Pagat në Gjermani, vërtet të larta? Por sa paguhen vërtet punonjësit dhe sa tatime të mban shteti

18 Nëntor 2019, 08:59Politika TEMA

Në Gjermani rrogat janë të larta, kështu mendojnë shumë migrantë, që duan të vijnë e jetojnë në këtë vend. Por sa paguhen vërtet punonjësit dhe sa tatime të mban shteti?

Shifrat nuk të gënjejnë, por ato duhen “lexuar” siç duhet: Kështu për shembull duhet ditur, se po të pyesësh në Gjermani se sa e ke rrogën, përgjigja që të jepet është ajo për rrogën bruto, dhe jo neto, atë që merr vërtet në xhirollogari. Sigurisht, nëse të kthejnë përgjigje, sepse gjermanët e konsiderojnë shumë të papërshtatshme t’i pyesësh, se sa e kanë rrogën.

Sipas statistikave në vitin 2018, e ardhura mesatare mujore në Gjermani është 2.950 euro. E ardhura neto, pra ajo që merr vërtet punëmarrësi është më e vogël. 33% më e vogël, dhe shkon afërsisht 1.945 euro. Pas kësaj diference prej 1000 eurosh fshihen taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sasia e tatimeve që duhen paguar varet në Gjermani nga klasifikimi tatimor i punëmarrësit. Në Gjermani ka nga 1-6 klasifikime. Se në cilën kategori klasifikohesh varet nga disa faktorë, nëse je i martuar apo beqar, nëse ke fëmijë apo jeton vetëm, nëse je prind që rrit vetëm fëmijët, nëse je ushqyesi kryesor i familjes, nëse ke disa punë me deklarime tatimore.

E ardhura bruto dhe neto – Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Rasti nr.1: Le të marrim rastin e një burri të martuar, baba i dy fëmijëve, e që është rrogëtari kryesor në familje. Ai fiton 2.948 euro bruto në muaj. Paga mujore e tij i përket kështu të ardhurave mesatare në Gjermani. Nga kjo pagë mbahen 167 euro tatim mbi rrogën, 215 euro (7,5%) për sigurimin shëndetësor, 274 euro (9,3%) për pensionin, 36 euro (1,25%) për sigurimin në rast papunësie, dhe 45 euro (1,5%) për sigurimin në rast paaftësie fizike. Në fund ai merr realisht një pagë mujore prej 2.209 euro.

Rasti nr. 2: Një person beqar, pa fëmijë merr të njëjtën pagë mujorë, pra 2.948 euro në muaj bruto. Por ky ka një shkallë më të lartë tatimi, dhe duhet të paguajë edhe 22 euro tatim solidariteti (nga kjo babai me fëmijë është i çliruar). Në fund ky person ka një pagë mujore më të ulët, pas heqjes së tatimeve e kontributeve, i mbeten 1.944 euro në muaj. Nëse ky person është edhe anëtar i kishës katolike apo protestante, kjo shumë pakësohet edhe me 40 euro të tjera.

Profesione të paguara më mirë dhe më keq

E ardhura mesatare që përmendëm më lart është një vlerë statistikore, që nuk të thotë shumë për pagat në degë të caktuara. Në disa profesione, të punësuarit fitojnë shumë, në disa të tjera fitojnë aq pak, sa me zor arrijnë të përballojnë muajin. Vendin e parë mes profesioneve më të mirëpaguara  –  pa përgjegjësi personeli – e zenë kryemjekët. Këta paguhen mesatarisht 120.000 euro në vit. Edhe mjekët e specializuar paguhen shumë mirë, mesatarisht 90.000 euro në vit. Mes të shumëpaguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma.

Më të keqpaguara janë punët e ndihmësve në gastronomi, rreth 2.000 euro bruto në muaj. Pak paguhen edhe parukieret, kamarierët, mes profesioneve më të keqpaguara renditen edhe punonjësit e Call Center, ndihmësit e dentistëve, dhe personeli i kujdestarisë për të moshuarit. Edhe infermieret kanë një pagë relativisht të ulët mujore (mes 2.000 dhe 2.400 euro bruto).

Paga minimale ligjore

Gjermania bën pjesë në vendet që e kanë të përcaktuar me ligj pagën minimale. Ajo është e përcaktuar me 9,19 euro ora (aktuale në nëntor 2019). Luksemburgu është vendi me pagën minimale më të lartë, 11,97 euro në orë. Belgjika, Irlanda, Holanda, dhe Franca janë vende në BE që e kanë pagën minimale më të lartë se Gjermania. Më të ulët pagën minimale e ka Bullgaria (1,72 euro), Letonia (2,54 euro), Rumania (2,68 euro), Hungaria (2,69 euro), dhe Kroacia (2,92 euro). Edhe këtu bëhet fjalë për pagë minimale bruto.

Nëse nuk je i punësuar me kontratë e detyrim tatimor page, por mbi bazën e honorarit, pra i vetëpunësuar, duhet të kujdesesh vetë për tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Këtu është e këshillueshme që të marrësh këshilla nga konsulenti tatimor, sepse deklarata tatimore është një nga gjërat më të vështira për t’u përgatitur në Gjermani.

Edhe diçka duhet ditur: Me autoritetet tatimore në Gjermani nuk bëhet shaka. E drejta ligjore tatimore në Gjermani është shumë e komplikuar, dhe vetëm një konsulent specialist mund t’iu ndihmojë për të ulur tatimet.

Më e lartë se mesatarja, më të ulta se rrogat në Zvicër

Pra a janë të larta pagat në Gjermani? Parë nga perspektiva e shumë vendeve europiane, ato janë nganjëherë dy herë ose më shumë më të larta, se në disa vende Europë. Në Shqipëri për shembull paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë është afërsisht 400 euro (Instat, 52.645 lekë, statistika për tremujorin e dytë 2019), ndërsa në Kosovë në vitin 2017 paga mesatare shënonte 527 euro (ASK). Në Kroaci paga mesatare shënon 870 euro, afër 6436 Kuna.

Pra nga statistikat del, se pagat në Gjermani janë më të larta se mesatarja europiane, por më të ulta se Zvicra, Luksemburgu apo Danimarka. Megjithatë numrat nuk të thonë gjithçka. Ato duhen parë në kontekst më të gjerë. Për shembull duhet ditur po ashtu, se në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore të një familjeje të zakonshme gjermane arrijnë 2.517 euro në muaj, ku mesatarisht 900 euro shpenzohen vetëm për qiranë e apartamentit dhe kostot anësore, dritat, uji, shërbimet bashkiake. Nëse ke edhe informacione të tilla shtesë, atëherë ndoshta mund ta kuptosh më mirë se si janë të ardhurat në Gjermani e çfarë të mbetet pas pagesës së tatimeve. (dw)

14 komente në “Pagat në Gjermani, vërtet të larta? Por sa paguhen vërtet punonjësit dhe sa tatime të mban shteti”

  1. pato says:

    Keshtu eshte edhe ne Angli, France , Hollande, Suedi apo Norvegji. Media ne keto vende quan rroge te marre pagen bruto por ndryshon shume shifra me pagen neto. Ne fakte paga mesatare per gjermanet ndryshon me pagen mesatare te emigranteve sepse ata jane sigurisht me te arsimuar e nuk kane probleme me gjuhen dhe sigurisht me te favorizuar per pune. Nese rroga mesatareper nje gjermane neto eshte rreth 2 mij europer nje emigrante realisht eshte rreth 1,500-1,700 euro ne muaj. Por mos harroni qe pervecse takses ne pune do paguash dhe taksen e bashkise apo te komunes qe te heq 200 euro ne muaj. Plus faturat dhe kostoja e jeteses qe eshte shume e shtrenjte. Ne fund te fundit nje 300 euro te mban. Edhe ato do ti nisesh ne shqpieri apo me pushime dhe dole rruar e qethur mire, te rofsha bithen o Gjerman.

    1. Operacioni Zjarri says:

      O bythelepiresit e rilindjes. Nuk ju ben peeshtypje fakti qe nje gjerman paguan tatim mbi pagen vetem 7% (shembulli i pare). Nje gjermani nuk i plas shume per page bruto e page neto sepse me kete te fundit i ploteson me se miri nevojat e familjes. Ne Gjermani qenka 33% diferenca midis pages bruto dhe neto. Po ne Albanistan sa eshte? Minimumi 26%. Nuk paskemi ndonje diference te madhe. Diferencen e jemi vetem tek pagat.

  2. LULJA says:

    PARA DISA MUAJESH I THOSHA DIKUJT QE JETONE NE SHQIPERI QE GJERMANET NUK JANE TE PASUR VUAJNE AI ME SHIKONTE ME HABI DHE NUK BESONTE FILLOJA TE J’A SHPJEGOJA POR JO AI PRAPE NUK DONTE TE KUPTONTE
    KUPTOHET GJERMANIA NUK ESHTE SHQIPERIA POR NUK ESHTE EDHE PARAJSA SIDOMOSE KUR JETON VETEM DHE ME NJE RROGE PUNETORI FUNDI MUAJIT ESHTE I VESHTIRE .
    ME LIGJE ESHTE QERRAJA E SHTEPISE DUHET TE JETE TE 45% RROGES POR AJO KALONE MBI 60 %. DRITA UJE TELEFONE FACTURÉ DHE KATER MBUSHJE MAKINE NE MUAJ ME BENZINE 250 EURO NGELET TE BLESH USHQIME TE ALDI
    E THENE HAPUR EDHTE SHUME MIRE NE GJERMANI PO CARTEN BANCARE DUHET TA KESHE GJITHMONE BOSHE

  3. Zigur Qarri says:

    Gjermania eshte ndoshta i vetmi vend ne Bote,ku mallrat ushqimore te importuara,jan më lire se në vendet e origjines,falë nje politike
    teper sociale.Aq lirë jan ushqimet,sa te gjith vendet perreth afer kufirit, e bejne pazarin ne Gjermani.Per Danimarken dhe Zvicrren
    nuk behet fjale per nje perqindje,por disa here më lire.Ne asnje vend te Europes nuk mund te gjesh pune aq shpejt sa ne Gjermani.
    Shqiperia bën pjese ne zonen e influences gjermanike,prandaj gjuha gjermane duhet te zyrtarizohet sa me shpejt ne Shkollat shqiptare.

  4. PEPJA says:

    ME RUACNI NASHTI DO VIJNE GJERMANET TE PUNOJNE TE NE. SE JEMI SI NE ATO KOHERA FANAR NDRICUS.

    1. Lona says:

      ZOGU NUK THA NJERI QE SHQIPERIA ESHTE ME MIRE SE GJERMANIA AS QE DUHET MENDUAR QELLIMI JOT NE KUR SHKONE EMIGRIM ESHTE SA DO FITOSHE SA DO EKONOMIZOSHE TI NUK SHKONE PER TE BERE PUNE VULLNETARE

  5. LABI says:

    MIRE BENI ME KETE SHKRIM QE TE FRENONI SA DO PAK FLUKSIN QE NUK NDALET PER EMIGRACION??ANDEJ SI NE GJERMANI,ANGELI,ITALI,MADJE DHE GREQI NUK ESHTE SHESHE ME LULE,POR TE BUKA NUK JANE??DICKA MBETET,NDERSA TANI KETU ESHTE BERE ME KEQ SE NE 90 TEN,GJERZIT MARIN ME LISTA BUKEN,PUNE NUK KA?TAKSAT TE LARTA,POPULLI ESHTE NE NJE VARFERI TE PA PARE NE KETO 30 VJETE,,,,

  6. BRSS says:

    SHKOJN NE GJERMANI DHE RRIN SI BYTHQIRA DUKE FJETUR NEPER AZILA APO LULISHTE POSHTE URAVE POPULL QE FLUTURON ME PRESH NE BYTHE

    1. Atdhetar says:

      POSHTE URAVE MBASE NUK FLENE POR QE BEJNE PUNERA QE NE SHQIPERI NUK DO TU SHKONTE KURRE NDER MEND QE TI ZININ ME DORE SE NUK I LE PORDHA. PSE TE GJITHE EMIGRANTET VIJNE E I BEJNE PUSHIMET NE SHQIPERI? JO VETEM SEPSE KANE FAMILJET ATY POR SEPSE ME TE ARDHURAT QE KANE NE EMIGRACION NUK DALIN DOT NGA DERA ATJE JO TE BEJNE PUSHIME. Nje dhome hoteli ne perendim $ 150 ne Shqiperi eshte $30. Nje darke e mire ne perendim per nje familje 4 vete minimumi $100 ne Shqiperi $20. Pra nje rroge mesatare $2000 ne muaj ne perendim pak a shume ta nxjerr muajin afro njesoj si rroga mesatare ne Shqiperi prej $300-400.

  7. Alfa says:

    Pse nuk thoni qe qenkan budallenj ata qe punojne atje.Ne jemi me te mencur….

  8. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Hahahaahahahahaha, oh çu kenaqem, hahahahahahahaha.
    A u pjerdhshi ne bythe, po njeriu shkon ne Gjermani, Europe e Amerike te jetoje si njeri ne rradhe te pare, jo te behet milioner, te perballoje pa dhimbje koke e strese idiote jetesen, te kete akses ne sherbim shendetesor te kualifikuar e cilesor, te marri sherbime sociale cilesore e te jete me afer kultures dhe oportuniteteve per nje jete me te mire e sigurisht duke u integruar ne vendin ku shkon. Cfare njohjesh dhe mundesish per te progresuar te jep Shqiperia, asgje pervec nje mundesie, mundesise qe nqs kontribuon ne fushate politike partiake ben vaki edhe gje naj ven pune. Akoma “filozofet” shqiptare nuk po e kuptojn arsyen reale se perse ikin shqiptaret jo vetem drejt gjemanise por edhe drejt zelandes se re..

    1. Ujku Plak says:

      Super e ke thene, 4 vjete kam ne gjermani shtepin e kam mobilu me mire se ne shqiperi per 20 vjet pune bashke me gruan, femijet i kane kushtet ne shkolle super, te Firma ku punoi jame per gjithe vitit me menge te shkurtera, dhe kurre nuk djersise, punoime burre e grua me kohe te plote dhe marrim mbi 3500 neto ne muaj, nuk beime jete luksi por ta krahasojme me Shqiperine me vjen keq por nuk ka njesi matese, kush eshte i zoti dhe mbarte vlera ne shqiperi e humbe veten se e mbysin militantet e partive, por jashte bene nje jete shume here me te mire e te qete

  9. Bobi says:

    O njerez nuk e kuptojn se ca do te thote gazetari, pse nuk thot qe ne gjermani shteti eshte shtet dhe nuk lejohet qe te leri njeri ma ngren pa pire dhe pa strehim, pse nuk thot gazetar qe per cdo femije shteti ne cdo muaj te jep204 eur, dhe jo si shteti i rilindjes qe I griu fukarenjet me taksat dhe I ha vete me menyrat e koncensionare. Hollande gjermani jan e arthmja. Kushdo qe vjen me mendjen per te punuare sidomos familjare do jen shum mire. Gjermania ja vlene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje