Dokumenti “bombë” i Metës nga SHISH, deputeti: Material shumë i dobët për të qenë sekret, s'justifikon vendimin e zhdekretimit të 30 qershorit

22 Nëntor 2019, 15:11Politika TEMA

Vetëm anëtarët me certifikatë sigurie të Komisionit Hetimor Parlamentar që po heton presidentin Ilir Meta lexuan sot një dokument sekret të SHISH.

Ky dokument u administrua nga Komisioni, pasi presidenti Ilir Meta në dëshminë e tij tha se pikërisht ky informacion sekret ishte një prej tre arsyejeve të zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Njëri prej deputetëve anëtar të këtij komisioni në kushtet e anonimatit i tha gazetarit të Top Channel  Muhamed Veliu se “ishte një informacion shumë i dobët për t’u klasifikuar sekret, dhe një arsye aspak madhore për të justifikuar vendimin e presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor”.

Ky ishte komenti i parë nga një prej deputetëve që e ka lexuar letrën sekrete të SHISH.

Top Channel me 18 Shtator 2019 duke iu referuar dy burimeve të pavarura në dijeni të përmbajtjes së këtij dokumenti raportoi se bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare.

Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

7 komente në “Dokumenti “bombë” i Metës nga SHISH, deputeti: Material shumë i dobët për të qenë sekret, s’justifikon vendimin e zhdekretimit të 30 qershorit”

  1. Beni says:

    Perse e zgjasni kaq shume me kete hajdut. Ky psikopat duhet shkarkuar urgjentisht!

  2. Zeni biri i qenit says:

    Informacioni nuk ka nevoje te merret duke inflirtruar agjenete ne rradhet e opozites. Ai eshte mese i qarte se Saliu ka gjithmomne grupe paramilitare me derra nga Kosova ose Malesia. Ata jane gati ti vene flaken vendit sa here Saliu u shkel syrin. Por ka nje problem te vogel dhe ka te beje me fakti qe saliu shurroset sa here i vrenjt vetullat dikush nga Amerika ose Europa.
    te ishte per saliun dhe kompanine e derrave vendi do ishte Somali sot.

  3. Diktat says:

    Trimat e ramushit.

  4. Love Laberi says:

    Cudi e madhe…! E “duan” shume Shqiperin keta te ashtuquajtur shqiptare te kosoves dhe maqedonis…sa duan ta shohin ne flake Shqiperin…edhe ne 14 shtator 1998 ishin ata qe i vune flaken Tiranes..dhe ne duam bashkim kombetar
    Me mire vetem se me dreqin brenda…

  5. Malo Kanina says:

    Ky i ashtuquajtur material sekret, nuk është asgjë më shumë se diçka e stisur formalisht për të justifikuar veprimin “qetësues” që presidenti ndërmori për zgjedhjet e 30 qershorit. Materiali duhet të jetë rezultat i një bashkpunimi midis Metës me Gramoz Ruçit.Natyrisht, me dijeninë edhe te Kryeministrit. Është për këtë arsye që në atë material, jo vetëm nuk pritet të bëhet fjalë për diçka të vërtetë, por edhe formalisht ai duhet të jetë fare i pavlerë. Është bërë vetëm me ‘qëllimin e mirë’, të përligj qoftë dhe formalisht anullimin e datës së zgjedhjeve dhe të shërbejë si një “kovë me ujë të ftohtë” për tua hedhur kokës militantëve opozitar, që të mos krijonin rrëmuja ditën e zgjedhjeve. Sepse, të besosh se Rama dhe ndërkombëtarët nuk do të kishin njoftim dhe nuk do ta merrnin atë në konsideratë, kjo duket diçka krejt e pamundur. Nuk mund të mendohet që shteti ti dorëzohet marrëzive të një grupi pa busull orientimi, siç në këtë rast i katandisën përkrahsit e tyre Berisha dhe Basha.

  6. Tutu says:

    Ai grupi qe do digjte kuvendin, jane bijte dhe nipat e ish luftetareve te divizionit SS SKANDERBEG… qe dogjen dhe vrane njerez pa hesap per llogari te Hitlerit ne Evrope… ky eshte zanati kosovareve .. MERCENARIZMI…

  7. Lasgushi says:

    O fshatar i Skraparit.Mr kë bisedon ti?Me shokët e.tu.banditë që të administrojnë paratë? Kujt kujton se do tia hedhësh e të justifikosh veprimin e hapur antikushtetues dhe destabilizuese që ndërmore,duke u bazuar tek një pseudoinformacion gënjeshtër,zbukuruar dhe iniciuar nga lidhjet e të dyshuarit Bahri Shaqiri,për mbështetjen e veprimeve antishqiptare.Ju,që veyëm të vidhni mirë fini!Naivë dhe debila nuk e kuptoni që,vetëm me një analizë të thjeshtë duhet ta hidhnit poshtë këtë informacion sekret “të rëndësisjëm” Nga jashtë mundet të analizosh situatë nga del lehtë se nuk ka forca aktuale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë që mundet të organizohen ,armatosen dhe djegin institucionet kryesore në Shqipëri si në 98.Ska më Berishës Bukosh,FARK dhe UDB NË Kosovë dhe në Shqipërinë e NATOS. Bëjë mirë të kishe gjetur ndonjë justifikim më të saktë për destabilzim .Kjo është një provë e.fortë e pakundërshueshme,për inkriminimin tënd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje