BE, Avramopoulos: Mezi pres fillimin e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

20 Nëntor 2019, 08:46Politika TEMA

Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos ka deklaruar se mezi pret fillimin e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai dha një mesazh për kolegët e tij të BE, se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një zonë që historikisht, politikisht dhe kulturalisht i përket Evropës.

“Është në interesin e të gjithë Evropës që ky rajon historikisht i ndjeshëm të jetë një model bashkëpunimi, paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në të ardhmen e afërt”, tha Avramopulos.

“Unë pres që liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin e tyre për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore.

Por mbi të gjitha, shpresoj që i gjithë rajoni së shpejti të jetë pjesë e Bashkimit Evropian” vijoi Komisioneri, raportojne mediat greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje