Kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës? Gazetari Artan Hoxha: S'di të jetë kërcënuar. Joetike t’i përmendësh emrin punonjësit të Ambasadës. Videon erotike kur do ta shohim?!

21 Nëntor 2019, 22:44Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha thotë se “kërcënimi” i pretenduar nga presidenti Ilir Meta ndaj zëdhënësit të tij për media Tedi Blushi, ka të bëjë vetëm me shkeljen e etikës nga ky i fundit që i përmendi emrin një punonjësi të ambasadës së SHBA.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha tha se Presidenca ka premtuar publikimin e dy videove, por deri tani nuk ka asgjë.

Ndërsa përmendjen e emrit të punonjësit të ambasadës së SHBA nga zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, Hoxha e quajti joetike dhe jo diplomatike.

“Është përmendur emri i një punonjësi të ambasadës, më i vjetri, Guri i ambasadës, që nga ’91. Përmendja e emrit ka qenë joetike, jo diplomatike. “Nëse Guri jep leje, ne jemi gati të nxjerrim transkriptin”…

Ne kemi një javë, na është premtuar një video me shkelje, një video erotike, skemi asgjë, ndërkohë që sot është premtuar edhe tanskripti.

Është jo etike të përmendet emri i punonjësit të ambasadës, dhe është kërkuar të hiqet emri, sepse është joetike. Mund të përmendësh Ambasadën por jo emrin. Ai është më i vjetri ka 29 vjet atje”, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se nuk ka asnjë kërcënim nga Ambasada, pasi pranë organeve ligjzbatuese nuk ka denoncim.

“Nuk di të jetë kërcënuar, se po të jetë kërcënuar do të kishte një denoncim. Por ka detyrim ligjor që të shkojë dhe të denoncojë pranë organeve ligjzbatuese.

Është e vërtetë që zoti Blushu ka hedhur një status lidhur me një bisedë që ishte presidenti… Për sa kohë nuk ka një denoncim, pranë institucioneve ligjzbatuese nuk ka kërcënim.

Pastaj nëse flasim për biseda që janë të papëlqyeshme nga palët duhet ta sqarojë zoti Blushi”, u shpreh Lala.

2 komente në “Kush e shantazhoi zëdhënësin e Metës? Gazetari Artan Hoxha: S’di të jetë kërcënuar. Joetike t’i përmendësh emrin punonjësit të Ambasadës. Videon erotike kur do ta shohim?!”

  1. shqip says:

    Babale 2 . Ky, ai, ai tjeteri, te gjithe ne shtepi. Shqiperia ose duhet pastruar tani, ose me keta do veje M ne gju. Po ç’beni more felliqesira, edhe Burundi ka nje fare serioziteteti ne te kuptuarit e shtetit. Malo(K)atunaret e veriut dhe te jugut bashke, i hyne shtetit sikur te ishte NB, ndermarje bujqesore. “A po evgjiti nuk u benkerka kurre nishanlli , dmth Saliu e Ilir blloku nuk behen kurre shtetare.

  2. is says:

    Flet qesim, sikur e ka Gurin shok! Si janë katandisur kështu këta njerëz! Ke të drejtë o “shqip”, bashkohem me ty. Këta janë llum e shkuar llumit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje