Nga Lorenc Vangjeli
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën regjimin komunist. I papunë, depresiv, shpesh praktikisht i virgjër, ai ishte ashtu siç nuk e deshte partia, por i ngeshëm si turk i vjetër, siç e kërkonte moda.
Rrinte mbi trotuar i mbështetur pas murit me supe dhe njërën këmbë të përthyer, rrotullonte një zinxhir majtas-djathtas në gishtin e madh të dorës, mbante një cigare në skaj të gojës, aq në skaj sa të lejonte një fishkëllimë me thithje kur kalonte ndonjë femër përballë, ndërsa sytë i mbante gjysëm të mbyllur.
Veshja e ëndrrave ishte një golf najloni i bardhë që i rrinte ngjitur mbas trupit, si puthjet që ëndërronte të jepte trupit të një femre, xhaketë e zezë me bel të prerë, pantallona “kauboj” me xhepa pllakë nga pas dhe këpucë të zeza me majë dhe takë të lartë.
Shqiptari i fundviteve 80-të nuk mund të kuptohej pa një nga tolerimet më të rralla dhe të habitshme të regjimit. Komunistët që urrenin pronën private dhe inisiativën e lirë, i kishin dhënë teserën e regjimit farave të zeza të lulediellit. Shqiptari në modë i asaj kohe duhet të hante patjetër një grusht me fara të zeza, që i shisnin me kausha letre burra ezemerë me moshë të papërcaktuar. Në stadiumin e ri kombëtar, shqiptarët nuk hëngrën fara. Siç kanë bërë jetë e mot në stadiume. Nuk kanë ndryshuar tifozët. Por ky është pushteti i ri i të bukurës, të cilit ju nënshtruan dhe tifozët e vjetër.
Stadiumi Air Albania mund të ketë një mijë e një halle e probleme. Aty mund të ketë thagma korruptive, hoteliere, etike, estetike, politike, gjeografike, historike, ballkanike, strategjike, gjeopolitike e të tjerë, e të tjerë. Aty mund të flerë çdo hall tjetër i mundshëm nga ata që vizatojnë identikitin e një shoqërie plot halle si shoqëria e sotme shqiptare. Por kush ka sy, duhet të shohë të kundërtën – revolucionin në mentalitet: Në kohën e kultit të pistë të parasë, të inisiativës gjysëm të lirë për të bërë biznes, në stadiumin e ri as nuk u shitën dhe as nuk u hëngrën fara të zeza luledielli.
Dhe kush ka më shumë kohë, mend e durim për të parë përtej sipërfaqes që ndrin dhe të tentojë të shkojë më në thelb, do të kuptojë edhe pse të dielën e shkuar të “Rama Ik”, kishte një arsye më shumë për të besuar në bastin e kësaj maxhorance plot dritëhije se drita nuk mungon. Se megjithë hijet mbas fasadës së FSHF, megjithë problemet e thelbit, drita është pjesë e evolucionit normal që e prodhon një kohë normale. Vetëm të marrët e shohin bardh e zi një botë me andrralla, por plot ngjyra si bota shqiptare. Ka shpesh shumë keqkuptime të cilat krijohen pikërisht për shkak të ngutit për të mos parë nuancat. Të ulërish në stadium, nuk do të thotë se je tifoz. Të rendësh mbas topit, nuk është kusht i mjaftueshëm të jesh futbollist.
Dhe ne momentin kur gjëmon topin, ul kokën dhe befas sheh se bashkë me sferën magjike, ke gjithsej pesë topa nëpër këmbë, kjo nuk është shenjë mashkulloriteti krenar, por alarm drithërues: dikush po të dihat duke qeshur mbas shpatullave! Suksesi dhe dështimi, njëlloj si urrejtja dhe dashuria, indiferenca e plotë apo vëmendja maksimale, janë bashkë si bregu me detin. Natën e 75 vjetëve mbas ditës së clirimit të Tiranës, në stadium kishte shumë gra e fëmijë që shijonin magjinë e revolucionit estetik në Tiranë. Pa dashur të dinë hesapet e të tjerëve dhe pa tjetërsuar shqetësimet vetjake në tre orë oazi.
Në mozaikun e madh të shoqërisë brenda në stadium ku ka vend për të gjithë dhe gjithcka, disa duartrokisnin Ramën e Dukën, Erionin e Bashkisë dhe gjithë të majtën, të tjerë luteshin që Rama të ikte, që praktikisht të vinte Basha, edhe si ish-komshi me stadiumin e vjetër, disa të tjerë përgjëroheshin që të bëhej mullar e liga sepse ndonjëherë ndodh që sa më keq të bëhet, aq më mirë është, të tjerë që shohin vëngër luteshin të humbin një sy, me kusht që kundërshtarët e tyre të linin të dy sytë; në Tiranën e sotme ku po të dëgjosh një palë, duhet të bindesh se lulëzon suksesi pafund si dje Cannabis-i dhe po të dëgjosh palën tjetër, duhet të pranosh se nën regjimin e sotëm, edhe maternitetet janë agjensi funerale, të gjitha këto jane normale.
Janë peneli që vizaton identikitin e shqiptarit të sotëm. Në pamjen klasike të tij, ai ka Facebook, ka Instagram, i kushton jetën fotove që nxjerr aty dhe kërkon t’u ngjajë fotove, ulërin kundër korrupsionit, por mezi pret të ketë mundësi të fitojë para me cdo kusht, urren arrogancën e më të fortit, por i shkë… dhen brinjët brinjët më të dobtit, bërtet kundër homoseksualitetit, por është i bindur se vetëm beqirët bëjnë hajër në këtë vend, flet për politikë sikur të jetë Perikliu dhe e trash zërin sikur është Herkuli. Sillet si zot kur ka ca pak në dorë, por nuk e con më lart se beli i eprorit vështrimin, qesharak në diarenë gojore në pushtet dhe një kurvë e riqepur shumë herë për të gjetur virgjërinë kur shkon në opozitë.
Në fakt kjo është pakica ulëritëse e një shoqërie që kurrë nuk ka mundur deri më tani as të bëjë shtet dhe as tëshndërrohet në komunitet! Që megjithatë, pak nga pak, nën dhembjet e padurueshme të vonesave tragjike, të izolimeve fatale dhe fatit të keq, zgjedhjeve të gabuara e mungesës së zgjidhjeve, qeverisjeve shpesh edhe kriminale, edhe të paditura, dalëngadalë po ecën përpara! Stadiumi është vetëm një piketë për ta kuptuar naivët se cfarë po ndodh. Sepse më shumë sesa shihet, pushteti magjik i të bukurës ndjehet! Dhe ai është pushteti i epërm që e bën edhe skllavin më të mjerë të ndjehet mbret krenar! Me apo pa fara të zeza luledielli në gojë.
LORENC VANGJELI E KA SURRATIN SI BYTHA E TOM DOSHIT KUR JA FUT KARIN MERO GELBAZA KELLIRA dmth E PISET DHE E SHEMTUAR POR E LAGUR
Po Tit Vasilin dhe L.Ramen qe jane faktuar qe po hane fara para Bashkise, do lejohen te futen ke Stadiumi i ri?
I riu ne kohen e Partis Punes i Papun e Depresiv?
Ku ke pas te pa pun ne kohen e Partis Punes ?
Ku ka jetu ky pseodo gazetar?
O Tema ku e keni marr kyt pseodo gazetar INJORANT?
Pseodo Gazetar injorant.
Me vjen keq qe gazeta Tema boton keto shkrime te pa verteta. Turp, turp e turp.
O Lorenc, qeke munue shum or taj me lidh dy gjona krejt pa lidhje, farat e lule diellit me bythelepirjen Edvinit te Anetes. Apo cdo sebep eshte i mire per te lepire.
Ja dhe Mira Kazhani tjeter ne versionin burre, me kto po e mban gazeten Meroja, turp i madh ky me keto hartimet fshatareske si ne shkollen bujqesore te roskovecit.
Nje koktej i impotentit fshatar ( seksualisht dhe intelektualisht) dhe nje rast i gazetarise ne gazeten Ushtria Popullore,
O Lorenc, jo te gjitha qendrojne ate dite ne ndeshjen me Francen, nga shume larg, nepermjet televizionit pash ne stadium midis te tjereve qe te ri te pa rruar (tani eshte mode) duke thithur cigaren me endje te madhe dhe thashe me vete: nuk ndalohet duhani ketu, qe diten e pare filluan. Dhe nje porosi Lorenc; shikoj qe shume flisni e shkruani per ate kohe, une nuk e di ç’moshe ke ti, por si i rimua me ka pelqyer me shume dhe jam kenaqur me shume ne Tirane atehere; sidmos tek rruga e Barrikadave ne darke. Pantallonat i kisha te hekurosura spic, kemishen te bardhe te ngrire dhe syte shigjete. Po sot? pantallonat te grisura, kemishe s’perdorin fare, faqet me lesh njesoj me bythen, koka pa krehur si perralle….Atehere kishim dhe nje liber te Alfred Uçit: ESTETIKA, JETA, ARTI. Por jo te gjithe e kane lexuar, por shumica e kane respektuar, ndersa farat e lulediellit vone filluan te haheshin, por caracat apo bobolet ishin me te perdorshme, po sot? Sot hane mut si Petrit Vasili me Luan Ramen.
O lorenc , o qenush i Edit.
Nuk ndertohen ne kete shekull stadiume ne qender or bir(kurve).
Na lodhe!
Cfare skandali, nje gazetar qe per t’i thurrur lavde Rames dhe shijes se tij estetike, duhet t’i vere perballe nje shoqeri komplet te shthurrur e te cakerdisur, pa asnje vlere njerezore, gati nje kafshe te cuar ne stadium.
Vangjeli, turp!!!!
O Vangjel paske pjerdh nga kujtesa , ose je ber burr legen njish me te tjeret qe ke frik te thuash te verteten , i riu i pa pun esht sot o mut , mos ngaterto kohet , ne depresion esht sot o koqe kanari , paske von pak lek po qeke thartu nga kujtesa ose nga morali , ose dhe ti kur vjen puna per sistemin qe shkoj ke filluar ja fut pordhes je ber njish si te ter , llafin stres ne te rinjt e atij sistemi e degjuam per her te par ne 90ten mer pall koqe kanari , ne at koh vertet nuk ishim te pasur por pun kishte per te ter , te fusnin ne pun me zor , se po ishe pa pun do vjedhedh nga halli te thoshin , prandaj mos genje mos ja fut pordhes trap , ne kohen e PPSHs un sa dola nga burgu direkt me sollen fleten e punes , çfar osht e Çezarit tja japim atij , genjeshtar ordiner , thoni mer te verteten siç ka qen jeni bo si kurva se keni kap i ven pune , keni frik se ju heqin nga puna po that te verteten , zhulca pa dinjitet. Ju legena qe keni bo qef ne at sistem , ju nxirni vrer sot , se doni me rregullu biografin me honger buk me shum se te tjeret , legen.
Te lumte Titi,kjo eshte e verteta
Shkrimi-pershkrimi-kuptimi e nenkuptimi-domethenia-Pena qe ka perdorur Autori eshte Fantastike, eshte e nje niveli te Larte.
Nje penaxhi, nje gazetar i cili, te jep shprese se, Gazetaria e vertete ne Shqiperi nuk ka vdekur.
Respekte Lorenc Vangjeli
BLENDI FEVZIU KOQE KANDARI
Kishte pune sa te duash ne ferma dhe gulaket e fshatit kooperativist.
Miltantet e PD, lsi, se kuptojn ca ka shkrujt vangjeli, po bejn komente Rama,Aneta, meta leshi preshi.
Ja “burrat” e kanunit, permendin emra grash kot pa lidhje. Tamam “shqiptar” te paster.
Gazetari ben nje gabim ne kohe.Ne kohen e Partise se Punes nuk kishte papunesi dhe te rinj te asaj panorame qe paraqet ne artikull.Ajo panorame skandaloze e te riut filloi pas viteve 1990 kur erdhi “demokracia”.