Raportet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë të mira për aq kohë sa Kurti ka qenë në rolin e një idealisti panshqiptar me vokabular të periudhës së Rilindjes të shekullit të ’19. Rama e shikonte me njëfarë lezeti Kurtin: një çapkën simpatik që e dëfren popullin me fjalë të mëdha patriotike. Situata ndryshoi kur Kurti kundërshtoi ndryshimin e kufijve të Kosovës, kur insistoi që Rama të mos jetë pjesë e rrjetit të oligarkëve ballkanikë dhe kur Rama nisi ta fajësojë Albin Kurtin për protestat studentore në Tiranë. Pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit Kurti është shndërruar në konkurrent serioz të Ramës në dominimin e debateve publike.
Nga Enver Robelli
Prej se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në verën e vitit 2018 doli para mediave dhe nisi të propagandojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve të Kosovës, marrëdhëniet mes politikanëve të Prishtinës dhe Tiranës janë acaruar. Ndër të parët që kundërshtoi Thaçin ishte Sali Berisha. E kundërshtoi me gjuhë robuste dhe Thaçi ia ktheu me tarifë edhe më brutale. E akuzuan njëri-tjetrin se janë agjentë të Serbisë. Berisha la të kuptohet që Thaçi është arrestuar në Tiranë në vitet ’90 pas një krimi ordiner, Thaçi e etiketoi Berishën si strehues të Osama Bin Ladenit.
Pastaj i erdhi radha kacafytjes mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt (i cili gëzon mbështetjen e presidentit Ilir Meta). Që Rama nuk ka ndonjë mendim të lartë për Haradinajn, këtë nuk e ka fshehur. Në sytë e Ramës Haradinaj nuk është i bërë të luajë rol në ligën e parë të politikës. Për këtë arsye edhe e ka shpotitur Haradinajn për mënyrën e artikulimit të gjuhës shqipe. Haradinaj e ka akuzuar Ramën se do të përfitonte miliarda nga shitja e Kosovës – bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin. Rama ka paralajmëruar padi kundër Haradinajt. Do të jetë spektakël nëse ndonjëherë mbahen seanca gjyqësore për këtë rast.
Tema e korrigjimit të kufijve ka ftohur raportet edhe mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Pas fitores së Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës, pyetja është kjo: a mund të ketë komunikim normal mes dy kryeministrave (nëse Kurti arrin të marrë besimin e shumicës parlamentare për t’u bërë kryeministër)? Duhet të ketë, patjetër, sepse as kryeministri në Tiranë, as ky që (eventualisht) do të zgjidhet në Prishtinë nuk janë persona privatë, por politikanë me mandat demokratik për të përfaqësuar shtetet e tyre.
Edi Rama nuk ka bërë pak për ta polarizuar shoqërinë në Kosovë. Ai ka menduar se mjafton të pozicionohet në favor të idesë së presidentit të Kosovës për prekjen e kufijve dhe gjërat do të rrjedhin si duhet. Për Ramën më e rëndësishme ka qenë që idenë e prishjes së kufijve të Kosovës po e përkrahin analistë e lobistë si Ivan Krastevi dhe Wolfgang Petritschi se sa çfarë mendon opinioni kritik në Kosovë. Rama po ashtu e ka nënçmuar tej mase aversionin e krijuar në Kosovë ndaj figurës së Thaçit.
Në vend të pozicionimit arrogant për një ide që përçan jo vetëm shqiptarët, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, Rama është dashur të apelojë që liderët në Kosovë të arrijnë një konsensus: çka duan ata nga bisedimet me Serbinë? A është tabu prekja e kufijve të Kosovës? Nëse po, cila është oferta tjetër në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia? Sepse Kosova ia ka bërë një ofertë Serbisë dhe serbëve të Kosovës: asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi një pjesë të madhe të kësaj marrëveshjeje, politikanët në Prishtinë u bënë sikur nuk kanë qenë negociues e nënshkrues të marrëveshjes për asociacionin.
Raportet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë të mira për aq kohë sa Kurti ka qenë në rolin e një idealisti panshqiptar me vokabular të periudhës së Rilindjes Kombëtare të shekullit të ’19. Rama e shikonte me njëfarë lezeti Kurtin: një çapkën simpatik që e dëfren popullin me fjalë të mëdha patriotike, por boshe. Situata ndryshoi kur Kurti kaloi në terrenin konkret. Kur e kundërshtoi ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe me këtë edhe Ramën. Kur insistoi që Rama të mos jetë pjesë e rrjetit të oligarkëve ballkanikë ku bëjnë pjesë politikanë e biznesmenë nga Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi. Situata ndryshoi kur Rama u ballafaqua me protestat studentore në Tiranë. Për dështimet e tij në qeverisje Rama u përpoq ta fajësojë Albin Kurtin: e akuzoi se po i përkrah protestat studentore në Tiranë. Natyrisht që kjo ishte një hipokrizi.
Pse? Sepse, sipas Ramës, politikanët e Kosovës, përfshirë edhe Kurtin, nuk bën të thonë asgjë kundër oligarkisë në Tiranë. Ndërsa Rama mund të vijë në Prishtinë, të futet në parlament dhe me gjuhë aspak dinjitoze të përpiqet të rishkruajë historinë e Kosovës, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fehmi Agani, Gazmend Zajmi e Ibrahim Rugova nuk luajnë rol, sepse gjithçka nisë e mbaron me Hashim Thaçin (dhe Rexhep Qosjen). Njerëzit në Kosovë kanë aversion ndaj urdhërdhënësve të tillë nga Tirana. Dhe kanë të drejtë.
Raportet mes Kurtit dhe Ramës mund të përmirësohen kur Kurti do ta kuptojë edhe më shumë se deri se e ka marrë besimin e shumë qytetarëve për ta bërë Kosovën shtet funksional dhe për asgjë tjetër – dhe kur Rama ta kuptojë se nuk është «babai i kombit». Sepse këtë rol Kosova nuk ia ka dhënë në vitet 90-të as Sali Berishës.
Në Tiranë qeveria socialiste kontrollon pothuaj gjithçka – institucionet kryesore (drejtësi, polici, shëribme sekrete), ekonominë shqiptare, tenderët, shumicën e mediave. Opinioni kritik në Shqipëri është neveritur nga ky dominim, por masa kritike nuk është aq e madhe për të bërë të mundshëm një ndryshim, kjo edhe për shkak të shkapërderdhjes së opozitës shqiptare të prirë nga Partia Demokratike, e cila nuk po arrin t’i lajë mëkatet e së kaluarës. Në këtë situatë Albin Kurti shihet si një shembull ndryshe, pozitiv, si politikan i pakorruptuar (koha do ta tregojë nëse ai personalisht dhe rrethi i tij do të mbesin të pastër kur të kontrollojnë vegshat e pushtetit). Befas nuk po bëjnë më përshtypje as «dimitë» e Edi Ramës, as «patikat» e tij, por po bën përshtypje në Tiranë diskursi, oratoria dhe retorika e Kurtit. Brenda tri dekadave Kosova arriti të nxjerrë në sipërfaqe dy politikanë që gëzojnë respekt në Tiranë: Ibrahim Rugovën (mes viteve 1989-2006) dhe tani Albin Kurti.
Frika e Ramës nga aura e Kurtit është reale. Fishkëllimat në stadiumin «Air Albania» nuk janë komplot i opozitës joekzistente shqiptare. Janë mllef i një rinie që është ngopur me dokrra e fasada. Mizoria e qeverisë socialiste në Tiranë ka shkuar aq larg, saqë këto ditë i kanë varur në bulevardin kryesor të Tiranës dhe portretet e disa kriminelëve më të kaluar partizane, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore vunë themelet e diktaturës komuniste, u vranë në aksione ndëshkuese ndaj popullsisë civile antikomuniste ose humbën jetën në ngatërresa private. Këta kriminelë nuk janë heronj. Manipulimi i historisë, revizionizmi historik, mosndëshkimi dhe mostrajtimi i së kaluarës e mbajnë peng Shqipërinë. Me shërbëtorë të diktaturës nuk ndërtohet demokracia. Sa i përket diktaturës shqiptare: Albin Kurti duhet të distancohet qartë, sepse çdo hamendje dhe çdo arsyetim («regjimi komunist elektrifikoi Shqipërinë», «arsimoi gratë» etj.) vetëm mund të shkaktojë neveri.
Kurti per edi ramen eshte nje morr bythe.
Sa e dhimbshme qe kaq debil je.
Dallimet midis Rames e Kurtit jan se njeri mendon ideologjin e oksidentit e tjetri orientit kjo ben qe te mos perputhen mendime te përbashkëta,kte problem e ka pas fan Noli me Ahmetin Enveri me Xoxen nano me Berishën e sot Rama me Lulin apo me Haradinaj, Meten apo Kurtin!
Flasim nje gjuhe por ideologji te kundert, Rama me mir kuptohet me Vucicin se sa me te te njejte gjuhë si Kurti apo Haradinaj!
Kulturat afrojnë popujt dhe ka me shum mirkuptim se sa te flasim te njejte gjuhë por armiku eshte ne brendësi te krevatit ne menyra metaforike!
Integrimi eshte nje menyre afrimi mes kombit e dashuri mes vetes,Keshtu si kemi katandisur ne nuk duam vetveten e jo kulturerat e ardhura mes nesh!
Rajoni eshte nje thike me dy prerëse qe nga do t’a kthesh te pret gishtin apo doren?
Lufta e pushtetit eshte gjithandej por me ne luhet shum me nacionalizmin fetar,e Per sa ne nuk e njohim cdo te thotë integrimi si te politikanit e te popullit ne do te vuajm sepse eshte pjese e diversitetit!
iu rrujt shume nave qa u akarruan bith qi imat.
Bravo Veri, ja ke fut si kau pelës.
Ik tani se janë punë për burra këto.
KOSOVA FATIN E KEQ E KA ME ATA QË E QEVERISËN 98% SHTRESA FSHATARE TË VETMIT I QYTETARË ISHIN 3 GJAKOVARË DHE AJO ISHTE PERIUDHA MA E MIRË NË HISTORINË E ZHVILLIMIT TË KOSOVËS FADILIN ,VELIUN ,MAHMUTIN POR PASTAJ VJEN KATASTROFA KATUNDI I RIMER PUNËT FILLON ME VLLASIN RUGOVEN MUSTAFEN THAQIN HARADININ ALBININ…dhe jemi të fundit dhe do të jemi të fundit se këta merren me individ e jo me vendin
NUK KAM QENE ASNJEHERE NE KOSOVE DHE NUK MENDOJNE QE TA VIZITOJE PASI KAM NJE IMAZHE TE KEQ ( QOFSHA UNE I GABUAR ) POR KUR DEGJOJE FJALEN GJAKOVE KAM NJE NDJESI QE VETEM AJTE KA SHQIPTARE NJEREZ TE KULTURUAR JASHTE GJAKOVES PER MUA JANE FSHATARE TE PA ZHVILLUAR NUK E DI NGA ME ESHTE FIKSUAR KY MENDIME
Kurti eshte turkoshak. Rama eshte europian!
PO CFARE KURTI MORE .
RAMA BENE PJESE NE SFERAT E LARTA TE POLITIKES
E PARA ESHTE KRYEMINISTER KARIZMATIK FITUES ME 1 MILIONE VOTA KURSE KURTI NJE POPULISTE MEDIOKER FITUES ME 25 %
E DYTA SHQIPERIA ESHTE SHTETE I KONSOLIDUAR
KOSOVA NUK ESHTE SHTETE DHE SHOQERIA KOSOVARE DIHET OSE NJIHET TURKO – ARABE
NE IDE POLITIKE RAMA ESHTE SOCIALISTE I MODERUAR ALBINI THOTE JAM SOCIAL-DÉMOCRATE GJENJEN INJORANCEN KOSOVARE PASI ALBINI ESHTE POPULISTE BOLSHEVIKE EXTRÉMISTE I MAJTE ENVERISTE DHE JU GARANTOJE QE ALBINI NUK I BENE TRE MUAJ QEVERISJE …….
Pirdh pirdh se lirohesh
Je komplet gabim o idiot. Leqe na ben krahasime me berish e kompani. Cfare kurti thua mor hajvan? Kurti ka qene i rekrutuar te serbia, tani behet patriot se ja do puna, sa te behet kryeminister, dhe e di vete ai pastaj. Pastaj, si guxon ti te zesh ne goje partizanet? Kush mund ta dinte se lufta per liri do sillte diktaturen? Shko andej nga instituti i agron tufes, o injorant, se edhe gabime drejtshkrimore ke bere. Na e tmerroka kurti ramen thote ky. hahahaha… Ta tha nje komentues aty pak me lart, rama me mire flet me vucicin se me kurtin, sepse eshte perendimor. Dhe ketu do jesh ti se si do ta zhvilloje Rama shqiperine. Dhe kjo per te vetmin fakt, se e para, ai eshte patriot, po jo nacionalist shovinist, dhe e dyta, ai ju ha teterve me kulturen qe ka, me klimen e paqes qe po perpiqet te instaloje ne rajon, si dhe me qendrimin dinjitoz qe po mban krahe nderkombetareve, qe ilir meta yte i njollosi me pa te drejte, duke u shtirur vete si virgjereshe. E pra, mos bej krahasime, dhe mos thuaj brockulla per Edi Ramen. Qe ta dish, ai do jete krijuesi i shqiperise moderne, do ti, s’do ti. Ju zoteri gjykoni me emocione, po jeni edhe te indoktrinuar. Une flas me vepra. Une dhe cdo njeri qe ka mend ne koke, flet me ato qe sheh. Sigurisht qe rama ka vend per kritika, se nuk ka shkop magjik, ka vend per sygjerime, ide, mendime, edhe per ndonje kundershti, ama qe pas 30 qershorit, ai fitoi me teper pike ne popull se asnjehere. Merre me mend ti robell torobelli, qe Rama ka shkuar ka folur neper kancelari, dhe mezi ua ka mbushur mendjen atyre te huajve qe te mos i degjojne balotsesit kriminele te shqiperise. Edi Rama, me ne fund, ka kulturen, patriotizmin, si dhe kontributin e pazevendesueshem ne keto kohe per shqiptaret. Ndaj cdo njeri serioz duhet ta perkrahe ne kete mision qe ka ndermarre.
iNA, KUR TE DUKET EDHE VUCICI PERENDIMOR (Ministri i informacioni, agjitacion propogandes se Miloshevicit) do te thote qe ke shum nevoje per nje vizite tek psikiatri
Qe te kuptosh pak politike!
Eshte Keshtu si mendon ti per Vucicin,por qe te kuptosh me mure vendet perendimore, sidomos Gjermania ndikoj qe Millosheviqi t’a paguaj vetem evetem se shperthyen refugjatët kosovarë e shqiptare ne Gjermani dhe amerikanet me ne krye Bill Clinton e miku e shoku i klasës se Millosheviqit Ricard hollbruk kerkojn qe me anen e nacionalizmit te mbillnin kapitalizmin ne ish Jugosllavi dhe urdhri për denimin e Kosovaes erdhi nga perendimi ku edhe u financua ushtria serbe!
Qellimi ish shkatrrimi i ekonomisë socialiste e industrisë serbe te makinave e jo Kosova,por me një gur vrane dy zogj se Keshtu mbillen sistemet politike e ne fund Millosheviqi person helmim për mos deshmuar ne gjyq te verteten se organizatorët ishin Klinton e gehard Schröder!
Kjo gazetë edhe shumica e komentuesve si me pas qen serbe e jo shqiptare.Komentet që po bëhën dhe shkrimet nuk po kuptoj qka ju kan bër shqiptarët e Kosovës që shkruani me këtë gjuhë urrejtje.Po ma qon mallin si me kan serb si komentuesit ashtu edhe gazeta Tema.
Rama meAlbinin ndryshojne shume nga ana politike. RAMA KA PAKE A SHUME MENTALITETIN E RAMIZ ALISE ,QE HEDHE GURI E FSHEH DOREN. ME SHUME RAMA BENE TE KUNDERTEN E ASAJE QE THOTE,DHE NE MYNYRE KEMBENGULSE,DHE LAKMON SHUME KULTIN E INDIVIDIT,DUKE THENE E DHENE MERITAT VETES. ESHTE TOLERANTE KURE E SHEHE SE PO I HASE SHARRA NE GOZHDE.
ALBINI ESHTE TEORICIENTE ,VETEM FLETE ,DHE PER TE RALIZAR QELLIMIN E PROGRAMIT TE TIJE BEHET RRADIKAL. PO TE KETE NJE KESHILTARE TE MIRE TE POLITIKES ,BESOJE SE KOSOVA E ALBINIT DO TE ECE PERPARA ME SHPEJTE SE SA NE. RAMA NUKE E MENDON FARE TE SHKUAREN E SHQIPRISE ,SA FLETE PER TU MBROJTUR ,KURSE ALBINI DON TE NDALOHET SHUME NE TE SHKUAREN E KOSOVES ,DHE KY DO JETE SHKAKU KRYESOR I BLLOKIMIT TE TIJE SI KRYEMINISTER I RI I KOSOVES. MIRPO NE POLITIKE ,POLITIKANI DUHET TE JETE TOLERANTE,DHE I ARSYESHEM.
NEJSE SOTE KA ARDHUR KOHE TE NDRYSHME KU NUKE KERKOHET E DREJTA NE POLITIKE ,PORE INTERESI. KETU NE KETE PIKE EDHE MBRETI E KA QEJFE QYLIN ,E LERE PASTAJ RAMUSHIN ,APO KURTUSHIN.
Z.Robelli jeni nje gazerar se me pelqen,per ekulibrin e mendimit,dhe saktesine e analizave per shqiperi dhe kosove.Nuk me pelqen aspak ti japesh mbeshtetje bashkepuntoreve te pushtuesve.LANC,ka qene nje lufte e drejte,si ka qene uçk-ja,ballistet apo ss skenderbeg kane ngritur pushke kunder,dhe ne bashkepunim me pushtuesit.Ketyre ju thuhet me plot goje, tradhetare.Duket me shume si nje tentativ reabilituese per trashetaret ,duke kriminalizuar antaret e LANC,por eshte e kote,dhe dhe ve shume ne dyshim qellimin e ketij artikulli z.Robelli.
Qe Rama dhe Albini Jane te ndryshem, kjo dihet dhe nuk perben cudi. Pytja shtrohet se kush eshte me after kohes dhe zgjidhjeve qe kerkon vendi. Si opozitar, Albini ka shitur shume patriotizem cka shqiptaret e konsumojne si ushqim te perditshem. Por nuk dihet c’qendrim do mbaje si kryeminister, kur ne tavoline ti shtrohen probleme ekonomike, punesimi e sidomos raportet me fqinjet dhe serbine. Albini eshte mjaft stoik, cilesi Jo e pelqyshme per nje kryeminister, cka mund te sjell dhe nisjen e shkermoqjes se tij. Ndersa Rama eshte treguar me elastik, me mendje hapur per zgjidhje te reja, ne nivel shteteror dhe rajonal. Nderkohe aleatet e Albinit, sic eshte Vjosa, duke qene me mendjehapur se ai, do i krijojne probleme sjelljes se tij politike. Mos u nxitoni, prisni e gjykoni pasi Albini te behet kryeminister.
Albin kurti kerkon te tregohet sikur ka ne dore çelsin e zgjidhjeve te medha te kombit shqipetar,kur nuk ka mesuar me elementaren qe çdo shqiptar i shqiperise eshte nje Albin Kurt e me gjere!Ai mendon se ne kemi qene nen zgjedhen e Serbise e per pasoje ka ardhur koha qe ky kastravec kavanozi te dali prej saj e te sherbeje per meze kudo ne trojet shqipetare pa i thene kerkush “pune e mbare”deri me tani!Ai deri me tani eshte prezantuar bisht i Berishes ne token ame e mendojn se inflyenca e tij ne kete vend do te jete e madhe kur dihet nga te gjithe qe ai mund e duhet se pari me drejtue nje kooperative bujqesore atje ku eshte zgjedhur e me as nese ka shanc te pretendoj per kolkoze te medha siç eshte fryre apo e kane fryre!Ndoshta Abinit i eshte mbushur mendja se Shqiperia duhet te bashkohet me Kosoven e jo Kosova me Shqiperine kjo per te formuar shtetin e madh dardan e jo Shqiperine e madhe por gabohet e shpejt do te bere ne humneren ne buze te ciles po hedh hapat e pare!Figura e tij qe ne keto momente eshte e thyer ne opinion sepse ai eshte me prane Berishes,Metes e lakenjeve te tjere qe e bejne per te bene buzen ne gaz per tu dukur i qeshur!Sa per perballjen me figuren e Rames si politikan ai eshte disa vite larg e disa anash pasi ky eshte nje populist qe mendon se me vetçvendosjen mund te marre àdo kala ndersa Edi Rama e ka te braktisur kete rruge pasi eshte nje nder me vizionaret politikane qe ndoshta ka nxjerre ndnjehere kjo toke e komb!Albini mund te jete nje lider i sukseshem sindikatash te punetoreve e kursesi nje lider apo udheheqes i nje vendi e aq me keq i nje kombi pasi qe te jesh nje lider i tille se pari duhet te jeshe politikan,diplomat,vizionar e te keshe edhe karizme!Ndaj Albin Kurti eshte mire te njohi me mire popullin shqipetar kendej kufirit jo nepermjet Berishizmit por direkt vete pasi te filloje te eci i sigurte atje ku shkel,ndryshe do te rezohet shume shpejt duke perçare kombin ,pune qe edhe udherefyesit e tij e kane bere me zell pavaresisht se nuk ia kane arritur jo se skane dashur por se populli shqipetar vertet eshte i heshtur por po te kuptoi hilen nuk te shikon me per gjithe jeten me sy !Albinit se fundi i duhet ti dali qimja ne faqe e pasketaj te tentoje te quhet burre shteti!Edhe nje sugjerim:Ka ikur koha e çetave dhe e luftrave me mercenare te derguar per te djegur seli Kuvendi Albin ,koha e cubave ka vdekur njehere e pergjithmone e kjo me se miri u tregua me cubin Berishe!
Kurti ne diskurs politik dhe ideologjik ,me ngjan me Fidel Kastron.
Lereni mos e vleresoni eshte analize “Kosovaresh” kaq mjafton. Vuajne nga simbioza e inferioritetit. Bejeni Kosoven si te doni, por mos futni hundet ne punet e Shqiperise. Ne e kemi krenari Nolin dhe kurre nuk e harrojme cka ai thote per ca tipa si ju ne Kosove.
Tung Enver.
O Rrobell Me kete analize bajate je jasht realitetit.
Nuk e rruan fare Rama nga idjote si ti e Ramushi. Albini te zgjidhe vete problemet mes politikaneve ne Kosove. Me patriote e tradhtare nuk unifikohen qendrimet ndaj Serbise. Lereni Ramen se problemet ne Kosove do ti zgjdhni ju dhe te Shqiperise i zgjidhin vete politika vendase.
mund te kete fituar votat ne kosove,prandaj fute ne xhep dhe vere te luaje ne kosove,keshtu torobell.
kurti është kombëtarist,ndersa rama ish qytetar i botës dhe tani pak më shumë atdhetar . kurti është i qartë se do shqipëri të madhe ndersa rama nuk ka arritur ende të shkëputet nga internacionalizmi. ato që u duhen shqiptarëve që të dalin nga llumi ku janë ,janë pikpamjet e kurtit. parakusht për zhvillim është shqipëria e madhe, në shqipëri nuk ka parti me program kombëtar,si kudo në evropë. kjo bën që rama të zgjedhja e kohës përderisa përballë është antishqiptari berisha. problem më i madh për kurtin është partia jugosllave ldk sesa rama. sidoqofte ,është i vetmi që e ka kuptuar se pa bashkim ,shqiptaret nuk kanë asnjë shanc në të ardhmen,prandaj duhet mbeshtetur.
Ky artikulli yt tregon se je nje njeri konfuz kongenital ose i droguar.Per Albinin mendoj se ne fund te fundit tregon se ka nje shprese per nje rilindje te vertete e jo si ajo rilindja anarshiste xhvatese e Rames.Kurse kur flet me keto fjale IDIOTE per heronjte e luftes NAC-CL me vjen TE TE VJELL E TE TE DHJES NE SURRAT ! MATUF!
O Torobell ja ke futur kot per te gjitha.Per ate qe thua per ata qe jane vendosur ne bulevarde per festat e clirimit,mender na hengersh nje mute te madh ti dhe ngjith kelyshen e bashkepuntoreve te pushtusave. Dhe here tjeter mendoju mire kur flete per te renet gjate luftes o bire kurve Serbi.
Zoti Hasan ! Nuk na shèrben fare njè krahasim midis Kurtit dhe Ramès. çdo grindje midis tyre do tè gèzojè antishqipètarèt. Duhet qè tè trajtohen si dy krahèt e kombit nè tè mirè tè Atdheut ! Ajo qè me tè vèrtetè ofendon èshtè mbyllja e shkrimit tè kètijè langaraqi nga zvicera qè pèr nga injoranca apo ligèsia e tijè, shkruan pèr sè mbrapèthi pèr heronjtè e vèrtetè tè Kombit tonè. Robelli vafsh nè tè satème !!!
Politikanet shqiptare kurva me tere kuptimin e fjales ,lerini poezite asgje Te mire nga Te dyja anet e kufirit fodulle dhe shiten lehte bythelepires .E tregon gjendja aktuale si ne Shqiperi edhe kosove e varfer shtete pa ligje shtete Te kapura nga mafia,Si gjithmone na pelqen ne ne shqiperi Te dukemi Te zgjuar,por per cfare zgjuarsie flasin parafolesit perderisa kemi ngritur njerez plehra si sali kerma fatos plehra dhe Tani me rahmutin e lulin, like floririn qe jane Te pasur ne kurriz te nje populli te tere Ti hane mutin Enverit qe te gjithe me radhe diktator ishte Po e beri kete popull te dhiste nder vete.Ky popull e meriton udheheqjen sepse asnjehere Nuk eshte ngritur per te rrezuar udheheqjen e dobet dhe hajdute qe vazhdon te mbreteroj kete vend sikur ky popull Nuk ekziston fare.
Rama eshte turpi i shqiptarise. Albini vone e ka kuptuar kete. Mirepo, ma mire eshte vone se kurre.
Lirisht mund te thuhet se te gjithe udheheqesit e shqiperise historikisht jane te korruptuar nga greket dhe serbet dhe te njejtit punojne ne dam te interesave kombetare. Derisa nuk largohen nga skena politike Rama, Meta, Berisha e Basha, shqiperia s’do t’a shofi driten e diellit. Albini, Vjosa, Abdixhiku, Kujtimi, Anton Quni… Jane shpresa e Kosoves.
;O Robell,ti nuk i njeh fare punet e Shqiperise dhe shqipot e saj,prandaj perqendrohu te ato te Kosoves.Eshte turpi madh qe Kosova te drejtohet nga nje halldup dhe injorant si Haradinaj,megjithe respektin per luften.Edhe Enver Hoxha nuk beri Myslim Pezen kryeminister,si luftetar i dalluar.Prandaj mos ndillni percarje,mos u bej si veshellapushi Berat bubuzheli,qe dhe ne gjume i del Edi Rama.
Nuk e kemi arritur fazen e pjekurise kur populli ose nje grup njerezish te ngrihen per nje kauze, apo te therresin “Rama ik” pa u organizuar ose pa u shtyre nga dikush si ne inaugurimin e stadiumit. Keshtu qe mos u bej cinik zotrote gazetar.