Ambasada amerikane: Punoni për të vënë në praktikë sistemin e drejtësisë penale

22 Nëntor 2019, 09:42Politika TEMA

Qeveria dhe institucionet në Shqipëri të punojnë së bashku për të forcuar rregullat dhe, më e rëndësishmja, për të vënë në praktikë të gjithë harkun e sistemit të drejtësisë penale, për të mbrojtur viktimat dhe për të arritur vërtet drejtësi për viktimat”, deklaroi

E Ngarkuara me Punë, e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones në 20 vjetorin e Qendra Psiko-Sociale “Vatra”.

“Shtetet e Bashkuara e shohin trafikimin e personave dhe luftën kundër tij si një prioritet të lartë, dhe sjellin të gjithë ndihmën e duhur për këtë luftë në nivelet më të larta të qeverisë. Ky, është një krim i tmerrshëm, është skllavëria e ditëve tona.

Është një krim që përfshin të gjithë globin dhe është një krim me shumë viktima: jo vetëm ata që trafikohen, por edhe familjet, miqtë dhe komunitetet që ata lënë pas”, tha ajo.

“Nëpërmjet ndihmës për organizatat që punojnë në vijën e parë duke ofruar ndihmë për viktimat dhe duke ndihmuar qeveritë të ndërtojnë kapacitete, Shtetet e Bashkuara punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë, si Vatra, për të krijuar një ekip të pandalshëm në këtë luftë kundër kësaj mizorie dhe krimi të tmerrshëm”, tha ajo.

Siç tha Sekretari Pompeo: “Nëse do të fitojmë këtë luftë, qeveritë kombëtare duhet të fuqizojnë komunitetet lokale për të identifikuar në mënyrë aktive trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të zhvilluar zgjidhje vendore për ta trajtuar atë”.

Dhe ne të gjithë e dimë rolin e jashtëzakonshëm që luajnë organizatat e shoqërisë civile dhe sa i pazëvendësueshëm është ai”, u shpreh Moses-Ones.

1 komente në “Ambasada amerikane: Punoni për të vënë në praktikë sistemin e drejtësisë penale”

  1. Siqerishte nji perfaqsuese e denje e nji vendi Mike .
    Do deshiroja qe kjo femer aq e mire dhe me aq gusto e stil e jovetem ne veshjen e saja ,
    eshte nji e motivation per te gjitha Femerave Shqiptare ,
    por edhe mesazhet politike per ta ber shtetin fuxional e japin vleren Demokracise vertete,
    -pra do deshiroja pse jo ,
    qe te ishte Ambasadore e Amerikes ne vendin tone edhe pse shume gjera
    nuk varet nga deshira jone ,sepse eshte nji tip -Femer qe e shpreh hapur
    gjithcka me ate cfar reflekton ashtusi na pelqen edhe ne shqiptareve ,# nga Azitiket
    qe jan te pakuptushme ne shprehjet e tyre e mbulojne gjithcka mbas asaj Maske buzeqeshjesh
    te shtirura .
    Sidoqofte rrespekt per z.Leyla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje