Blofi i Berishës me deputetin Hyseni për borxhet e energjisë

21 Nëntor 2019, 22:25Politika TEMA

Media zyrtare e Partisë Demokratike (RD) dhe më pas ish-deputeti Sali Berisha akuzuan se deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe një i njohur i tij kishin papaguar ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike detyrimin 1.7 milion lekë për një objekt në Sarandë.

Gazeta “Tema” ka siguruar një shkresë të Kadastrës së Sarandës, ku konfirmohet se ky objekt nuk është në pronësi Hysenit, prej më shumë se dy vitesh. Sipas këtij dokumenti, objekti rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ilia Taka.

Ndërkaq, OSHEE nga ana e saj ju përgjigj interesimit të medias për rastin e denoncuar në disa portale.

Sipas OSHEE, prej dy javësh, kompania po vepron me grupe të posaçme në terren në disa qytete njëherësh me synim jo vetëm dublimin dhe kontrollin e strukturave lokale por edhe ndërprerjen e energjisë për çdo subjekt në përputhje me detyrimet kontraktuale.

Objekti në fjalë i shtetasit Ilia Taka rezulton të jetë në listën e abonentëve pjesë e planit të ndërprerjeve të energjisë në territorin e rrethit Sarandë. Aktualisht, OSHEE konfirmon se ky subjekt nuk furnizohet me energji dhe rikthimi i saj do të kryhet vetëm pas likujdimit të detyrimeve financiare.

1 komente në “Blofi i Berishës me deputetin Hyseni për borxhet e energjisë”

  1. Lexonjes says:

    He pra ku e keni shkresene Kadastres se Sarandes? Apo do e mbani per vete, sdo e publikoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje