Taulant Balla: Kuvendi të rishikojë legjislacionin për të shmangur pengesat për funksionimin e organeve Kushtetuese

21 Nëntor 2019, 15:35Politika TEMA

Taulant Balla deklaron se sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e pengesa për funksionimin e organeve Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS-së, Balla thekson se për këtë është i domozdoshëm edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

“Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese. Opinioni @VeniceComm i domosdoshëm & i mirëpritur.”, shkruan Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje