Merr fund kacavjerrja e banorëve për të kaluar Shkumbinin në dy fshatra të Librazhdit, FA nis ndërtimin e urës 33 m të gjatë. Xhaçka: Në krye të detyrës

20 Nëntor 2019, 10:16Sociale TEMA
Merr fund kacavjerrja e banorëve për të kaluar Shkumbinin në

Forcat e Armatosura u vijnë në ndihmë banorëve të dy fshatrave të Librazhdit, të cilët kishin vështirësi lëvizjeje për shkak të mungesës së një ure.

Lajmi e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në rrjetin social, shkruan se FA do të ndërtojnë një orë 33 metra të gjatë, për të lehtësuar lëvizjen e bvanorëve dhe sidomos fëmijëve të tyre që shkojnë në shkollë.

Pas 10 ditësh, banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd nuk do u duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin.

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjatë te Rrethi i Bardhë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka.

1 komente në “Merr fund kacavjerrja e banorëve për të kaluar Shkumbinin në dy fshatra të Librazhdit, FA nis ndërtimin e urës 33 m të gjatë. Xhaçka: Në krye të detyrës”

  1. Lani says:

    Ku ishit me para ju qifsha motren te gjithe shtetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje