Didier Deschamps: Stadium i mrekullueshëm, por Shqipëria s'kishte shanse të na merrte pikë

18 Nëntor 2019, 19:59Sport TEMA

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Shqipërisë në “Air Albania Stadium”, ku edhe ka festuar 100 pankinat si trajner i “gjelave”.

Pyetjes së gazetarëve shqiptarë, pasi foli me mediet franceze për gjithçka mbi lojtarët e tij, shortin që e pret dhe gjendjen e ekipit (Mbappe), ia ktheu kështu:

“Në radhë të parë duhet të them se stadiumi dhe atmosfera ishin të mrekullueshme.

Nuk ishte e lehtë me këtë presion. Por, skuadra ime e komandoi lojën dhe e zuri mirë fushën, duke dominuar me raste dhe duke mos vuajtur aspak.

A prisja më shumë nga Shqipëria? Sigurisht që po, në fakt!

Por, ishte Franca shumë dominuese ndaj edhe nuk pati mundësi të dilte Shqipëria në lojën e saj.

E kishim përgatitur mirë edhe psikologjikisht”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje