Si do t'i vejë halli kësaj pune mor aman?

16 Nëntor 2019, 12:38Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Ore po lërini Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme, dekretin e ç’dekretin e Metës, shembjen e shtëpive tek unaza, a ku di unë idjotësira të tjera.

Si do ti vejë halli këtij konfliktit të Mira Kazhanit me Jul Dedën. Ky po që është hall.

Ka nja 3-4 ditë që rrjetet sociale dhe mediat online zjejnë: Ja çfarë i tha, ja si iu përgjigj, ja si iu kundërpërgjigj.

Vuuu, vlojnë njerëzia me komente: Mira ia bëri Mirës, Mirë ia bëri Mira...

Meqë me noter kjo punë nuk besoj se zgjidhet, unë sygjeroj që të shkojnë në ndonjë vend të mirë, tek Kisha e Laçit psh, ose tekefundit edhe tek Baba Mondi. Ai mund të bëjë ndonjë nuskë, se ndoshta kanë sy.

Edhe ai mund ti bëjë derman këtij halli që na ka zënë. Se Juli një prroçkë bëri, e Mira një fjali i dha si përgjigje.

Por ç’patëm ne të tjerët?

Dhe mendoj të zgjidhet para vitit të ri kjo punë, që të paktën natën e viti të ri ta kalojmë të qetë.

7 komente në “Si do t’i vejë halli kësaj pune mor aman?”

  1. Braho says:

    Kjo ndodh o Mentor se sot nuk zihen personalisht por kane zgjedhur rrjetet sociale dhe portalet.
    Ja te marrim ty. Ti na akuzon ne te tjereve se si shume jemi mare me Julianen dhe Miren. Por, edhe ti vete nuk ke shpetuar pa rene ne rrjeten e thashethemnajave. Ne e kishim harruar tashme kete histori, qe zgjati tre dite dhe ti me kete koment po e ben me terkuze kapjen per flokesh te ketyre te dyjave. Mjere burri qe e ka kete Juliana llafazanen.

  2. Arbeni says:

    Sharlatani, që mendon se është artist.

  3. Babale says:

    Une them te vene tek baba Xhikja me mire, se ai i qeron m,ire arrat!

  4. Ivan I madh says:

    Keto I kerkoni tek mediet tuaja se ju slini hale pa trazuar se cfare beri njera a njeri e cfare beri tjeteri .Se njerzit pa pune Jane dhe me komente do e shtyjne kohen si ne shtepi e kafene.Prandaj mos bej me pyetje te tilla idiote se je dhe gazetar I vjeter nuk I plas njeriu as per Nulin as per Dulin se cfare shkruajne per njeri tjetin neper portale.

  5. ?? says:

    Unë them , që ai kllouni ?, do ketë të drejtë .
    Ai ka shkollë dhe mend shumë .
    E ka gjenetike .Ai është talent .
    Vazhdon të na bëj të qeshim .??

  6. komentuesi says:

    Po nuk kuptove komentuesit se per ç’fare shkruajne nga Mentor Kika ,duhet te vetquhesh Mentor Kaka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje