Meta "njeh" shkarkimin e Besnik Muçit: Shpall vakancën në Gjykatën Kushtetuese

22 Nëntor 2019, 15:13Politika TEMA

Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e vakancës  për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Besnik Muçi u shkarkua nga Vettingu.

“Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi”, thuhet në dekret.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka hequr nga faqja e saj zyrtare online, emrin i z.Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ky i fundit u shkarkua nga KPA.

Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si dhe Fiona Papajorgji.

Nërkaq Ilir Meta priti sot në një takim Besnik Muçi të cilit, siç bën me dije presidenca, “i kërkoi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.

Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin  e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese“, thuhej në njoftimin e Presidencës, përpara se Meta të firmoste dekrtetin për shpalljen e vakancës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. (TemA)

4 komente në “Meta “njeh” shkarkimin e Besnik Muçit: Shpall vakancën në Gjykatën Kushtetuese”

  1. Johani says:

    Dikur ne kosove kishte aq shume koperativa bujqesore sa qe ishte veshtire te gjenin drejtor dhe keshtu ne nje te premte u emerua drejtor ne nje koperative nje roje,ai qendroj ne post deri te henen kur filloi puna,aq sa i dekretuari i metes gjyjates, andaj edhe muqi edhe meta do mbahen mend vetem si nje cope hale e qenefit opzitar asgje me shume.

  2. rexha 10 says:

    CFARE MUNDE TI THUASHE KESAJ DALLAVERJE QE U KRIJUA PER ASNJE GJE.
    NUKE ECET PERPARA ME PROVOKIME ,SEPSE SA VJENE E SHTERNGOHET LAKU ,FILLON E KEPUTEN USHKURET E BREKEVE. NE DITET E SOTME VETEM BUDALLAI ESHTE TRIM ,PORE JO TRIME ME KTHESA QE NUKE I BENE NDERE ASKUJTE.

  3. floriri says:

    Te hiyr lepri ne bark o like te tremben amerikant

  4. Debatik says:

    Ky edhe Moniken ka per ta shitur tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje