Arkitekti italian krenohet me “Air Albania”: Një shembull për Fiorentinën!

20 Nëntor 2019, 17:28Sport TEMA

Italiani Marco Casamonti është arkitekti i “Air Albania”. Në një intervistë për mediat italiane, ai i referon shqiptarët si një shembull që duhet të merren kur vjen puna për ndërtimet e stadiumit.

Vetë origjina e arkitektit është saktësisht nga Firence, ndaj ai nuk ngurron që të bëjë edhe një krahasim me klubin e Fiorentinës.

“Ne te Fiorentina e kemi diskutuar stadiumin për 12 vite. Unë do thoja se flasim shumë dhe bëjmë pak, prandaj shqiptarët janë një mësim për të gjithë ne. Nëse doni të keni një ide mbi kostot unë po ju them:

Stadiumi në Tiranë ka shkuar gati 80 milionë euro. Kjo është shumë për Shqipërinë, por niveli është mbajtur vërtetë lart. Pra atyre u ka shkuar gati 4000 euro për ulëse.

Në Itali kostot mund të ndryshojnë mbi këto shifra, nga tre mijë deri në katër mijë euro, për një stadium me 40.000 vende. Tani matematikën bëjeni vetë”, ka thënë Casamonti.

1 komente në “Arkitekti italian krenohet me “Air Albania”: Një shembull për Fiorentinën!”

  1. ceni boston says:

    Vetem nje gje mos harojme: Nga Stadium Olimpik qe ishte perfundoi ne stadium vetem per futboll! Po mire si eshte prespektiva mbas 10-15 vjetesh nqtse kemi pak atletike dhe duam te organizojme nje aktivitet nderkombetar…apo varja! Bejme sot per sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje