Stadiumi me hotele e restorante “ngulfat” dijen dhe artin

16 Nëntor 2019, 19:25Blog TEMA
Stadiumi me hotele e restorante “ngulfat” dijen dhe artin

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria po bëhet me stadium të ri. Stadiumi ka edhe fushë, edhe pistë, edhe zyra, edhe restorant, edhe hotel, edhe parking, edhe impante argetimi, dhe shumë shërbime të tjera që nuk mund të mos kenë lidhje me futbollin.

Megjithatë kjo foto ka një simbolikë tjeter. Shikoni këto dy rrathë të vegjël, – njëri është Rektorati i Universitetit të Tiranës, universiteti më i madh në vend dhe tjetri është rektorati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, qendra e vetme e studimeve që lidhen me arkeologjinë, historinë, letërsinë, etnografinë, etj, në Shqipëri. Aty ndodhet një prej muzeve më të mirë në vend, Muzeu Arkeologjik i krijuar më 1948.

Dy godinat e dijes duken një pikë ujë në kompleksin e madh sportiv, – një tregues domethënës sesa të rëndësishme dhe sa prioritare janë shkenca dhe dija në Shqipëri! Madje dy godinave gjithnjë e më shumë u merret hapësirë e territor, sa nga qeveria, aq edhe nga bashkia.

Mesazhi është i trishtë: për dijen e shkencën nuk ka as para dhe as investime, ama për çështje hotelesh, lokalesh, luksi, argëtimi, sidomos PPP, ka pasur e ka çek të bardhë! Të gjithë shtetarët vijnë rregullisht të shoqeruar nga donatorët e tyre elektorale tek stadiumi-hotel-restorant, por asnjë prej tyre, nuk ka kohë për vizitë 10 metra pertej, aty ku me të mira e probleme ndodhet Tirana e librit dhe e mendjes.

Dhe për memorie në vendin pa memorie, – më 2010 me ceremoni pompoze midis dy godinave të shkencës, ku ndodhej hapësira e ish kollonave, u përurua nisja e punës për ndërtimin e Muzeut Memorial mbi Nënë Terezën! Nuk u bë kurrë, si shumë gjëra të tjera që premtohen pa menduar dhe që nuk bëjnë pjesë në planet e oligarkëve të politikës dhe ekonomisë!

23 komente në “Stadiumi me hotele e restorante “ngulfat” dijen dhe artin”

  1. Adeci says:

    U ftofsh në bythë o malok. Alamet konstatimi ke bërë. Si të bëhej sipas teje stadiumi, si kotec që të konvenonte me to?

    1. Tironsi says:

      cfare injorance,si ka mundesi qe keta njerez bejne krahasimin pa asnje lidhje logjikr,ky njeri sheh vec bardhe e zi.

    2. Roma nuk u ndertua ne nje dite ore gazetaruc! says:

      Kjo eshte njelloj sikur te thuash qe obobo une po pij gjysem gote me uje, por si dreqin gjysma tjeter eshte bosh. Kesaj i thone ta shikosh boten nga depresioni i Afrim Krasniqit! Edhe kur ka dasem dikush do ta dhjese. Ato godina ore Krasniq jane ndertuar ne kohen e qepes dhe ne ate kohe ishin me te mirat. Por bota po modernizohet dhe ato godina duken te vjetera. Qytetet evropiane jane mijra vjet te vjetra, por prape godinat jane te perdorueshme. Problemi kryesor ne Shqiperi eshte jo se nuk vleresohet shkenca por qe shkenca u shkaterrua nga Berisha qe i eliminojn komplet institutet shkencore dhe ju preu ‘gjakun’ dmth fondet. Tjetra eshte qe edhe sikur ta zeme se shteti do jape para per shkence cdo te beje Shqiperia me zbulimet shkencore? Do ti zhvilloje ne teknologji te reja dhe ti shese ne gjithe boten sic ben iPhone apo Huawei apo Samsung! Ku ti gjeje fabrikat per prodhimin e atyre zbulimeve? Te vetmet shkenca qe duhet te mbeshteten jane ato te artit dhe kultures. Te tjerat, varet nga problemet qe kerkojne zgjidhje. ROMA nuk u be ne nje dite ore Krasniq! Le ta gezojme stadiumin e pare te bukur sot! Neser le te qahemi per godinat e vjetra te muzeumeve shqiptare.

    3. Ohuha says:

      Ngulfat do te thote qe futbollistet do bejne seks!
      E gjeni ne fjalorin Shqip-futjakot!
      Autori i shkrimit ka mbaruar universitetin Nord-east ne Groenlande!

  2. 17nentori says:

    Ju dhjefsha shkollen e gazetarise qe keni bere! Shpikni fjale “ngulfat” kot se koti.

    1. Gentian says:

      Gazetar kazan plenash jorant legena te shitur per cope bytek me qep!

  3. pa vlera says:

    Sakte! Qarte! ..dhe Dhimbshëm!

  4. Vjosani says:

    Sa pa lidhje je o Afrim, qe kerkon ne cdo gje nje gabim. lere ta gezojne njerezit kete veper te re e te bukur!

  5. Luma says:

    Ke te drejte Afrim Krasniqi. Aq te drejte e ke, sa ….. draperi. Ja, shiko neper bote. Messi dhe Ronaldo prandaj paguhen me miljona, se jane doktore shkencash. A ti je trap zalli. Duket nga deklaratat as mish as peshk qe jep.
    Deshe te thuash edhe ti diçka. Sporti eshte kulture or kungull. Njerezit duhet te shkojne ne stadiume familjarisht, si kalim kohe midis babait dhe femijeve.
    Kush eshte kalimi yne Kombetar i kohes se lire? Kafeneja, restauranti per t’u dehur, ose rruga.
    Sporti eshte industri fitimprurese dhe paguan veten.
    Po ti mor derdimen, ku e merr rrogen? Nuk e merr nga ai shtet we po shan?
    Pse nuk flet per Teatrin mor kungull, por shan stadiumin?
    Edukimin, kulturen, dijen ne popull e bie elita e kombit. Çfare fushate ke bere ti, si “elite” e kombit per permiresimin e aresimit, kultures, dijes ne Shqiperi?
    E fillove keq o kungull elite, duke share stadiumin. Nuk vjen e keqja nga stadiumi, por nga mungesa e elites qe hap horizonte te reja per masat e popullit.
    Ti vetem sa u qave duke share stadiumin, dhe i fute nje sharje PPP ashtu shkarazi, me helm Berishian.
    Por nuk ke dale te sensibilizosh opinionin per mosvajtje ne Teater, opera, kinema, librari.
    Pse nuk ngre nje grup intelektualesh te mbledhesh fonde per restaurimin e nje muzeumi, apo librarie?
    Vetem te marresh rrogen dhe te shash edhe ato pune qe behen di.
    Ne qe fitojme buken e gojes duke punuar shtate dite ne jave nuk mund te merremi me kete gje.
    Ju qe dridhni zinxhirin neper zyra shteti dhe mendoheni ne çfare restauranti do hani dreken, ju keni kohe. Nga kush pret? Apo shteti, shteti, shteti.
    Eh, ai shtet vdiq. Tani kapitalizmi shikon vetem fitimin o studjues kungull me titull profesor.

  6. qytetar says:

    Kam shkuar ne shume stadiume ne bote.
    Pa pike hezitimi them se ky stadium hyn ne nje nder me te bukurit dhe me modernet

  7. mali cikes says:

    O Afrim,
    Arsyetimi yt eshte sofist, populist, dhe kjo me ben te mendoj se nuk je larg dallkaukeve te politikes.

    Ja pershembull Franca, ku investohet per shkencen dhe kulturen, ke ka me te madh: akademine e shkencave apo Stade de France? Ti mund te kesh opinione per investimin e Shqiperise ne shkence apo kulture, por nuk ka kuptim ta vendosesh ne kontekt te stadiumit.

  8. Detari says:

    sa keq duket ajo kulla, do i qerroi lojtaret

  9. tropoja 12ol says:

    po ik o malok tropoje u bine ti re dish per shkencen? dhe me e forta do te na tregosh ti neve ketu ne tirane si duhet te zhvillohet shkenca fondet e deri te godina?malok s ke faj ti ke lindur ne shpelle ik merru me projekte shpellash aty diku ne babrru bathore,vjen ketu mes tiranes e na jep mend neve maloku sales,ne na intereson futbolli nuk na intereson shkenca,erdogan investon ne xhami e edvin skenderbeu yne ne stadiume ,ik tashi afrim se cave trapin me shkence ne duam top qe eshte edvini dhe ne shkojme pas tij hajde tashi malok futi i taz grosh bashke me salen

  10. Jozi says:

    E para – Stadiumi nuk ka piste.
    E dyta – Ai nuk eshte Universiteti i Tiranes, por Universiteti Politeknik. Nese do t’a kishe shkollen e larte do t’a dije.

  11. GJINI says:

    PO TE VLERESOHET ME NOTA SI DIKUR NE SHKOLLA
    STADIUMI MERR NOTA TE SHKELQYERA DHE DO I NGELI
    HISTORISE SE SPORTIT SHQIPTAR !
    NDERSA DIPLOMA E AFRIMIT MUNDET TE PERDORET
    NE TUALET BASHK ME INTELIGJENCEN E TIJ

  12. Eri says:

    Stadiumi mire u be po tani duhet bere dhe teatri.Jep dhe ti Krasniq kontributin tend meqe te pelqen kultura.Thuaju atyre talebaneve qylaxhinj qe nuk duan ndertimin e teatrit te ri,por mbrojne ate qenefin e kohes se fashizmit.

  13. Edi says:

    Ke shume te drejte Afrim. Te uroj per shkrimin.
    Komb fatkeq. Ka rene ne duar te maskarenjve, zuzarëve e sojsëzëve.

  14. Edi says:

    Urime per shkrimin Afrim. Komb fatkeq. Ka rënë në dore te maskarenjve, zuzarëve e sojsëzëve.

  15. Santori says:

    Perse ka nevoje sot Shqiperia? Pa dyshim per stadiume as kemi qene e as jemi keq. Por ka nje radhe pune ose prioritete sic do te kishte qejf te thoshte kryeministri se ai di dhe gjuhe te huaja
    Ne jemi KEQ E MOS ME KEQ per vende pune qe te mos ike rinia forca aktive qe mund ta ngreje kete vend. Sa mire do te ishte te ngrihej nje fabrike e madhe me ato para.
    S’ke c’i ben, buxhetet i miraton parlamenti i njerezve te ditur e te kulturuar qe per te pare nje ndeshje ia hipin aeroplanit per Munchen tw shtunen dhe me korrektese diten e hene jane ne KRIE te detyres.
    Lum si shqiptaret per kete klase politike! Ta gezojme e Zoti i sgtofte ymrin!

  16. tironci says:

    Do te doja Tiranen ta shiqoja me sa me shume rrokaqej ashtu si Nju Jorkun,Dubin,Londra e cila prishe tashe me te madhe ata shtepite disa kateshe me tulla dhe i bene rrokaqiej.E Tirana ti mbaje ata kasollet me guricka dhe me balte se qenka kulture ….Zürichu i prish ndertesat me bloqe graniti nga baroku dhe nderton tash rrokaqiej…..Tirana a duhet te rrije edhe me tutje si katund i Shkupit?

  17. Revizori says:

    O Santori,
    Ke vene emer perendimor, por rron akoma ne komunizem.
    Federata e Futbollit nuk nderton fabrika o njeri.
    More kot dhe e the nje fjale dhe ti.
    As qeveria nuk nderton fabrika, apo e ngaterrove me shtetin socialist?
    Ato para u dhane per stadium dhe nuk mund te ndertohet fabrike qumeshti me to.
    Fabrikat i nderton kapitalisti ku ka interes. Te rinjte e sotem nuk duan te punojne ne fabrika, por te ikin ne Zvicër ose Angli, te shesin droge nja nje bit, dhe te vijne me Shqiperi te shetisin me makina luksoze, sepse ky eshte modeli i tyre ne jete. Punen nuk e do me njeri. Dhe po nuk e deshe punen, as puna nuk te do me. Ti bën derr derr ne telefon, por asnje proteste nuk shoh per “duam pune”.
    Ngrihen ne proteste me pagese qe “duam Saliun”. Ndersa pune? Jo mer babë. Nuk thashe gjo unë. Kush kerkoi pune t’a mori punen. Une kom Pune vallahi. Ja, dalim me Mozin tek lagjja, dhe bojm Pune Tek kafja.

  18. nje banor i Tiranes says:

    O “tironci”, qe nuk e ke pare me sy Tiranen . Ai Shkupi i yt i vjen anes Tiranes sone . Tirana ne vitet e fundit eshte shndruar ne nje qytet modern perendimor me madheshtine qe i dha Veliaj dhe qe , ne nje dite mund te shikosh rrugeve te kryeqytetit me dhjetra grupe turistesh , qe nga Evropa veriore e deri nga Azia e larget . Kishit pare ne kohen kur qeveriste qoftelargu Sali dhe Bashkine e Tiranes bylmezi Lulezim , turiste te huaj ? Aspak . Na i nxjerr Shkupin me femra shqiptare te veshura me pardesy deri ne fund te kembeve ne mez te korrikut , me Tiranen tone ku zjen modernizmi bashkekohor evropian .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje