Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane

15 Nëntor 2019, 14:36Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në seancën absurde të një parlamenti, të mbledhur në funksion të një kioske noterie poshtë përroit të Lanës, Edi Rama nuk  dha asnjë justifikim që të përligjte qëndrimin e shumicës, në konfliktin e fundit për Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk denjoi të flasë as për data, afate, KED, Ardian Dvoranin, Arta Vorpsin dhe shkeljet e ligjit themeltar të shtetit.

Ai u mjaftua vetëm me argumentin se në këtë kapje të re të drejtësisë, ai kishte mbështetjen e Europës dhe Amerikës.  “A mund të manipulohen SHBA dhe BE duke u vënë në dispozicionin tonë”, pyeti ai parlamentarët që e duartrokisnin?

Pra, argumenti i vetëm që i ka mbetur një kryeministri që po zhytet përditë e më shumë në krim, është: “Mua më mbështesin ndërkombëtarët”.

Për të na bindur se e vërteta është ndryshe nga sa e shohin të gjithë, ai e ka përdorur shpesh këtë alibi.

Kur Shqipëria ishte tej përtej e mbushur me kanabis, aq sa ia behën në këtë vend- që e konsideruan si hambarin e hashashit të kontintentit-, të gjitha mediat më të mëdha të globit, Edi Rama përsëriste të njëjtin refren. Ai i drejtohej atë kohë ish depuetetes Jozefina Topalli me shprehjen: “A do na e lejonin aleatët tanë këtë nese ajo që pretendon është e vërtetë?”.

Madje parodia shkoi edhe më tej, në kulmin e denoncimeve kundër trafikut të drogës dhe kur shpërtheu skandali i lidhjes Tahiri- Habilaj, ambasadori Donald Lu, doli të deklaronte se historia e luftës ndaj narkotrafikut është një histori suksesi.

Po e njëjta fabul u kopjua edhe kur në shkelje të Kushtetutës, shumica vendosi të zgjedhë kamikazen anonime, Arta Marku, si Prokurore të Përgjithshme të Përkohëshme. Euralius dhe OPDAT, përgatitën një letër ku justifikonin katapultimin e saj për një kohë të shkurtër, pa të drejta lëvizjeje apo ndëshkimi për vartësit dhe me pretendimin e pavarësisë. Rama sërish përdori justifikimin: “A do na lejonin të huajt”?.

Se si rezultoi eksperienca e Arta Markut, se sa kohë ndenji ajo në detyrë, se sa lëmsh e bëri institucionin, se si i shkatërroi dosjet e vjedhjes së votave, tashmë dihet. Nuk është e vështrirë të kuptohet gjithashtu se sa i kushtoi besueshmërisë së reformës së saponisur në drejtësi ky eksperiment me leje diplomatike.

Por, ironia e gjithë kësaj historie ishte në momentin kur ajo doli përpara KLP për të kërkuar një mandat të plotë. Pasi shfaqi performancën që i gajasi të gjithë shqiptarët që e panë live, ajo guxoi të thotë të njëjtën shprehje si Rama: “Unë kam mbështetjen e ndërkombëtarëve”.

Pra, krimet me lejen e të mëdhenjve i kanë shërbyer kryeministrit vetëm sa për të hedhur përkohësisht lumin, vetëm sa për ta kaluar momentin, por në fund, realiteti ka diskredituar bashkë me artikuluesin e tyre edhe besueshmërinë e mbështetësve që i kanë lejuar në heshtje këto mashtrime.

E njëjta gjë u përsërit edhe në tentativën për të organizuar me çdo çmim zgjedhje moniste në 30 qershor. Kryeministri shkoi në çdo cep të vendit për të kërcënuar me moshyrjen në SHBA dhe BE të atyre që do të tentonin ta prishnin këtë farsë. Asnjë diplomat nuk e kundërshtoi, pavarësisht se të gjithë e dinin se kjo nuk mund të realizohej pa pasur më parë një vendim gjykate, një verdikt të formës së prerë nga drejtësia.

Madje Palmer shkoi deri aty sa për ato votime, që u pa më pas se si i etiketoi ODHIR, të artikulonte formulën: “bëni njëherë zgjedhjet, pastaj shqyrtoni legjitimitetin e tyre”.

Ky film u shfaq edhe këtë të premte në parlament, kur për të përligjur manipulimin e mazhorancës me një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi (KED) për t’i hequr presidentit të drejtat e tij kushtetuese, si alibi u përdorën deklaratat përshëndetëse të selive diplomatike amerikane dhe europiane.

Pra, tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, se në të gjitha marrëzitë e tij, Edi Rama ka pasur mbështetjen e pakushtëzuar të ndërkombëtarëve.

Të pohosh këtë, do të thotë t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Eshtë e kotë të vazhdosh t’i besosh një mashtrimi alternativ, ashtu siç bën opozita jonë e kapur dhe pa ide, se atij po i ngushtohet rrethi apo se këtij regjimi ia kanë hequr vizën.

Më e ndershme sesa të ushqesh publikun me fabula të paqena, do të qe të përpiqeshe të kuptoje se nga vjen mbështeja për këtë regjim dhe cilat janë pasojat e saj.

Njëra nga arsyet mund të kërkohet tek vetë mosbesueshmëria e opozitës, tek mendësia e instaluar, se në këtë humbëtirë të gjithë janë njësoj, e cila e ysht çdo diplomat cinik të mendojë: e pse duhet të angazhohemi apo për ta bërë më keq?

Një tjetër alternativë mund të jetë kokfortësia për të çuar përpara, me çdo mjet, qoftë edhe me ndihmën e një pushteti të korruptuar, eksperimentin e reformës në drejtësi që po degradon dita- ditës. Pasi kanë harxhuar para, propagandë, energji, në Uashington dhe në Bruksel mund të duan thjeshtë të shohin të hedhur suvanë e një godine me themele të shkërmoquara, vetëm për të raportuar se puna u krye, vetëm për të bërë dy- tre shembuj, pavarësisht se drejtësi për shqiptarët nuk do të ketë kurrë. Dhe për ta përfunduar këtë maskaradë, ata e dinë se nuk mund ta bëjnë, as pa mbështetjen e ekzekutivit dhe as pa kartonat e atyre që e votojnë në kuvend.

Idhtarët e teorive konspirative mund ta shpjegojnë këtë mbështetje të palogjikshme, qoftë me paranojat për rolin e Sorosit, qoftë me ato të lobistëve fuqishëm që janë të njëjtë me ata të Vuçiçit.

Të tjerë akoma mund të ngrejnë hipoteza dhe supozime të ndryshme për këtë situatë absurde.

Por, për të gjithë është e qartë se duke u sjellë në këtë mënyrë, aleatët tanë po i zhgënjejnë ata që besuan tek reforma në drejtësi dhe ata që ëndërruan se do të bëhet më mirë, njësoj siç lanë në baltë kurdët e Sirisë, që luftuan përkrah tyre kundër DAESH-it. Ata mund të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte regjimin e Ramës, njësoj siç kanë mbështetur Dinh Diemin në Vietnamin e Jugut apo Pinoçetin në Klili.

Historia nuk i përjashton as të mëdhenjtë nga teoria e gabimit.

Por, në pikën ku kemi mbërritur, nëse vazhdojnë ta lënë Edi Ramën të justifikojë çdo krim në emër të tyre, ata jo vetëm nuk e ndihmojnë dot më atë, por e zhveshin edhe veten nga roli i arbitrit moral që kanë luajtur për tre dekada, duke mbathur çizmet e të fuqishmit, që imponohet me anë të dhunës, por jo të besueshmërisë.

24 komente në “Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane”

  1. Fck Saliun says:

    Grahmat e fundit te kelysheve te Ilir hajdutit

    1. I.Hoti says:

      Mendoj se do ‘te fitoje supen per neser(nqs salehi vjen ne pusht), ..se sot e ka te siguruar nga demokracia ne shqiperi ! Ky maskara,legen kastravec zvarranik trushperlare pa fetyre moral e personalitet njeriu…… ka zgjellur erresiren e krimin ,mjergullen e poshtrimin…per ‘supen e helmuar te saleh [email protected] neser…me shpresen ‘neser’ pas disa vitesh ..! Do vdesi bythleoiresqiress>>>>>> mos harxhoni mohe me perves te trashiguar !

  2. blerta says:

    KY I NJEH MIRE DIKTATORET SE…..
    GJYSHI KRYEDIKTATOR….
    I ATI SIGURIMS…..
    VET KOPIL….

  3. xhemal says:

    vazhdon deshperimi i lajmetareve te vdekjes.treguesi me i mire se dicka po ecen per mire.kur tremben minjte dalin nga vrima prit termet…

  4. asi says:

    ik o njeri shurre, je i lyer me shurre, se kush i boton shkrimet e tua te lyera me shurre gabim te madh ben.

  5. Kreshniku says:

    O lepurushi i gjyshit, ti rruash shelegun Gjigandit, ti dhe ata si puna jote.

  6. demokrati says:

    Zogu i qyqes. Kush mendonte se nipi eshte thjesht nje mendje e vogel e shemtuar ose thene shqip nje shpirtzi, mund ti shtoje karakteriskes morale dhe faktin qe indoktrinimi antiperendimor ne femijeri ka qene i plote dhe i efektshem. Ky i ben te ndihen me turp agjitatoret koreanoverior dhe gazetaret e Putinit persa i perket aniamerikanizmit.

  7. Turi says:

    PO ESH E VERTET CDO GJE QE THUA BUSHAT,PO E KUPTON PSE PO I JAPIK OKEIN RAMES NDERKOMBETARET!?NA PINJOLL SI TY QE E DUAN KETE VEND CORAPE QE TE KCK DHE TI NA NJE GJE.MOS KI HALLE BUSHAT SE KLANI KAPO NUK TE IKEN DHE KETA TE FORCOHEN SA TE DUAN. KLANI KAPO I KA PASTRUAR PARAT,PRANDAJ HA MUT GJITHE DITEN SI PLASI BYTHA NJERIUT

  8. Maverick says:

    Me mjaftoi vetem titulli, sepse artikullin as nuk kam ndermend t’a lexoj, per te thene qe kjo sperme diktature bashke me te frustuarin ”babàvrases” lubonja, duhen thjeshte injoruar.

  9. arber says:

    Eh mor revolucionar i vogel, tani ke filluar dhe luften kunder imperialisteve amerikane dhe europiane.
    Je komplet R.K.

  10. Bambi says:

    Gazetar. Lexova vetem titullin, sepse te them te verteten analizat e tua nuk jane ta paaneshme.
    Eshte e vertete ajo qe thua, por duket kuptuar pse-ja .
    Fakt eshte qe Rama eshte shume me punetor se te tjeret ne qarkullim.
    Fakt eshte qe Rama vjedh (ne se mund ta themi keshtu) shume me pak se te tjeret ne qarkullim.
    Fakt eshte se Rama eshte i vetmi per momentin qe nuk i ve shkopinj neper rrota strukturimit te sistemit te drejtesise.
    Fakt eshte qe Rama i ka konsumuar te gjitha metodat per dialog pa kushte me opoziten, por kjo e fundit nuk eshte serioze dhe realiste.
    Se fundmi, Rama eshte i vetmi politikan per momentin qe ka mbeshtetjen e USA , sepse ka bole dhe nuk eshte i varur nga e kaluara korruptive sic eshte gjithe opozita e sotme. (Meta. Basha, Mona, Sala, Dashi, Dulja, Paloqja, etj. etj. )
    Kuptohet, sapo ne horizont te dale dikush me integritet, mbeshtetje dhe autoritet, USA do e leshoje Ramen. Veliaj sikur po strukturohej para ca kohesh, por dhe ai nuk e ke integritetin e duhur.
    Por per momentin nuk ka gje serioze, dhe kjo eshte per te ardhur keq.
    Ne fakt mendoja se Selami dhe Oketa do kishin pak me shume bole, po nuk paskan. GJynah per opoziten

  11. Raul says:

    Mallkuar nëna që ka lindur këtë monstër të shtypit shqiptar. Mjerë familja që e ka në shtëpi këtë njeri që vetëm helm nxjerr nga goja dhe zoti e ka bërë me sy të bardhë dhe me shpirt të zi.

  12. Timi says:

    Andi paske pjerdhur edhe ti di rrogepshuesi yt Ilr hajdut Meta…si perhere oas pordhes se Metes del ti i pari qe na e servir per parfum. Neser do dali ai qe ja futi babes se vet Lubonja, pasneser do dali future dhjeri Ralik dhe mbylljen e ben si perhere idioti qe i thote vetes profesor, qeni i berishes gjekmarkaj. Dhe ju kujtoni se shqiptaret nuk e dine qe Meta po dhjet ne breke nga afrimi i drejtesise sepse eshte i pari, pas monstres Sali Berisha qe di shkoj ne burg. Por ti me kete shkrim te shkrin fare na e bere Ramen diltstor qe e mbeshtet Amerika dhe BE…mos more qerrata. Amerika e BE i mbeshtesin diktatoret aq sa mbeshteten gjyshin tend fhe mikun e madh te gjyshit tend dhe familjes tende Enver Hoxhen. He more qerrata.

  13. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Suedia, Danimarka, Zvicra, Zelanda e re, apo shume vende te tjera te cilat nuk varen nga nderkombetaret ose me sakte nga amerikanet (cifute) . Jane ato vende qe kane mireqenien dhe demokracine e vertete.
    Aq me teper qe kemi shume vite qe drejtohemi (rripemi nga leket) nga Sorra. Udheheqesi shpirterore i Ed … i lali bythes, i Lulezimes.

  14. ana says:

    ti jo vetem qe nuk je gazetar por je edhe K……

  15. Kasem gahinji says:

    Husni gjyshi i demaskoi vazhdimisht amerikanet.nuk di cka bere wytetarja amerikane gjyshja vito kapo.ka qene me husniun apo me amerikanet qe kane mbeshtetur diktatoret.

  16. Lik says:

    Na I thuaj ti more Andi si mund te çmontohet ky sistem hajdutesh I ndertuar me kujdes nga S.B per ti bere gjemen ketij populli.Eshte shansi I fundit per ta shperbere .Shyqyr qe e kane te huajt kontrollin sepse tanet I kemi pare.Mos ki merakun e Rames se te gjithe duhet dhe do pergjigjen para drejtesise. Ai thjesht po ben lepe-peqe.

  17. Drini says:

    A.Bushati eshte nje sharlatan mediatik,por Rama eshte nje DIKTATOR nga me te urryerit!
    Jam socialist,por Ramen kryetar partie e kryeminister nuk do ia uroja ta kishin te gjithe armiqte e Shqiperise!
    Antishqiptar,arrogant,cinik,hakmarres,mbrojtes i hapur i korrupsionit,i pa afte si shtetar,njeri qe urren dialogun duke e quajtur veten si koke e madhe,njeri qe urren te varferit,perbuz popullin e vet dhe mbi te gjitha keto i justifikon me nje propagande mashtruese te tipit gebelsian,aq sa edhe vete krijuedi i saj,Gebelsi hitlerian do ia kishte ziline!
    Rama eshte sic thote populli,”Te rreh e nuk te le as te qash”!
    Rama eshte fatkeqesia e Shqiperise ,qe duhet shporrur nga qeveria sa me pare!

  18. Ala vazhdon dhe pjerdh medies ky sharlatan ,
    ky mut haleje duke tentuar te mjergulloj opinionin .
    rrasini ndoji hu te shkoj ne pidh te sems putana komuniste

  19. papi says:

    O KELYSH,,,komunisti,,e sigurimsi,,,sa lek more per kete ,,,shkrim,,,;;;ptuuuu far e ndyr,,,

  20. Gri says:

    Andi! Refuzo vizen Amerikane! Mjafte me keta “imperialist” qe mbeshtesin “diktatorin” e ri! Shpeto vehten, fut sa me thelle ne kazane! Aty vjen ere e rend muti!

  21. . says:

    halanist injorant!!rama po nderton shtetin demokratik !qe eproret e tallalleve dhe hajnive po dhjaksen ,nga fuqia e ligjit ,dhe se drejtes.

  22. Ina says:

    @Drini… Le nam or burre I dheut. Ca socialisti je ti qe e shan Ramen? Meqe ra fjala, po te jesh socialist, a ke bere ti ndonje gje qe ne se dime dhe te ta njohim per kontribut? Kurse ti o andi karabushi, mos fol per ameriken e europen, o idiot, se nuk do vine ata te marrin mend tek ti o hajvan. Boll me keto injoranca qe si beson as vete. Po do e qepesh edhe ti, se likja ska me leke qe te te paguaje, po I mbarohen te shkretit! Edi Rama vazhdo perpara. Leri keta zagare te hane koken.

  23. h says:

    Ti o debil-medioker-provincial do na mbushesh mendjen se amerika ben gabime te medha
    kurse meta me berishen jane viktima te gabimeve amerikane ???
    Rama mbeshtetet nga Amerikanet sepse ka pranuar reformen ne drejtesi,spak,byrone e hetimit
    dhe ka lene dore te lire kur gjendet ndonje i korruptuar ne rradhet e partise se vet.
    Kush kritikon reformen e mbeshtetur nga BE dhe SHBA eshte i korruptuar dhe antishqiptar.
    Shih meta,berisha,gabelja,noka,marku,gjokmarku,gjonkaruci,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje