VIDEO: Në prag të Shqipëri-Francë, Presidenti i UEFA-s inspekton “Shtëpinë e Futbollit”

17 Nëntor 2019, 14:13Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është i ftuari i nderit në inaugurimin e stadiumit të ri ku do të luajë ndeshjet përfaqësuesja shqiptare e futbollit.

Disa orë para ndeshjes, kreu i organizmit qeverisës të futbollit evropian ka inspektuar projektin tjetër të FSHF në bashkëpunim me qeverinë e futbollit europian, “Shtëpia e Futbollit”, një investim që parashikon zyra të reja dhe minifusha në funksion të federatës dhe futbollit në vend.

Në këtë inspektim, Presidenti i UEFA-s shoqërohej nga kreu i FSHF, Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje