Nga Ylli Pata
Dita e sotme ka pasur një acarim të dukshëm të qëndrimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj Shteteve të Bashkuara në veçanti dhe ndaj një grupi të përfaqësive të Perëndimit në Tiranë.
Ky qëndrim është përforcuar si nga deklarata e zëdhënësit të kreut të shtetit, por edhe nga vetë kreu i shtetit, si dhe nga mbështetës në rrjetet sociale.
Acarimi ka ardhur dukshëm pas një telefonate të të dërguarit special të Ballkanit të SHBA-së, Mathew Palmer me Presidentin Meta, ku pas saj ka ardhur jo thjesht një qëndrim i kundërt i Metës me SHBA por një përshkallëzim i fjalorit ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat duket se nuk e përkrahin qasjen e Metës në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, e në përgjithësi me reformën në drejtësi.
Realisht kemi të bëjmë me një qëndrim jo të lehtë, apo të vogël, a thjesht me një këndvështrim, por me një marrje pozicioni të qartë e të prerë të një institucioni shqiptar ndaj aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë siç është SHBA.
Zoti Meta, madje ka zgjeruar qëndrimin e tij duke thënë se “nuk jemi me rule of embbasy por rule of low”, çka troç e qartë thotë se Presidenca nuk e shikon oportune, madje nuk pranon qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar të atashuar në Shqipëri.
Nëse pjesë të politikës shqiptare, siç është vetë zoti Meta, apo Sali Berisha, Bujar Nishani, a kush do qoftë edhe pjesë e opinionit publik që këto ditë ka bombarduar sulme e batere sharjesh ndaj ndërkombëtarëve, duan ta bëjnë pjesë të qëndrimit politik të tyre, ata do të duhet ta artikulojnë dhe ta shtrojnë si të tillë para shqiptarëve.
Deri më sot, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe e konsideron aleancën me SHBA jo vetëm strategjike, por ka pranuar në Kushtetutën e Republikës bashkëqeverisjen me aleatët SHBA e BE.
Këtë jo vetëm në kuadër të inkuadrimit në aleanca si NATO e Bashkimin Europian por edhe në kuadër të reformës në drejtësi, ku është pranuar që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të jetë prezent në ringritjen e drejtësisë në vend.
Ajo që bie në sy sot në këtë debat duhet thënë bajat kundër SHBA dhe BE-së, nuk është se publikut i rreh për keq qëndrimi i zotit Meta, zotit Berisha apo edhe i enturazhit të tyre, që dukshëm kuptohet se bëhet për t’i shërbyer interesit të momentit, por qëndrimi i atyre që quhen pjesë e opinionit, pra ekspertë, diplomat e ish-diplomatë që nuk tentojnë të marrin pjesë në këtë debat politik, qoftë duke kërkuar që të moderohet fjalori politik antiperëndimor në vend.
Ka pasur dy herë në të kaluarën kur politikanë shqiptarë kanë sulmuar SHBA-në dhe më pas kanë qenë ata që kanë bërë mea coulpa në qëndrimin e tyre, por që gjithsesi kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Fatos Nano, në vitin 1993 pak ditë para se të arrestohej akuzoi diplomatë ambasadës amerikane në Tiranë se kanë ndikuar në prangosjen e tij, gjë që më pas kur dokumentet u hapën doli që nuk ishte e vërtetë.
Ndërkohë, edhe Sali Berisha, kur ishte President i Republikës në vitiet 1995, 1996 dhe 1997 u përplas me SHBA për qëndrimet e tij mbi zgjedhjet e 26 majit por edhe me sjelljen ndaj krerëve të institucioneve të pavarura siç ishte kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, që u mor në mbrojtje nga Uashingtoni.
Këto akte politike kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me SHBA-në që është bërë e qartë në qëndrimet e zyrtarëve apo edhe aktorëve të rëndësishëm të skenës politike dhe diplomatike.
Gjithashtu i rëndë ka qenë qëndrimi i shtatorit 2013, ku për herë të parë u zhvillua edhe një manifestim përpara ambasadës amerikane në Tiranë, me pretekstin se SHBA po ndikonte që në Shqipëri të futeshin armë kimike të Sirisë, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë, pasi kishim të bënim me një arsenal municionesh luftarake, që më pas u shkatërruan në Itali dhe ku vendi fqinj përfitoi edhe të ardhurat monetare të majme për shërbimin.
Megjithatë, sot në kuadër të zhvillimeve aktuale kemi të bëjmë me një qëndrim radikal anti-amerikan, i cili ka ardhur duke u majisur që kur dy aktorët e rëndësishëm politikë shqiptare Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë qenë dakord me operacionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA e BE për gjyqtarët e prokurorët në vend, ku vetting është baza e tij.
Në 2016-n, u hap e ashtuquajtura tezë e “sovranitetit” që po risillet edhe sot si supë e ngrohur, por ndërkohë që për 4 vite ambasadorët perëndimorë u sulmuan e shanë aq egërsisht nga enturazhet e këtyre aktorëve politikë, sa u ra në nivele të ulëta të etikës njerëzore.
Bie në sy që në këtë atmosferë nuk ka pasur një qëndrim nga persona që kanë qenë aktorë të rëndësishëm politike si ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra apo ambasadorë që kanë qenë pjesë e zbatimit të platformës strategjike të Shqipërisë për marrëdhëniet me aleatët.
Një OJF që mbledh diplomatë përkrahës të opozitës që sulmuan ashpër ambasadorin Botschard për të ashtuquajturin incident me protestuesit e Unazës së Re, nuk kanë thënë asnjë fjalë pikërisht për luftën e egër që ka hapur kreu i shtetit me aleatët kryesorë të Shqipërisë. Qoftë edhe nëse janë dakord, por të ushqejnë opinionin me argumente mbi situatën.
Ndërkaq, edhe institucionet e vendit si Parlamenti apo qeveria, do të duhet të mbajnë qëndrim për pozicionin e mbajtur nga një tjetër institucion i rëndësishëm.
Qoftë edhe duke thirrur referendum nga shqiptarët, siç kërkon Ilir Meta, me pyetjen: a janë dakord shqiptarët me qëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi apo jo?!
Një shtet serioz i vendos pikat mbi i dhe përcakton e mbron qartë qëndrimin e tij, sidomos për pozicionet strategjike. (TemA)
Te gjithe e kane te qarte dhe sidomos nderkombetaret qe kane te bejne me nje lolo qe nga frika e burgut po ben marezira te padegjuara, prandaj le te lehe si qente e lidhur me zinxhir.
Likja e ka ndare mendjen me kerku azil ne Hungari ose Rusi.Ka mundesi te ike me gjithe makinat e shtetit,Monika nuk shkon per momentin,por bashke me Tit Vasilin,nisen pas disa muajsh.Harrova,Likja do marre me vete edhe Ted palluqen,Çim Peka qendron ketu,se nuk ka ku te nxjerre buken e gojes jashte Shqiperise.
Patriotizmi eshte streha e fundit e funderrinave. Likja eshte e terrorizu nga burgu. Po i dalin nga hundet milionat e vjedhura. Kenqaqesia e pare eshte qe e kane lene trute. Me pak fjale – te [email protected]@a mu ne pare more Like katunari!
Burgu eshte e dyta por per ate presim se gje me e frikshme se te jetosh i terrorizuar nuk ka. Te lutem Like Kari – vazhdo me ket show cdo dite. Na kenaqe!
Ky tha se do kerkoje referendum se per çfar nuk e tha. Por po te jete per ligjet e drejtesise, nqf behet votim popullor, kauza e metes dhe e nishanit mund te votohet vetem ne shifren 1 %; ndersa 99% e popullit jane pro reformave,ne kete rast po themi te drejtesise. Prandaj nuk do te jete nje opsion i mire referendumi per te korruptuarit.Populli nuk i do, vetem nese manipulohet.
Jane te verteta keto qe thuhen ne artikull.Berisha ka kaq vite qe ka qene kundra Amerikes,e ka shar e ofenduar ne kulm,i ka injoruar shume,por ama deri tani aij nuk i ka hyre asnje gjemb ne kambe.Kush ka mar ndonje mas ndeshkimore per ta nga Amerika? Asnje.Keshtu qe Saliu del trim i madh.Kesht eshte edhe per Meten.Ai eshte hedhur kunder te gjitheve nderkombetareve.
Ça thotë ky , ça flet ky? Ky s’perfaqson askend. Presidenti ka rol ekuilibri mes forcave politike. Këtë rol e ke humbur sepse je rreshtuar me partinë tënde personale familjare dhe do t’ja imponosh gjithë shoqërisë. Në do të bësh politike hiq dore nga posti. Dil ne rrugë , siç e keni zakon ju halabaket e opozitës , dhe fillo bertit. Na bën garipin nga presidenca ky mut muti. Qen bir qeni!
Po pse nuk thate per Ramen qe eshte kunder washingtonit kur dilte kunder dhe mbi te gjitha me ofeza kunder Tramp.