapur biseden me njeriun qe per popullin nuk ka vlere dhe pse bertet ne emer te popullit ashtu sikur komunistet te vrisnin ne emer te popullit.

  6. Berti says:

    Deputja Rudina Hajdari, nuk eshte mamaja apo babai, por eshte vetevetja . Shume mire zonja deputete Rudina, go on!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje