Kallëzimi i Metës për Dvoranin, avokati i njohur: Nuk ka vepër penale, ja pse nuk mund të regjistrohet procedimi

19 Nëntor 2019, 17:12Politika TEMA
Kallëzimi i Metës për Dvoranin, avokati i njohur: Nuk ka

Në një kohë kur presidenti Ilir Meta dorëzoi sot kallëzimin penal për kreun e KED Ardian Dvoranin, për shpërdorim detyre, vjen një reagim nga avokati Sajmir Vishaj.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Vishaj pohoi se nuk mendon se do të regjistrohet kallëzimi, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe veprime nga një individ, por të një institucioni me disa anëtarë.

“Nuk ka rëndësi iniciativa që presidenti i Republikës ushtron të drejtën e një kallëzimi.

Ashtu siç një institucion apo person, në momentin kur merr vesh një shkelje ka të drejtë që të bëjë kallëzim.

Prokuroria është jo kompetente për të regjistruar një kallëzim të tillë. Në momentin që një institucion i drejtohet me kallëzim një prokurorie, duhet të shohim pse.

Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm për pasoja shtetërore. Jemi përpara një akti administrativ që mund të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për votën kolegjiale, për shpërdorim detyre nëse nuk është individual.

Në rastin e KED s’kemi të bëjmë me një individ por me 6-7 anëtarë që kanë vepruar.

Për mendimin tim nuk do regjistrohet kallëzimi penal sepse nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me një akt administrativ. Kërkon interpretim.

Nuk mund ta drejtosh në tre prokurori. Dhe vetë janë të paqartë, tek cila prokurori.

Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret ka një rol administrativ, nuk mund të ushtrojë ndjekje penale. Kemi ndryshime të reja me kodin e procedurës penale”, tha Vishaj.

9 komente në “Kallëzimi i Metës për Dvoranin, avokati i njohur: Nuk ka vepër penale, ja pse nuk mund të regjistrohet procedimi”

  1. ben says:

    Po ky tipi pa e lexuar padine e di qe nuk ka ceshtje penale??????
    E ne cfare kohesh jetojme
    KED eshte organ kolegjal dhe mund te beje cfare ti doje trapi se nuk denohen, keshtu thote avokati
    Ku ka aritur shqiperia
    Nejse edhe per kajmakun keshtu thoshte avokati I tij, eshte I pafajshem.

    1. ABC says:

      Ben, e ke lexuar sic ke qef vet dhe jo se c’fare thote avokati. Gjithsesi, kur behesh ultras i partive keshtu katandisesh.

    2. Liri says:

      KY ESHTE AVOKATI ME MASHTRUS.DVORANI NA DOLI TANI GJYQTARI ME I KULLUAR I SISTEMI ME TE KORRUPTUAR.

  2. mik says:

    Vjen reagimi nga Saimir Vishaj thote artikulli, sikur ky asht minister drejtesie !! Sikur Presidenca nuk paska avoketer per keshille para se te bahet kallezimi !! Dihet se friga, sjell ma teper frige.

  3. XheJ eN Bi says:

    Kur nuk është parë video ,nga e dinë që që nuk ka vrpër penale.

  4. te theme diçka dhe une. says:

    E di presidenti, zoti Vishaj, eshte ai qe ben interpretimin e kushtetutes dhe jo juristat kushtetues, eshte dhe Clirim Gjata, i biri Rustemit qe eshte konstitucionalist. Tani , çfare te na thone ata do bejme. Leni mandatet , do ti leme; more ta kuptoj me mire une se mu kujtua, mandat ne i themi kur vdes njeri, mos valle kane vdekur keta qe lane mandatet?! Vazhdojme, presidenti yne i çnderuar ka kallezuar penalisht dhe gjithe europianet dhe amerikanet, nuk e di ne qoftese NASA i jep nje vend per te bere kallezim ne Hene qe ta veshtroj Moniken nga larte se nga poshte e kane pare te gjithe. E, ja keshtu pergjigjen do te na e jape Tedi Blushi mbushur me fara rrushi. Te behemi serioz: Lerini te bejne si te duan me letra dhe goje, por i beni zape te rrine atje ne presidence se mos na bejne dem. Kane rrjedhur!

  5. Futja kot says:

    A merni ndopak vesh nga Ligji apo deshira per te denuar tjetrin ju erreson mendjen? Cdokush mban pergjegjsi per veprimet personale. Vendimi kolegjial eshte shumatore.

  6. USA says:

    O Rrote like na i perzure te gjithe ambasadoret prit sa te vije kjo koreanja like do kercesh nga belaja ti dhe ndoje tjeter vje per 21 janar o loqe.

  7. Feniks says:

    Se cfare juristesh apo keshilltaresh juridike ka Meta kete e kemi pare ne te gjitha rastet kur Meta eshte perplasur me Ramen!
    1-Nuk dekretoi per minister te Brendshem S.Lleshaj,sepse,sipas truve te kalbur te juristeve te tij avokate dhe te atij vete,Lleshaj ishte akoma gjeneral aktiv!
    Kulmi i idiotesise juridike,por edhe gjuhesore!
    Si qenka gjeneral aktiv nje ushtarak me kete grade i dale ne rezerve me urdher te ish presidentit Nishani,kur ai kishte disa vjet,qe nuk sherbente ne ushtri,por si keshilltar i kryeministrit,pra ishte civil!
    Qe te ishte gjeneral aktiv,do te thoshte se ai akoma duhet te sherbente ne ushtri,ne nje detyre te caktuar,te merrte rroge,duke patur emrin neb liste pagesat mujore,t’i derdheshin kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore dhe te paraqitej cdo dite ne pune etj!
    Ne se Lleshaj do quhet ushtarak aktiv,atehere edhe mijra ushtarake te dale ne rezerve ne 1992 e me pas duhet te paguhen si ushtarake aktive dhe t’u jepen rrogat e pa paguara!
    2-Po me kete idiotesi u vepprua edhe me mos dekretimin e ministrit te jashtem cakas me pretekstin se vete Meta nuk kishte krijuar bindjen se ai mund te ishte i afte per ate detyre!
    Ku e gjeti ligjerisht kete justifikim Meta dhe idiotet juriste te tij qe e kundershtuan dekretimin e tij?
    3-Po keshtu u anullua data e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe u caktua 13 tetori,qe askush nuk shkoi te votonte ne daten fantazem te Metes!
    Ky eshte Meta dhe dallkauket e tij juriste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje