Tifozët shqiptarë e prisnin, zbulohet shkaku pse nuk luajti Mbappe

18 Nëntor 2019, 09:27Sport TEMA

Didier Deschamps vendosi të eksperimentojë e provojë lojtarë të rinj ndaj Shqipërisë, të dielën në mbrëmje, gjatë ndeshjes së tij të 100-të në krye të kampionëve të botës.

Ai vendosi ta rreshtojë ekipin e tij në një sistem të ri, 3-4-1-2, për herë të parë që nga marrja e drejtimit të bluve në vitin 2012.

Kylian Mbappe ishte planifikuar titullar në këtë modul, por nuk ia doli të luajë asnjë minutë, shkruan telesport.

Mediat franceze zbulojnë edhe shkakun, që e mbajti talentin e madh francez në stol gjatë gjithë kohës dhe tifozët shqiptarë nuk patën mundësinë ta shohin në veprim. Mbappé është prekur nga një sindromë virale, sapo ka mbërritur në Shqipëri dhe ka qenë me temperaturë.

Mjekët e kombëtares transalpine kanë vendosur që ai të mos luajë, me qëllim që të mos ndërlikojnë asgjë. Kuptohet, kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen pararendëse, ndaj nuk kishte nevoja jetike që 20-vjeçari të luante me sforco. 

Pastaj, trajneri i “gjelave” iu dha mundësinë e aktivizimit disa lojtarëve të rinj, edhe pse sulmi, ku bën pjesë Mbappe, kishte pika referimi titullarë të rregullt të sezonit kualifikues, si Griezmann dhe Giroud.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje