"Shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë", Meta i akordon dekoratën e lartë Mujo Ulqinakut

24 Nëntor 2019, 08:59Politika TEMA

Ilir Meta i ka akorduar Mujo Ulqinakut Dekoratën e Flamurit Kombëtar.

Me një mesazh në “Facebook”, kreu i Shtetit deklaron se shqiptarët janë krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri.

Meta shkruan më tej se shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!

“Është nderi dhe privilegji im si President i Republikës, t’i akordoj një oficeri të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, Dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë, me motivacionin:

“Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar”.

Kush më shumë se Mujo Ulqinaku, simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist, e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Shumë vende të tjera në Europë ndihen të turpëruara se nuk bënë asnjë rezistencë ndaj pushtimit Nazifashist. Ne shqiptarët jemi krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri.

Shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët! ??”shkruan Meta. (TemA)

3 komente në ““Shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë”, Meta i akordon dekoratën e lartë Mujo Ulqinakut”

  1. Mujo says:

    E thoni ju qe presidenti jone i nderue,nuk ka me cfare te merret

  2. Loni says:

    Ilir dhe ushtareve e oficereve qe mbrojten vendin ne 49 nga Greket jepi decorate…apo ste le Janullatos

  3. rexha 10 says:

    AQE SHUME I DONI PATRIOTET ,APO DESHMORET ,SAQE NUKE PO DIME SE KURE U CLIRUA SHQIPRIJA?CA THONE ME 28 NENTOR ,CA TE TJERE ME DATE 29 NENTORE, EDHE PSE PO FLASIM PER TE NJEJTIN SHTET.NDERSA DATA E 5 MAJIT U KONSIDERUA SI DATE E DITES SE ATYRE QE DHANE JETEN PER CLIRIMIN E VENDIT. KU KORISPONDON ME VRASJEN QEMAL STAFES.FAKTIKISHTE JU PO NDERONI DATEN E 7 PRILLIT TE VITIT 1939 QE KORESPONDON ME LARGIMIN E AHMET ZOGOLLIT,QE VETESHPALLI VETEN MBRETE TE SHQIPRISE ,DHE PUSHTIMI I SHQIPRISE NGA FASHIZMI ITALIAN I ASAJE KOHE.PER INTERESAT E JUAJA ,JENI GATI QE TA SHISNI TE GJITHE ATE VENDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje