Nga Ylli Pata
Pas qëndrimit të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa doli nga takimi me Ilir Metën se reforma në drejtësi tashmë është e dështuar, edhe mbështetës mediatikë të opozitës po i mëshojnë qasjes se tashmë investimi më i madh ndërkombëtar prej 30 vjetëve mund të quhet e “vdekur”.
Dhe këtë e lidhin të gjithë me rënien e një gjyqtari nga vetting apo edhe me përplasjen e Presidentit me ndërkombëtarët.
Në fakt reforma në drejtësi, ende s’ka filluar të jetësojë jo vetëm frytet e para, por as nuk kanë nisur punën institucionet bazike të saj.
Gjykata Kushtetuese, edhe pse është pjesë e korpusit ligjor të Refomës në Drejtësi, ajo realisht nuk është institucioni bazik i sistemit të ri gjyqësor në vend. Madje as këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i prokurorisë.
Baza apo rrënja e reformës është SPAK apo Prokuroria Speciale, së bashku me Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korruspsionit, natytisht edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit.
Pjesa tjetër e sistemit pritet të ringrihet ngadalë drejt një amblitude jot ë shpejtë që natyrisht varet nga vetingu dhe prurjet prej magjistraturës, në ripërtëritjen e gjykatave që do të sjellë vetting që po rrëzon pjesë të sistemit actual të gjykatësve dhe prokurorëve.
Ky process natyrisht që do të hajë kohë, por thelbi i reformës SPAK që do të nisë me dosjet e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë pritet të instalohet së afërmi.
Pra pikërisht me SPAK reforma do të shënojë fillimin e saj dhe pikërisht nga puna e tij do të varet se reforma ka lindur e vdekur siç thonë mbështetësit e detashmentit Meta-Berisha apo jo.
Dhe për këtë duhet pritur pikërisht instalimi i SPAK dhe puna e prokurorëve që do të punojnë për të. Deri atëherë kjo reformë nuk ka dhënë ende produktin e parë.
Jemi ende në pritje, po pse po e shpallin të vdekur pa lindur?! Kjo është çështja dhe pikërisht për këtë SHBA e BE pop resin investimin e tyre më të madh në Shqipëri….
kush nuk beson ne reformen ne drejtesi rreshtohet me ata qe kane interes qe ajo te deshtoje keta te fundit duan te ruajne gjjene e zhvatur por edhe te ruajne edhe ifluencat e pushtetit,veshtiresite e fillimit nuk do te thote deshtim por tregon rezistencen e se vjetres e cila do shkaterrohet pjese pjese sic po ndodh