I zgjedhuri i Ilir Metës për në Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçi, është shkarkuar nga vettingu.
Shkak për këtë është bërë pasuria e tij e pajustifikuar.
KPA vlerësoi se Muçi ka deklaratë të pasaktë të pasurisë, si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun.
“KPA ka vlerësuar të gjitha shkaqet dhe ka konstatuar se me pasurinë ka pasur vonesa dhe nuk ka justifikime për burimin e huave të marra. Pra është në kushtet e pamjaftueshme të deklarimit të pasurisë”, thuhet në vendim.
KPA tha më tej se subjekti ka cënuar besimin te drejtësia për publikun dhe nuk gëzon besimin e publikut për vazhdimin e detyrës.
Muçi u propozua nga Ilir Meta për në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se ai nuk e kishte kaluar vettingun dhe për më tepër që ishte paralajmëruar se do të shkarkohej, për shkak të problemeve me pasurinë.
Me sa duket, qëllimi i Metës ka qenë pikërisht zvarritja e procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se ishte pothuajse e sigurtë, që Muçi do të digjej nga vettingu.
Pas shkarkimit të Muçit nga KPA ka reaguar direkt Ilir Meta, që e ka cilësuar vendimin të turpshëm.
“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP”, shkruan zëdhënësi i Ilir Metës.
Vendimi
Vendimi për shkarkimin e Muçit u shpall nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Rezarta Shulce dhe Natasha Mulaj .
Relatori i çështjes, Sokol Çomo iu referua gjatë shpalljes së vendimit kërkesës së komisionerit publik që kërkoi shkarkimin e Muçit.
“Me vendimin numër 58, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit Besnik Muçi.
Por komisioneri Dariel Sina ushtroi ankim”, tha trupa e vettingut.
Komisioneri publik nuk krijon bindjen se Muçi arrin nivel të besueshëm të pasurive, kujtoi KPA.
Trupa e vettingut arrin në përfundimin se apartamenti në rrugën “Ali Visha” në vlerë 1. 9 milionë lekë nuk justifikohet mbi ligjshmërinë, por edhe huatë e marra nga xhaxhai, motra e vëllai.
Në konkluzion trupi gjykues çmon se subjekti është në kushtet e pamjaftueshmërisë sa i takon kësaj pasurie. Problemi tjetër që u soll në vëmendje ishte pronat e familjes së bashkëshortes që ka përfituar toka bujqësore në Pogradec.
KPA kujtoi se Besnik Muçi nuk ka deklaruar këtë pasuri. KPA theksoi se subjekti edhe në këtë pikë gjendet në rrethana pamjaftueshmërie. Edhe për mosmbulimin e të ardhurave për pesë vite, KPA theksoi se Besnik Muci nuk mund të mbulonte me të ardhurat shpenzimet dhe investimet.
Për sa i përket informacionit të DSIK për njohjen e Muçit me persona qe kane probleme KPA hodhi poshtë qëndrimin e Muçit që më herët u justifikua se nuk i dinte problemet e mikut të tij. KPA tha se fakti i problemeve të A. L dihej publikisht pasi ishin deklaruar edhe në media.
Madje privilegjet – tha KPA – dhe deklarimet e pavërteta të Mucit – ka bërë që KPA të mbajë qëndrim edhe mbi sjelljen e subjektit. Shkalla e dytë e vettingut tha se Besnik Muçi ka cenuar besimin e publikut dhe ndaj duke konkluduar mbi pasuritë, faktet janë të mjaftueshme për të thënë që Besnik Muci nuk gëzon besimin e Publikut.
Sipas KPA, Besnik Muçi ka kryer deklarim të pasaktë.
Muçi kaloi shkallën e parë të procesit të Vettingut, por vendimi i tij u ankimua nga Komisioneri Publik me rekomandimin e ekspertëve ndërkombëtarë.
Pasuria dhe huadhënia nga një biznesmen ishin disa nga kontestimet ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
KPA bën të ditur se subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dhënë në gusht të vitit 2018.
(TemA)
Bravo Vetingu!
Shkarkoi te birin e kriminelit dhe hajdutit Shefqet Muçi.
Edhe i hiri eshte hajdut dhe kriminel si i ati qe nuk ka gje pa bere në Tropoje.
Ti konfiskohet pasuria, hiqet liçensa dhe denohet me burg Besnik Mutçi.
Presidenca luan rolin e opozites .lind pyetja pse nuk zgjodhi nje kandidatur qe nuk kish probleme me KPA-ne, po zgjodhi nje ne mes e nje ne fund, te dyja pa vendim perfundimtar nga vitingu? ( pa mare parasysh interpetimin e kushtetus dhe ligjin te 2016)
cudi me ju te temes,si nuk e dinit,ta zgjedhi Meta e te jete i ndershem………
BRAVO PRESIDENCA BRAVO.
Bravo Vetingu…. Perveloi te Gjith BythLèpirsat, keshtu ta kuptojne te gjithe qe kush behet Servil BythLepirs 1 dite do ta mari te gjatin dhe ti lutet zotit te jete pa gunga i gjati se ndryshe do ti dhembi edhe me shume.
Po kjo eshte loje…..shprehja e te madhit Ndrek Luca ne nje interpretim te jashtezakoneshem,me ate theksin e tij verior te bukur…Edhe kjo e Metes eshte ,,loje,,por nje ,,loje ,,e ndyre per te shpetuar vehten nga ndeshkimi i pashmangeshem per vjedhjen e miliardave …Dyshja Berisha _Meta Jane shkaterrimtaret ,kriminelet che hajdutet e Shqiperise,Jane armiqte me te rrezikeshem te shqiptareve.Por PS duhet te veproje me mencuri,nuk duhet te gaboje ne asnje moment dhe per asnje ceshtje.SHBA che BE Jane te vendosur ne realizimin e reformes ne drejtesi,Muci nuk mund te kalonte kurre Vetingun ashtu sikurse nuk do ta kaloje kurre as Xhaferrllari.Ndaj PS duhet te shpejtoje shkarkimin e Metes dhe te projektoje ne postin e presidentit nje personalitet absolutisht me nivel te larte intelektual dhe kulturor qe mundedisht te vije nga bota akademike.
Me shkarkimin ti dergohet lista hipotekave qe keta qe jane larguar nga vetingu mos te kene mundesi te kryejne veprime shitje, ateher na e mbushin mendjen se e kane seriozisht, ne te kunder ju q. . . . vetingun
ne te vetmin rast qe kete radhe jame plotesisht dakord me Meten qe thote turp, turp turp.
Meta eshte i sinqerte bile dhe qesh kur krahason pasurine e Muchit me te tijen dhe e quan si nje fije kashte mullari Much property
Nuk duam dobicat e partive ne gjykaten kushtetuese,hiqeni nga mendja.Nuk shpeton dot Like Hajduti nga SPAK.Ky zagari pa piken e turpit pyet se kush eshte ai qe nuk ka problwme me pasurine.
Hajdutë , dridhuni.
Vertete turp, se pari per presidentin tone se cfare gjyqtari na emron ne gjykaten me te larte te vendit, dhe se dyti per vete gjyqtarin, i cili genjen per pasurine e vjedhur nga qytetaret, ashtu si vete zoti qe e emroj. Se treti i lumte gjyqtareve te vetingut te cilet po pastrojne plehrat nga gjykatat dhe e gjithe drejtesia jone e korruptuar, e ngritur nga salehu dhe likja.
Meta e mori gozhden e pare 20 ponteshe,brinjeve,me shkarkimin e Besnik Muçit.Bravo.Ky eshte veting i vertete.Muçi ne te semes vaft,se ishte bythelepires i Metes.
Mire ky hajduti qe u denua per disa Miliona ,Po like Bajga qe ka Thase me Miliarda Te Pajustifikuara???? A do te veproje Drejtesia dhe mbi Like Zagarin???
Ku je O Besnik MUTI Muçi tani ??????? Kollaj kur “Zgérdhiheshe si Qen” , para Presidencés KRRIMINALE me DEKRETIM FALLCO , dhe i Béje “Karshillik Ligjit dhe Ambasadés Amerikane ????!!!! Té mori mé qafé HAJDUTI né Presidencé ZOTI Besnik Muti !!!!! Tani Shko dhe D O R É Z O GJÉNÉ E VJEDHUR !!! A ju mbush mendja disa PLEHRAVE dhe Bythlépirésve té PD dhe LSI tani qé AVOKAT NGJELA éshté NJÉ PROFET i LINDUR né PARASHIKIME !!!!!!!!!!!! 100% ç’ka , ka théné i NDERUARI dhe i RESPEKTUARI AVOKAT NGJELA , ka dalé NJÉ MÉ NJÉ si ÇEÇUA !!! RESPEKTE pér AVOKATIN NGJELA