Shkarkimi i Besnik Muçit, Braçe: Ky është një super mësim, Meta zgjodhi më të papërshtatshmin

21 Nëntor 2019, 13:16Politika TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reagaur lidhur me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak të pasurisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun.

“Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të Drejtësisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani! Çdo vonese pengon Drejtësinë e Re! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë! Meta zgjodhi më të papërshtatshmin. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!,”shkruan ndër të tjera Braçe.

2 komente në “Shkarkimi i Besnik Muçit, Braçe: Ky është një super mësim, Meta zgjodhi më të papërshtatshmin”

  1. Timi says:

    Hiqni Meten nga presidenca sa me shpejt! Mjaft me! Populli do drejtesi!

  2. Te pregatitet arrestimi Mutit te Madhe te Presidences

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje