Maja Kocijancic, zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, me anë të një deklarate për shtyp i ka cilësuar si të “papranueshme” deklaratat e presidentit Ilir Meta mbi diplomatët në Tiranë.
“Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme.
Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.
Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e Koçijançiç.
BE ndërkohë, ka vlerësuar edhe punën e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchard, pas raportit të një dite më parë, që ai paraqiti në Vjenë.
“BE mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal, ndërsa duke vërejtur se dialogu i intensifikuar me vendet fqinje për të adresuar çështjet bilaterale dhe për të siguruar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mbetet thelbësore.
Si përfundim, dëshirojmë të falenderojmë ambasadorin Borchardt dhe stafin e tij për punën e tyre, punë me cilësi të lartë dhe bashkëpunimin e tyre aktiv politik”, thuhet në deklaratë.(TemA)
Si lum ne,qe na lindi nje Enveri i ri,i cili po i tregon vendin gjithe botes kapitaliste me imperializmin Amerikan ne krye…
Hahaha,o gomari i Cepanit….
Po u bere helaq more,akoma nuk po ve mend?
Burgu per burrat eshte,jo per grate…
Vecse nese keni nderuar seksin me Monken,atehere ke te drejte….
Turpi eshte per ata qe e zgjodhen dhe jo vetem per President Flori Cepani!
Ca thote kjo cika??
Ambasada e BE e ka sjelle shqiperine me afer me europen????
Prandaj nuk na pranojne ne ne BE se na ka sjelle Soreca dhe Vllahutin me afer me BE???
Ca thote kjo cika?
Qe ambasadori Boshard ka bere 1 pune te mire duke ju ngritur gishtin e mesit shqiptareve?
Ne shqip kjo deklarata e kesaj cikes shkruhet, ju perderisa meritoni gishtin e mesit skeni per tu afruar ne BE.
Dhe ka te drejte.
Ja paska dhjere Metes kjo Evropa.E paska bere helaq.E meriton Meta nje dhjereje te till.Me pare Meta ka dhjere vetevehten pastaj te tjeret.
Brukseli mos na caj trapin. Po te hapi vende pune Shqiperi. Rusia ne kohe te komunizmit hapi mijera vende pune ne pak vite. Kina po ashtu. BE-ja bythgrisur ngeli gjithe jeten dhi e zgjebosur bishti perpjete. Ilir Meta mire ja ka bere.
??????????????????????????????????????????
O te nderuar nderkombetare mos u lodhni kot me presidemtin tone .se per momentin eshte ne fazen e skrapardhinjeve te inatosur.Jo me fjale por edhe me dru me i rene ky thote.ku krisi.
Ja paska dhjere Metes kjo Evropa.E paska bere helaq.E meriton Meta nje dhjereje te till.Me pare Meta ka dhjere vetevehten pastaj te tjeret.