Nga Brisida Gjikondi
Po shpreh dhe unë me modesti mendimin dhe gjykimin tim si juriste për situatën pa precedent që është krijuar në një nga hallkat e Reformës në Drejtësi.
Ngritja e Gjykates Kushtetuese në një klimë intrigash të thella pavarësisht zgjedhjes me tejkalime dhe mangësira të kandidaturave nga ana e Parlamentit, bëri të mundur që të kemi ravijëzimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rifunksionimin e saj qoftë dhe jo më ideali i mundshëm.
2 nga gjyqtaret e votuara nga parlamenti i njoh, dhe konfirmoj integritetin e tyre moral dhe profesional, dhe shpresoj që do kontriubojnë për një imazh dhe drejtesi dinjitoze ndryshe nga kandidatura e Presidentit e cila ka qënë në kupolën e lartë të drejtësisë së atëhershme, zonjat Toska dhe Vorpsi vijnë nga jeta akademike dhe eksperienca profesionale afatgjatë në Gjykatën Kushtetuese.
Veprimi i Presidentit te Republikes rikonfirmoi qasjen që ka ai dhe grupi politik që ai përfaqeson ndaj Reformës në Drejtesi, gjithecka po ndodh tani me veprimet dhe mosveprimet e tij janë akte të pastra të bllokimit dhe zhbërjes së kësaj reforme. Akti Noterial i bërë sot nga zonja Vorpsi, ish nje akt i kushtëzuar nga Deklarata e djeshme e Presidentit i cili tha që nuk do e Dekretonte zonjën Vorpsi edhe pse ajo ishte votuar nga Parlamenti shqiptar.
Konform Ligjit Per Noterine repektivisht Nenet 62, 63 dhe neni 128 përcaktojnë qartë detyren e Noterit dhe hartimin e Aktit te Vertetimit të Nënshkrimit.
Nuk bëhet Betimi para Noterit sic u shtremberua e verteta nga mediat e grupimeve politike, perpara Noterit vërtetohet nënshkrimi i deklaratës personale dhe i dërgohet Presidentit për dijeni si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrimin që të jep Kushtetuta, vullnetin e saj ja dergoi ligjërisht Presidentit duke qënë se ai u shpreh që fizikisht nuk e pret gjyqtaren e zgjedhur nga parlamenti. Interpretimet politike dhe gallatat e rrjeteve sociale janë larg të vërtetës, e vertete e cila ka vetem një emër funksionimin sa më parë të reformës në drejtësi.
Është jo logjike të thuash që Reformën në Drejtësi e kapi Rama … ndërkohë që dihet roli dhe kontributi thelbësor i faktorit ndërkombëtar në këtë histori, të cilët janë lodhur nga korrupsioni dhe destabiliteti rajonal i Shqipërise, si burim emigrimi dhe korrupsioni të pandëshkuar.
Jo se pres pergjigjje, po ku eshte ndryshimi kur Xhaferllari vjen nga “kupola e larte e drejtesise” dhe Vorpsi nga Gjykata Kushtetuese? GT si perhere zedhenese e PS – me falni, jo si perhere po qekur s’eshte me zedhenese e SB.
OK, por vetem nje verenjtje. Znj. Vorpsi nuk e votoi parlamenti, por u zgjodh automatikisht si kandidate e Perrrrsidentit tone ne baze te Kushtetutes dhe ligjit organik per gjk.
Dhe të vjen ndot kur dëgjon analistë, jo më larg se mbrëmë tek Sokol Balla, se veprimi i presidentit paska qenë për të mos i lënë Ramës të gjitha pushtetet. O zot i madh sa nga politika anojnë disa njerëz. Ose nga urrejtja që kanë për Ramën, mund të pranojnë çdo gjë që bën opozita edhe në shkelje të Kushtetutës.