Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hundëfutjes së ambasadorëve të huaj në punët e brendëshme të Shqipërisë dhe nisjen e ndërtimit të një shteti të së drejtës.
“Jo më shtet të ambasadave por shtet të së drejtës”, ka artikuluar presidenti, Ilir Meta, ditën e djeshme, menjëherë pasi Ambasada e SHBA-së, për ligjshmërinë e konfliktit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i sugjeroi Presidencës ti drejtohej Komisionit të Venecias.
Pakënaqësia e Ilir Metës ndaj përfaqësuesve të ambasadave, në fakt, nuk është e re. Ajo ka nisur që kur shtetet që ata përfaqësojnë i’a dogjën dekretin e anullimit të zgjedhjeve vendore, duke këmbëngulur mbajtjen e tyre në 30 qershor, gjë që edhe ndodhi.
Sikurse ishin ndërkombëtarët që nuk lejuan dhe bën nul dekretin e dytë të firmosur nga presidenti Meta, që i shpinte zgjedhjet e 30 qershorit në mesin e muajit tetor.
Ky qëndrim i ndërkombëtarëve i përcjellë nga përfaqësuesit e tyre zyrtar në Shqipëri, pra ambasadorët, shënoi dhe xhindosjen e Presidentit tonë “sedërli” që dhe me ndihmën e tyre ja doli të ecte para në karrierë dhe të fshinte një serë skandalesh që i rendojnë.
E themi këtë pasi nëse nuk do të ishte kështu sot Ilir Metën do ta kishim pas hekurave, së bashku me jo pak të ngjashëm të tij që çuditërisht vijojnë të jenë aktiv në politik dhe qeverisje.
Pa dashur të rreshtojmë shumë mjaft të përmendim videon e famëshme të ish ministrit të ndjerë, Dritan Priftit, që ishte fakti më hashiqar i përfshirjes së Ilir Metës në korrupsion, apo pasuritë e sheikta për të cilat kur nuk dha shpjegim etj. për të theksuar se ky shtetar i rebeluar ndaj ambasadorëve në emër të ngritjes së shtetit të së drejtës, prej dekadash është vetë jashtë ligjit.
Një shkelje flagrante kjo dhe e mjaftueshme për të aluduar se ulërimat e tij kundër “shtetit të ambasadave” janë pasojë e frikës se nën dhe me këmbëngulje të këtyre të huajve, ai dhe të ngjashëm të tjerë, që prej dekadash kanë dalë jashtë ligjit do të jenë viktima të shtetit të së drejtës së vërtetë.
Duam të themi me këtë se optika e asaj çka SHBA dhe BE ka projektuar me Reformën në Drejtësi është tërësisht e kundërt me “shtetin e së drejtës,” që pretendon dhe kërkon Ilir Meta.
Për të cilin vija e kuqe e Kushtetutës funksionon deri në pikën kur e lejon atë dhe të ngjashmit e tij të mbajnë statusin e paprekshmërisë dhe të daljes jashtë ligjit./CNA.al
Pervec Ngjeles,asnje gazetar nuk i ka kujtuar kurre video skandalin metes,
nga frika se mos i ulet rroga dhe dekadenza surrogato gazetareske.
Shtet i se drejtes se Arta Kukulles te Edscobarit, lo!
Ne kujtimet e tij, emri s’me kujtohet, nje ambasador si perfaqesues i fuqive te medha ne vjeshten e vitit1913 qe kishte shkuar ne shtepine e Esat Pashes ne Durres per ta bindur te dorehiqej nga qeveria e tij dhe te lejonte Princ Vidin te zbarkonte ne Shqiperi, nder te tjera shkruante se ndersa ishte duke diskutuar ne menyre te pafrytshme me Esat Pashen per ta bindur te hiqte dore nga e tija, ne nje momnet Esati ngrihet me nervozizem dhe nga dritarja po veshtronte ne gjirin e Durresit anijen ushtarake qe kishte sjelle ambasadorin. Papritur e pyet kete te fundit se sa larg mund te ndodhej anija prej aty. Ambasadori ju pergjigj menjehere ; “Ekzaktesisht 1800 metra ne vije ajrore i nderuar Pasha”. E nga e dini ju kete, – ju kthye Esati. Ma tha kapiteni i anijes perpara se te nisesha dhe ndersa po gradonte topat-, ju pergjigj ambasadori. Pashai nuk u ndje , por me future te menduar e te merzitur u ul ne skrivanine e tij dhe filloi te shkruante doreheqjen etij dhe te qeverise provizore qe kishte vetshpallur. Keshtu edhe Like floririt, pashait te Cepanit, keta ambasadoret e perendimit, e sidomos ajo telefonata e DASH-it i kane komunikuar me saktesi koordinatat e vendndodhjes se tij dhe mallit qe ka vjedhur nder vite familjarisht e politikisht. Jo per gje, por keshtu u kane thene sherbimet e tyre. Kjo sqaron edhe merzitjen e presileshit tone. Edhe ky do ulet e coc do shkruaj ndonje gje si dikur Esat Pasha. Historia perseritet, thoshin te paret, lum kush nxjerr mesime nga ajo e mjere kush e harron.
Like Floriri duke zbatuar kushtetuten
https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M
Ju bej thirrje te gjithe shqipetareve ta shperndajne kete video ne te gjitha rrjetet sociale, ne cdo vend, kudo, ky eshte turpi i botes
Po ne emisionin Open te tch para 4-5 fitesh a nuk ja permenden more h?
Hotel Europa ne Shkoder eshte prone personale e Ilir Metes e rregjistruar ne emrin e njeriut tjeter te lidhur ngushte me te.Kushdo ne Shkoder e din kte.
Ja pra, kjo është fytyra e vërtetë e Ilir Metës!
Ky regjistrim duhet te transmetohet nga mengjesi ne darke si argument i vetem
kunder fushates propogandistike fallco te presidentit hajdut,turp nderkombetar.
TV dhe gazetat flasin per gosip dhe vipat e bythes time.