Taulant Balla deklaron se sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e pengesa për funksionimin e organeve Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS-së, Balla thekson se për këtë është i domozdoshëm edhe opinioni i Komisionit të Venecias.
“Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese. Opinioni @VeniceComm i domosdoshëm & i mirëpritur.”, shkruan Balla.