Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?

21 Nëntor 2019, 18:12Politika TEMA

Siç po shihet, po ka këto orë një luftë gati të hapur mes Presidencës shqiptare, përfaqësuar nominalisht nga kreu i saj Ilir Meta, dhe politikës së SHBA. Pasi BE ditë më parë ofroi idenë e një këshillimi në Venecia lidhur me ngërçin për emërimet në Kushtetuese – Vorpsi apo Xhaferrllari? – e ku në një farë mënyre u tha qëndrimi i Brukselit pro-Vorpsit,  zëdhënësja Koçijançiç u sulmua me ironi nga homologu i saj në Tiranë, Tedi Blushi.

E këtë të enjte, ka ardhur direktiva e qartë amerikane, ajo për shkuarjen mepatjetër në Venecia, gjë që e ka irrituar akoma më shumë Metën. Zëdhënësi i tij i hazër-xhevaptë për çdo rast, Tedi Blushi, shkroi “pa dorashka”:

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’  si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”.

Po pse ky lloj reagimi ndërkohë që Meta ka bindjen absolute se e drejta është në anën e tij në qasjen ndaj Kushtetutës? Madje-madje, nën pretendimin dhe se në rastin e 30 Qershorit, Venecia ishte në sinkron me të, ai duhej te qe i pari që të kërkonte çuarjen në Venecia të më të fundit ngërç.

Ndërkohë, shfaqet tërë turfullim, deri në “shpallje lufte” ndaj SHBA, mu se Uashingtoni kërkon që kjo gjë të zgjidhet atje, te Komisioni i Venecias. Por ç’është ai detaj i amerikanëve që e ka bërë keq Metën? Një frazë e vetme:  “…nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias”.

Siç  mund të kuptohet, aludimi amerikan është për 30 Qershorin, ku sipas tyre, Meta nuk i ka qëndruar asaj çfarë ka konkluduar Venecia, që është pra një tejkalim i kompetencave në ç’dekretim.

Kështu, shkuarja prapë atje, për një çështje tjetër, e kundërshtuar kjo fort nga Meta, e nxjerr zbuluar këtë në inkoshentin e vet si përjetues i një humbjeje në betejën ligjore me 30 Qershorin. Pra, pikërisht në Venecia.(Tesheshi)

7 komente në “Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?”

  1. ALBAN DEGA says:

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    – Ng Alban Dega, Nju Jork

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Kadenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse Shtetet e Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opinionesh e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:

    “Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “

    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    i Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless Albania and USA !

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

    1. Lirka says:

      Perfundimisht ky idioti tedi blushi naivi qe fshin pislliqet e ilir hajdutit do te konsiderohet non grata ne usa dhe sic duket po shkon drejt burgut bashke me hajdutin shefin e tij. Te jete kaq idiot sa te vazhdoje ti shkoje prapa nje te mbyturi si ilir hajduti ?

  2. Skrapaliu says:

    Hajduti s’di ku te futet. Do I fusin hellin ne bythe.

    1. BE'25 says:

      Kush do ja fuse, Alban Lu Lu -ja?! Lol!

  3. Alban Dega says:

    ILIR META E KA STERDERDHUR KUPEN…..

    – Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej Iliriqi…

    – Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !

    – Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
    Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
    dhe Kushtetuten e Shqiperise !
    Ilir Meta po shkon perdite e me larg ne theqafjen e pakthyeshme edhe me tej. Jo vetem ka hequr cdo maske te fundit, jo vetem e mbivendosi vetveten, por pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
    Cka pret lideri i shumices Edi Rama dhe Kuvendi i Shqiperise per ta shkarkuar me tupana e me turp kete President kryehajdut te Shqiperise!?
    Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
    Edhe sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Reformes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
    Edhe pardje, edhe dje, edhe sot, edhe neser…Ilir Meta hoqi maske pas maske dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike !
    Ky President jo vetem duhet shkarkuar me ceremoni, por edhe duhet ta ngryse jeten ne qeli !
    Ilir Meta e ka derdhur kupen jo nje as dhjere por qindra here !

    From: Alban Dega
    Date: May 25, 2019 at 3:22:05 PM EDT

  4. ramushi says:

    Kur u be dhe ky kokebolja skarparit me xhiru kancelarit europiano-amerikane mos mbet rrote k..i ne toke pa e bo.

    1. Kalec Dega says:

      Ai bon njashtu se ka perkrahjen edit dhe saliut, ju jeni shum naivi pellazgos prej Analbanie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje