Reja: Franca është një ekip i madh, por prisja diçka më shumë

18 Nëntor 2019, 08:55Sport TEMA

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar kundër Francës në intervistën e dhënë për RTSH në përfundim të takimit.

“Kemi parë qartë cilësitë e Francës sot. Ne, gjithsesi, kemi reaguar dhe kemi patur dy raste në pjesën e dytë. Edhe në Turqi kemi krijuar raste për gol, por nuk i kemi konkretizuar. Më pas, kur ke përballë lojtarë si Giroud dhe Griezmann, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Prisja diçka më shumë, edhe sot kemi shpërdoruar një pjesë loje. Megjithatë, kemi bërë diçka të mirë në pjesën e dytë. Nota për këto eliminatore? Para se të kërkosh kualifikimin në Europian, duhet të punosh një vit me ekipin”.

“Unë erdha në mes të rrugës dhe kemi bërë disa ndryshime. Nuk mund të pretendosh t’i gjesh menjëherë zgjidhjet, por jam i kënaqur me atë që kemi bërë në pak kohë. Unë kam aktivizuar rreth 22/23 lojtarë, që do të thotë se kam një ide të përgjithshme”.

“Skema kushtëzon Hysajn dhe Roshin? E respektoj mendimin, por nuk jam dakord. Ky sistem loje na ka ndihmuar të luajmë mirë kundër Islandës dhe Turqisë, dy ekipe që konsiderohen më të mirë se ne nga të gjithë. Ne duhej të kishim fituar kundër Turqisë dhe skema nuk hyn fare. Këta njerëz duhet t’i shikojnë ndeshjet dhe jo të flasin kot. Rinovimi? Nuk e di. Kur të takohem me Dukën, do të flasim. Doja të mbyllja këtë cikël dhe të krijoja një ide të përgjithshme për ekipin. Nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë”.

2 komente në “Reja: Franca është një ekip i madh, por prisja diçka më shumë”

  1. Kozmos says:

    TRANIERI ITALIAN DUHET LARGUAR SA ME PARE . TREGUESI I QARTE PER KETE TRANIER , ISHTE KOMBETARJA E JONE , E CILA U PARAQIT SHUME DOBET TEKNIKISHT . DJEMTE TANE NUK JANE ASPAK ENERGJIK , NUK JANE TE SHPEJTE , NUK HARMONIZOHEN ME LOJTARET E TJERE , NGURROJNE PARA PORTES , LUAJNE LOJE ME PASIME SI NE VITET 1940 .SOT FUTBOLLISTET E NIVELEVE TE LARTA CAN PERPARA ME SPRINGE TE FUQISHME , DREJT SHENIMIT TE GOLIT . GJE E CILA MUNGON TEK FUTBOLLISTET TANE . TE GJITHA GABIMET QE BEJNE LOJTARET JANE PER SHKAK TE MUNGESES SE NJE TRANIERI TE MIRE . PLAKUSHI REA BEN LOJE TEPER TE VJETERUAR . STILI I LOJES KA NDRYSHUAR SOT .
    FEDERATA SHQIPETARE ESHTE ME MIRE TE VENDOSI NJE TRANIER SHQIPETAR BASHKOHOR , SE SA PLAKUSHIN DEMODE . FAKTET FLASIN VETE . EKIPI ISHTE SHUME DOBET . KY EKIP ME KETE LOJE QE BEN DO TE HUMBI TE GJITHA NDESHJET .

  2. SHKELZENI says:

    E PASHE NDESHJEN TE FR 1 DERI NE GOLIN E DYTE PASTAJE E HOQA , SHUME KEQ D’Y FUTBOLLISTET ANESORE TE PA FUQISHEM PA AKSIONE THJESHTE LARGIM TOPI ASNJE FANTAZI NE NDERTIMIT E LOJES
    MBI TE GJITHA TE PA FUQISHEM
    SHQIPERIA MORI 2 GOLA KOSOVA 4 GOLA SHPRESOJE QE VITIN TJETER TE KRIJOHEN EKIPET E TJERA SI LABERIA , MYZEQEJA DHE DO JEMI MIRE NE FUTBOLLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje