FOTOT: Të gjithë sytë tek princesha e Monakos (dhe disa aludime për martesën e saj dhe tradhtitë e të shoqit)

20 Nëntor 2019, 10:01Lifestyle TEMA
FOTOT: Të gjithë sytë tek princesha e Monakos (dhe disa aludime

Familja Mbretërore e Monakos u shfaq në një dalje publike marramendëse, ndërsa festuan Ditën Kombëtare të vendit duke marrë pjesë në një gala në opera, të martën në mbrëmje.

Princesha Charlene, 41 vjeç, u shfaq e mahnitshme krah të shoqit, princit Albert, 61 vjeç, ndërsa kishte të ftuar edhe nga familje të tjera mbretërore nga Europa.

Sytë e të ftuarve ishin të gjithë tek Charlene, e cila në çdo dalje publike të saj jo vetëm që shkëlqen, por seç ka dhe një trishtim misterioz, pasi shumë rrallë shihet që të qeshë në publik.

Princi i Monakos dhe Charlene: Një histori dashurie, me shumë hije dyshimi

Shtatë vjet më parë, princi i Monakos, Alberti, vendosi të martohej me bionden simpatike, Charlene Wittstock.

Ditën e dasmës, ish-notarja 1.77 cenntimetra nga Afrika e jugut, u tha se tentoi të arratisej.

Sipas raportimeve të asaj kohe, Charlene kishte vendosur ta braktiste Alberton në altar, për shkak se ky i fundit e tradhtonte me femra të ndryshme.

Por, Alberto nuk mund ta lejonte këtë poshtërim dhe Charlene u ndalua nga badigardët e tij, dhe u detyrua të martohet me princin e Monakos.

Këto raportime nuk u konfirmuan asnjëherë zyrtarisht, por pas 7 vjetësh, ata janë ende bashkë.

Madje, tani kanë edhe dy djem binjakë.

Tashmë historia e tyre duket një “love story”, edhe pse hijet e dyshimit për marrëdhënien e tyre mbeten.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Të gjithë sytë tek princesha e Monakos (dhe disa aludime për martesën e saj dhe tradhtitë e të shoqit)”

  1. Kozmos says:

    ATA KANE NJE VAJZE DHE NJE DJALE BINJAK DHE JO DY DJEM ,

  2. Romak says:

    Vdes populli per keta krimba te nginjur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje