"Nga Hajdari, te Pashko e Olldashi", Kreshnik Spahiu: Fati i zi i rivalëve për kryetar të PD-së

21 Nëntor 2019, 16:51Politika TEMA

Si sot 6 vite më parë, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë në Kërrabë.

Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu i cili shkruan se fati i zi ka ndjekur katër rivalë për kryetar të PD-së.

Kreshnik Spahiu shkruan:

“Fati i Zi i 4 rivalve për kryetar të PD:

1995 Eduard Selami (azilant) në USA

1998 Azem Hajdari (i vrarë)

2006 Gramoz Pashko (aksident)

2013 Sokol Olldashi (aksident)”

3 komente në ““Nga Hajdari, te Pashko e Olldashi”, Kreshnik Spahiu: Fati i zi i rivalëve për kryetar të PD-së”

  1. Sqepari says:

    Ke harru Pollan. Ky rivali u rrah ne menyre demokratike diten kur u jepej fjala e kandidimit. Rreshti i gjate i tropojanve i fuste nga nje shpulle kur shkonte drejt podiumit.

  2. Nik says:

    Mbeti enigme udhetimi i fundit i te ndjerit Sokol Olldashi per ne Elbasan, ku dhe perse?

  3. Edi Durres says:

    O tyta, Sokoli la qene gjimnazist dhe jo student ne 90…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje