Përse ka interes vajtja e Sali Berishës në zyrën e Ilir Metës

20 Nëntor 2019, 09:16Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Në kuadër të takimeve konsultative që presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë me paraardhësit e vetë në lidhje me vendimmarrjet e tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe paranojën që po e shoqëron se kryetari i KED-së po i merr kompetencat, më bën përshtypje emri i Sali Berishës.

Nuk e di pse m’u kujtua viti 2011, vit i cili është shoqëruar nga një tension i lartë politik midis mazhorancës së kryeministrit Berisha dhe presidentit demokrat Topi. Dhe e gjitha kishte lidhje me ngjarjen e 21 janarit ku presidenti Topi mbajti anën e prokurorisë për hetimin e shkaktarëve të vrasjes së 4 demonstruesve. Ftohja midis palëve kishte nisur që pas ngjarjes së Gërdecit, por 21 janari i vuri vulën.

Aq shumë u tërbua Berisha, saqë presidentin Topi jo vetëm e quajti “Horr Bulevardi”, por e futi në grupin puçist ku bënin pjesë: lideri i opozitës, Edi Rama, dhe kryetari i SHISH, Bahri Shaqiri. Berisha përpiqej t’i mbushte mendjen opinionit publik se Rama nuk mund të bënte atë demonstratë pa mbështetjen e presidentit. Dhe, meqë as shefi i SHISH-it, sipas Berishës, nuk e kishte informuar për atë “komplot”, të tre ata në gjykimin e Berishës “ishin organizatorë në përpjekjen për të përmbysur me dhunë një pushtet të dalë nga vota.”

Presidenti Topi u tregua shtetar i vërtet dhe e kaloi atë situatë dhune verbale ndaj tij me një qetësi të admirueshme. Jo sepse u frikësua nga sulmet që i bëheshin, porse përveç kulturës politike që e karakterizonte, ishte detyra dhe kuadri kushtetues që nuk ia lejonin ta kanalizonte sjelljen e kryetarit të shtetit në aspekt personal. Sulmi i vazhdueshëm i Berishës ndaj presidentit me kërcënime për shkarkim ngelën vetëm në rrafshin verbal përsa kohë ai nuk i kishte votat e nevojshme për ta shkarkuar.

Tetë vjet më pas kemi sërish një konflikt të fortë mazhorancë – president, por kësaj radhe kahet janë të kundërta. Natyrisht, nuk është se fillimet presidenciale të Metës ishin vaj me ato të mazhorancës, por të dyja palët u munduan të ruanin një marrëdhënie kortezie që ia kërkonte detyra.

Pa u mbushur viti i parë si president, Ilir Meta filloi akrobacitë me ligjin duke sfiduar mazhorancën. Një herë nuk dekretonte shkarkim ministri e një herë nuk bënte emërimin e tij, ndonëse ato janë ekskluzivitet i kryeministrit. Gafat i vijon duke kthyer mbrapsht buxhetin e shtetit, i cili është vullnet politik i mazhorancës parlamentare.

Kulmin e arriti duke bërë indiferentin gjatë periudhës kur Partia Demokratike dogji mandatet e saj parlamentare dhe nisi aksionet me bomba molotov ndaj institucioneve qendrore, kryeministria e Kuvendi. Kokën e nxorri më 8 qershor kur zhdekretoi zgjedhjet vendore të dekretuara të 30 qershorit, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit që ndizte bashkëliderja e opozitës që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e presidentit.

Nën këtë frymë antiligjore që kishte ndërmarrë presidenti, mazhoranca ngriti një komision hetimor. Sa pa u miratuar ai komision, presidenti deklaronte nëpër studio se ishte i gatshëm në çdo moment të jepte dorëheqjen. Por sapo komisioni u votua me mbi 94 vota, ai u egërsua keqazi dhe e harroi premtimin e tij. Ndonëse mazhoranca i kishte votat e nevojshme për ta shkarkuar menjëherë, ajo u tregua e matur dhe ftoi Komisionin e Venecias për të dhënë një mendim të specializuar. Edhe mendimi i këtij komisioni, pavarësisht lobimit të fortë të presidentit për ta zbutur përfundimet, rezultoi me konkluzionin se presidenti ka shkelur ligjin me zhdekretimin e zgjedhjeve.

Sa më shumë afrohet data kur komisioni do dalë me aktin e tij final drejtuar parlamentit për shkarkimin e presidentit, aq më shumë ai përpiqet të rrisë në mënyrë artificiale tensionin politik. Pasi ka kryer një shkelje të rëndë siç ajo e zhdekretimit të zgjedhjeve, presidentit Meta i ka dalë turpi për të kryer shkelje ligjore në vijimësi. 

Nuk po merrem fare me konfliktin më të ri, atë me kryetarin e KED-së si dhe me përzgjedhjen e tij për anëtare në gjykatën Kushtetuese të numrit katër në listë, nga numri tre që ishte kufiri që ligji ia lejonte.

Presidenti së fundmi ka bërë thirrje të përsëritur që populli të rrëmbejë armët dhe të hyjë në luftë civile me qeverinë dhe mbështetësit e saj. Gjithashtu, ai po hedh në publik idenë se është gati të shpërndajë edhe Kuvendin, ndonëse mazhoranca ka 78 mandate të veta të blinduara, nga 71 që i duhen për të mbajtur në këmbë qeverinë. I anatemon përfaqësuesit diplomatikë si “lecka të Edi Ramës”, e shumë veprime të tjera të ulëta për figurën e një kryetari të shtetit. Së fundmi thërret në presidencë gjithë grupin e zjarrit të opozitës dhe bie dakord me ta që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Me gjithë këto manovra antiligjore, të pa ndodhura kurrë më parë nga një president në detyrë, mazhoranca socialiste dhe kryeministri Rama po tregohen tmerrësisht të duruar. Tani, ballafaqoni për një çast atë çka bëri presidenti Topi që më pas kryeministri Berisha e shpalli si puçist që synonte rrëzimin me dhunë të qeverisë, me veprimet aktive të presidentit Meta që e ka qëllim në vetvete rrëzimin nga pushteti të kësaj mazhorance. Qëllime që s’e ka problem t’i shfaqë hapur, bile të jetë nxitës i dhunës siç ishin ditët që pasuan datën 8 qershor apo së fundmi ato për rrëmbim armësh.

Prandaj e pres me shumë interes ditën kur ish-presidenti Berisha t’i shkojnë në zyrë Ilir Metës. Për të parë edhe njëherë njeriun e paskrupull Sali Berisha, që s’e ka për hiçgjë që presidentin Topi ta konsideroj puçist përse kërkoi hetim për 4 vrasje, kurse presidentin Meta hero pse kërkon të rrëzojë përdhunisht qeverinë “Rama”.

Ironia e fatit bën që Sali Berisha, për interesa personale, të lëpijë sot atë çka dje e ka pështyrë. Në rast se i shkon në zyrë Ilir Metës dhe i del në krah, atëherë sipas botëkuptimit të Berishës, ky do të jetë një moment rehabilitimi për ish-presidentin Topi. Ama, në rast se nuk i shkon, atëherë sipas zhargonit të Berishës, presidenti Meta i takon të jetë puçist. Cilën rrugë do zgjedhë vallë?!(TemA)

6 komente në “Përse ka interes vajtja e Sali Berishës në zyrën e Ilir Metës”

  1. juristi i shkerdhyer i Berishes-Alibeaj says:

    E bukur kjo! Nxenesi i shkelqyer i Padrinos se krimit ne shqiperi do therrase ne takim “mesuesin dhe idhullin” e tij Berishovic.Dhe te dy bashke,bosi i mafjes dhe pasardhesi i tij do bejne thirrje per te permbysur qeverrine e Edi Rames e per shperberjen e organeve te reja te drejtesise dhe ardhjen e tyre ne pushtet,sepse ky popull e ky vend nuk mund te beje pa udheheqjen e neneshtrimin pa kushte ndaj ketyre dy batakcinjve te provuar boterisht si kermat me te medha kriminale e shkaktaret e kesaj golgothaje qe po kalon ky vend keto 30 vjet.Keta te dy bandite,njeri me i eger se tjetri i kane mbijetuar deri tani denimit nga ligji,fale mbeshtetjes e kapjes qe i kane bere drejtesise shqiptare dhe indiferences nderkombetare e lobimeve te ketyre dy banditeve majtas e djathtas.Eshte e fresket ne kujtesen e shqiptareve se cfare beri gruaja lavire e Metaj floririt te krrabes kur parlamenti vendosi zevendesimin e prokurorit debil e te degjeneruar,mashes se Likes e te Berishes dhe vendosjen ne vend te tij te Arta Markut.Ishte me demek “zonja e pare”,gruaja e Espinozes Like qe hoqi cizmen dhe e verviti ne ajer kunder kryeministrit,duke tregtuar publikisht se ajo eshte pa din e iman dhe vetem organet gjenitale ka si femer,se sa per te tjerat eshte nje rrugace rrugesh dhe nuk krahasohet as me ato femra qe shiten rruges,duke ua marre atyre ne kthese.Sa per berishen,ai eshte liber i hapur,eshte kapobanda i krimit ne kete vend dhe ,duke qene dhe agjenti i UDB-se ka pasur mision permanent shkaterrimin dhe ecjen mbrapsht te ketij vendi,duke grumbulluar rreth vetes dhe agjente te tjere te UDB-se etj si puna e Nokes etj etj.Pra kjo dyshe siameze si mjet ekstrem ka marre detyren ( nga Rusia?UDB-ja?) apo dhe personalisht ti vene flaken ketij vendi.Ka vetem nje pengese te vogel.Dhe kjo eshte AMERIKA dhe politika e saj si dhe ambasadoret perendimore ne shqiperi.Ketu ka ngecur puna.Por meqenese Metaj e heq veten si nacionalist dhe “digjet” per sovranitetin e vendit,beri hapin e pare duke deklaruar Non Grata ambasadorin e OSBE-se ne shqiperi dhe pergatitet ,pasi ka mbledhur informacion ne menyre sekrete(sikur te ishte shefi i KGB-se)per ndonje ambasador tjeter( se kjo eshte detyra e tij,si mafjoz qe eshte!!!)te na habise me nje video….si ajo qe pame vete Metajn me ze e figure,kur merrte jo pak por 700000 euro nga nje tender.Apo jo like?Dhe si doli pa lagur? Fale siamezit te tij Berisha,i cili urdheroi gjyqtaret e tij (te cilet sot jane ne shtepi sepse ngecen ne siten e vetingut,apo u deorehoqen se e dinin paraprakisht se do ngecnin)ta nxirrnin te pafajshem,duke perdorur dhe disa me demek eksperte shqiptare,te cilet me vone Like sheiku i ngopi me tendera e pasuri si shperblim…Pra Metaj ka thirrur ne takim Berishen ose me mire te tjemi Berisha do veje ne nje takim te takoje ate qe ne vitin 2008 mne mes te parlamentit e cilesonte sio “Like floriri” duke e akuzuar publikisht se ishte banditi me kollaro like ai qe e kishte rrembyer floririn ne krrabe…

  2. PEPJA says:

    I THE ITHE PO KUJT I THE KETA PER KAREGLLEN E TYRE KANE PER BORXH TE DJEIN SHQIPERINE.

  3. H says:

    Këta janë degjenerata mafjozë, që bejne sikur mbrojnë shtetin. Ata bëjnë luftë bandash për kush të jetë më i fortë që të vjedhi më shumë.

  4. rexha 10 says:

    INTERESI I TYRE NUKE MBARON KETU.E PARA BERISHA DO TI KUJTOJE EDHE NJE HERE METES NDERIN QE I BERI ME VIDION QE I MBYLLI CESHTJEN ME DENONCIMIN E TE NDJERIT DRITAN PRIFTI. DHE E DYTA ESHTE SE DO TI JAPE KURAJO QE TE VAZHDOJE BETEJEN E TIJE QE KA NISUR SEPSE NUKE KEMI SE CFARE TE FITOJME ME ,VETEM HUMBASIM TE GJITHE ATE QE KEMI RREMBYER EDHE ME GJAKE .KJO KA NJE RENDESI TE MADHE PER GJITHE JETEN TONE NE VAZHDIM.E TRETA I KA GARANTUAR QE NE NA KE NE KRAHE ,PORE UNE PERSONALISHTE NUKE DO TE JEME NE PROTESTA SE MA KA NDALUAR DOKTORRI I FAMILJES SE NUKE JAME EDHE AQE MIRE ME SHENDET.Me pake fjale beje si te theme ,dhe mose beje si beje une
    Dhe te shkuarat te harruara ,tani duhet te mendojme seriozishte per te ardhmen.Po te kerkoj falje per emrin qe ta vendosa ( FLORIRI) .

  5. xhulio says:

    Ajo qe flitej e perflitej per nje lufte civile mes shqiptaresh u finalizua sot me takimin Meta & Berisha. Kthehuni ne retrospektive te viteve ku qeveriste Berisha, dhe ku njerez dhe banda te armatosur plaçkitnin rrembenin njerez, me urdher te ketij krye krimineli. Sa e sa nena, femij motra e vellezer kerkojne drejtesi per vrasjet, sa e sa kerkojne varret e te humberve te tyre, dhe sot prap behet e njejta thirrje, por sot thirrjen e ben Ilir Meta. Ky dhe Berisha kane te njejten akuze popullore, ate te shantazhit, kercenimeve dhe vrasjeve per rrembim prone. Te dy sot u takuan per te bere betimin mes tyre, o te dy ne liri o te dy para drejtesise. Lidhha e tyre eshte lidhje ku bashke kane mallkimin e shume shqiptareve per shume gjynahe ne kurriz te popullit. Ilir Meta, Monika, njerez te cilet do te tregojne para drejtesise per te gjitha veprat e tyre penale, qe i beri te pasur me te pasur se sa nje shum i pasur, ku nepermjet firces se pasurise, kane angazhuar njerez kamikaze per diten qe enderrojne keta te tre, Meta, Berisha dhe Mona, qe eshte dita qe ata kane enderruar , per ti nxitur dhe futur ne vllavrasje shqiptar me shqiptar. Njerezit kane kohe qe thirrjet e metes per arme, nuk e degjojne sot, e kane degjuar dhe me pare, keshtu qe ky njeri, eshte çibani i Berishes, ku numeron oret per nje masaker te tille. Nuk ka ç’ka i bashkon keta dy te keqet e ketij vendi, vetem zeri i brendeshem i krimeve qe ndajne bashke.

  6. BRSS says:

    DY KRIMINELET DY HAJDUTET E SHQIPERISE DY ROBQIRET QE DO VEN NE LITAR ME KOKE POSHTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje