Në tre vitet e ardhshme për ndërtimin me rruga Milot-Balldren që do të ndërtohet me koncesion do të gëlltisë nga buxheti rreth 500 milionë lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj për të argumentuar se pse do të ngrijnë financimet e projekteve të reja vitin e ardhshëm u tha deputeteve të Komisionit të Ekonomisë se “nëse kompania realizon 25 për qind të punimeve gjatë kësaj periudhe, atëherë i gjithë buxheti do të rishikohet për të orientuar burimet buxhetore tek financimi i kësaj kontrate. Që do të thotë që do të rishpërndahen fondet nga projekte të tjera që nuk janë realizuar drejt financimit të kontratës së koncesionit.
E vetmja shpresë që vitin tjetër të mund të ketë të tjera investime përveç këtyre të dhënave me koncesion, mbetet rritja ekonomike dhe aftësia e administratës për të mbledhur më shumë të ardhura. “Përveç kontratave koncensionare, projektet e tjera të infrastrukturës do të financohen në rast se do të ketë tepricë në realizimin e të ardhurave. Në projektbuxhetin 2020 janë ngrirë projektet e investimeve që nuk janë PPP, për një vit më vonë”, tha Denaj.
Siç duket, frika e rritjes së borxhit , rënia e të ardhurave, dobësia financiare e sektorit energjetik, të cilat ministrja nuk i përmendi si shkaqe por që janë shqetësimi më i madh në raportet e fundit të ndërkombëtarëve si BERZH, FMN dhe BB; janë bërë shkak që shqiptarët duhen të “ngrijnë” për një vit.
“Kemi ngrirë projekte që mos të rrezikojmë parametrat fiskalë. Në momentin që të kemi të ardhura, do t’i financojmë. Nuk do të rrezikojmë buxhetin e shtetit. Kemi ulje në investime kapitale dhe shtyrje për një vit më vonë”, tha Denaj.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se “nga PPP-të e para vitit 2013, po paguajmë për skanimin 18 milionë USD”. “Për rrugën e Banjës po paguajmë çdo vit 15 mln euro, pasi rruga ishte pjesë e kontratës që duhet të paguhej nga buxheti i shtetit”, tha Ahmetaj. Por kjo deklaratë e Ahmetajt, i cili deri 6 muaj më parë ishte Ministër i Financave, dukej si një fshehje pas gishtit, nëse kujtojmë se ai është ideatori dhe mbrojtësi më i zjarrtë i formulës së re të koncesioneve me modelin PPP, që po i rrëmben buxhetit 1 mld lekë në disa vitet më tej. Dhe që tani disa prejt tyre si koncesioni i sterilizimit që në vitin e parë kërkon më shumë se sa ishte parashikuar, koncesioni i dializës del me normë më të lartë të fitimit. Megjithatë Ahmetaj u mbrojt duke fajësuar të tjera koncesione që dikur dhanë nga demokratët: “Koncesionet e energjisë kanë ndikim indirekt. Këtë vit kosto ka qenë 40 mln euro”, tha Ahmetaj.
Gjithsesi sipas ministres së Financave Denaj së shpejti do të ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve me PPP dhe “ brenda tre javëve është gati një raport i hollësishëm për ecurinë e koncesioneve në Kuvend”.
Jane ne terezi keta! Vete i japin ppp-te, veta ankohen?! Nga nje ane thone e japim rrugen me ppp se shteti nuk ka leke, pastaj na del se shteti do e paguaj, madje do nderprese cdo investim tjeter per ta paguar?!!! Plus po flasim per nje rruge qe shkon nga miloti me balldre … dmth nis nga hic dhe shkon askund. Te ishte te pakten nga Tirana ne Muriqan?!!!
Injorant dhe fudull. Ne opozite superkriminela, kete vend e ka mberthyer e keqja e madhe.
Ky popull qenka i teri bageti e bujqesi,se nuk paska njerez te mencur,te afte dhe idealiste,qe t’i thone “NDAL” ketyre PPP-ve kriminale te Rames!
Kur nuk kane para,pse duhet te bejne investime kaq hovarda me kosto katastrofike dhe me borxhe?
Pse duhet te vendose per popullin nje qeveri qe e ka afatin e jetegjatesise vetem 4 vjet,por na fut ne borxhe per 20-30 vjet?
Pse duhet te behen projekte kaq te kushtueshme kur nuk kane para dhe populli ka halle te tjera me te medha?
Rama thote se po punon per brezat e ardhshem,por ky sharlatan harron se eshte aty per 4 vjet?
Po per brezin tone kush do mendoje,apo zoti?
Rama eshte fatkeqesia e popullit,prandaj Berishes,Bashes etj iu jane hapur syte dhe ngrene koken!
Ne se Rama nuk do kishte bere krime kurre nuk do guxonin keta plehra te ngrinin koken!
NDALONI URGJENTISHT PPP,KONCESIONET etj kriminale dhe te investohet ne elementet me jetike te popullit sic jane cerdhet,kopshtet,kendet e lojrave,kendet sportive,lulishtet,rruget e shtruara,uji,dritat,pastertia etj prane pallateve e jo atje ku u behet reklame pushtetit kriminal te qeveritareve!
Tirana ka 1 milion banore,dhjetra mije femije,por te gjithe keta njerez nuk do argetohen vetem ne sheshin Skenderbej apo tek liqeni artificial,se atje ka hedhur miliarda Veliaj,por prane pallateve,atje ku banojne njerezit!
Mjaft me ndertime gjigandomanie,por sa me afer nevojave te popullit!
Erion Veliaj harron se pergjigjet per te gjithe bashkine,por ish komunat rreth Tiranes qe tani jane lagje te saj jane akoma si dikur sektoret e fermave,ish kampe te internimit komunist,pa asnje element jetik per nje komunitet prej mijra banoresh ne pallate 10 kate!
Kjo ndodh sepse planifikimi i investimeve nuk behet sipas nje STRATEGJIE KOMBETARE TEZHVILLIMIT te miratura me referendum popullor,por sipas interesave politike dhe korruptive te kryeministravev te radhes!
STOP INVESTIMEVE KORRUPTIVE !
STOP INVESTIMEVE ME BORXHE!
STOP INVESTIMEVE GJIGANDE KUR POPULLI KA NEVOJA JETIKE ME TE NGUTESHME!
T’I JEPET PERPARESI INVESTIMEVE PER JETEN,ARGETIMIN DHE EDUKIMIN E FEMIJVE!
Rruga Milot-Balldre eshte SKANDAL i nivelit boteror!
Prokuroria duhet te marre nen hetim te gjithe procedurat!
Deputetet e opozites te kerkojne urgjentisht interpelance me kryeministrin per kete rruge dhe ate te unazes se re!
Nje skandal korruptiv i permasave boterore dhe nuk paska komente nga shqiptaret?
Kurre nuk mund ta besoj?
Mblidhni dy tre inxhiniere te afte ndertimi dhe shikojeni si hidhet poshte ky projekt me argumenta teknike. Eshte bere nga njerez jo profesioniste qe dine vetem te hapin manualet e preventivimit dhe te bejne mbledhje e shumezime pa sens derisa te arrijne shumen e parave qe i kerkon hajvani i radhes. Projekti pastaj dy tre vija pa kuptim.